Ενίσχυση του έργου!

Ενίσχυση του έργου!

Τετάρτη 27 Ιανουαρίου 2016

Shën Paisio -Mallkimi i prindërve


Shën Paisio -Mallkimi i prindërve

Shën Paisio thotë :ta dini se mallkimi i prindërve zë shumë.Kur prindi e mallkon fëmijën e tij,fëmija nuk shikon një ditë të bardhë  dhe jeta e tij është vetëm vështirësi . Mundohet shumë në këtë jetë por lehtësohet disi në jetën tjetër sepse i ka paguar këtu disa.Ndodh ajo që thotë Ava Isaaku:”ha ferrin”,pakëson d.m.thënë ferrin me mundimet e tij në këtë jetë.
Por prindërit që i mallkojnë fëmijët me fjalët :”vafsh  në djall”, ua hedhin ushqim të ligut dhe i lënë terren te fëmija.Ishte një cift dhe kishin një fëmijë që qante shumë.I ati e mallkonte gjithmon duke i thënë :”vafsh në djall”.Dhe ja çfarë ndodhi:
Lejoi Perëndia dhe sa herë që babai mallkonte fëmijën,ai zhdukej nga djepi.Nëna e gjorë shkonte te Shën Arseni i Kapadhokisë dhe i tregonte se i ligu e morri fëmijën.Shën Arseni shkonte dhe i lexonte urata dhe lutje te djepi dhe menjëherë e kthenin fëmijën.Kjo gjë ndodhte vazhdimisht.Dhe nëna e fëmijës bashkë me  Shenjtorin nuk ndalonin së luturi.”Do lodhet i ligu “, i thosh Shën Arseni dhe do e lerë fëmijën dhe ashtu ndodhi.Qe atëherë fëmija nuk zhdukej më.
Kur fëmija u rrit,të gjithë e quanin “shëmbulli i të ligut”.Aq ligësi dhe dinakëri kishte sa ngatërronte  gjithë fshatin dhe prap dilte i kulluar sa i bënte t’i kërkonin falje.E lejoi Perëndia të ndodhte kështu që të shikonin dhe të vinin mend shumë prindër të tjerë.,ta frenojnë veten dhe të jenë të kujdesshëm.

Përkthyer nga A. Marini  

Δεν υπάρχουν σχόλια: