Ενίσχυση του έργου!

Ενίσχυση του έργου!

Κυριακή 19 Απριλίου 2015

E Diela – dita e Zotit

E Diela - dita e Zotit 
Dita e Diel, në traditën e Kishës sonë është dita e Zotit, dita e Ngjalljes, dita e krijesës së re, Pashka e përjavshme. Është dita e parë e javës. Me këtë ditë fillon java e besimtarëve dhe rreth saj lëvizin, duke e pasur si qendër adhuruese dhe si qendër të kohës personale.

Kuptimi i vërtetë i së Dielës – ditës së Zotit

    Ungjillorët dhe apostujt e shenjtë (Mattheu 28:1; Marku 16:2; Llukai 24:1; Joani 20:1,19), na treguan se Ngjallja e Zotit Jisu Krisht ndodhi “ditën e parë të javës”. Kështu të krishterët filluan ta nderojnë shumë këtë ditë, sepse me ngjalljen u shpartallua pushteti i djallit, u çliruan besimtarët nga vargonjtë e vdekjes dhe filloi një jetë e re për të gjithë njerëzimin, për tërë krijesën, si rrjedhojë kjo u bë ngjarja më e rëndësishme e Krishterimit.

    Këtë ditë të javës, paganët ia kishin përkushtuar diellit dhe njihej si “dita e diellit”. Ndërsa hebrenjtë, kishin si ditë adhurimi të Shtunën (Sabatin) (ditën e shtatë), që i ishte përkushtuar tërësisht Perëndisë dhe nuk bënin absolutisht asnjë punë, veç detyrave të tyre adhuruese.

    Caktimi i së shtunës si ditë pushimi, lidhet me faktin se, në këtë ditë kishte përfunduar krijimi i botës “edhe të shtatën ditë Perëndia u preh nga të gjitha punët e tij që bëri” (Gjeneza 2:2). Urdhërimi i katërt nga 10 urdhëresat e Perëndisë thoshte: “Kujto ditën e Shtunë (Sabatin) që ta shenjtërosh atë. Gjashtë ditë do të punosh, edhe do të bësh gjithë punët e tua; Po e shtata ditë është pushim në Zotin, Perëndinë tënd” (Eksodi 20:8-10). Kështu, hebrenjtë dhe sot e kësaj dite ndalojnë çdo punë.

Kisha Orthodhokse
Autoq efale Shqipërisë
http://orthodoxalbania.org/

Δεν υπάρχουν σχόλια: