Δευτέρα 21 Μαρτίου 2016

Ministria e Jashtme përcjell në mënyrë të njëanshme takimet e Bushatit në Greqi (foto, video)

Ministri i Jashtëm Ditmir Bushati ndodhet për një vizitë në Greqi, ku takoi fillimisht presidentin Prokopis Pavlopulos. Kreu i shtetit grek adresoi në takim 3 pikat për të cilat Greqia është e interesuar të shohë një perspektivë pozitive në raport me Shqipërinë.
“Kërkojmë që veçanërisht në çështjen e emigrantëve dhe duke u bazuar në mënyrën sesi Greqia u soll në periudhën e vështirë të emigracionit shqiptar, që Shqipëria të mbajë një qëndrim që përputhet me vlerat europiane për njeriun dhe të mos ketë sindroma të frikës, të cilat kanë treguar se i kanë disa vende në Bashkimin Evropian dhe disa vende të Ballkanit Perëndimor. E dyta është trajtimi më i mirë i minoritetit grek dhe më shumë respekt për të drejtat e njeriut për bashkëatdhetarët tanë që jetojnë në Shqipëri. Dhe e treta që ka shumë rëndësi për ne të aktivizohet sa më shpejt komisioni që do të zgjidhë përfundimisht çështjen e varrezave të ushtarëve të rënë gjatë Luftës së Dytë Botërore”-theksoi Pavlopulos ndër të tjera. 
Edhe Ministria e Jashtme shqiptare përcolli njoftimin për shtyp të këtij takimi, por, nuk ka të pasqyruar asnjë nga 3 çështjet për të cilat foli presidenti grek, duke përmendur si çështje vetëm kërkesën e ministrit Bushati për abrogimin e ligjit të luftës.  Ja çfarë thotë njoftimi i Ministrise së Jashtme për takimin e Bushatit me presidentin Pavlopulos ". Në takimin me Presidentin Pavlopoulos, Ministri Bushati theksoi vëmendjen e veçantë që Shqipëria i kushton thellimit të bashkëpunimit strategjik me Greqinë si dy vende fqinje anëtare të NATO-s dhe me peshë specifike në rajon. "Bazuar në këtë këndvështrim, ne do të dëshironim të bënim hapa para me disa çështje me karakter historik, që për disa dekada nuk janë adresuar, të aktualitetit, dhe çështje të së ardhmes sonë të përbashkët", u shpreh Ministri Bushati. Në vijim, duke u ndalur në trajtimin e çështjeve dypalëshe, Ministri Bushati u shpreh se: "jam shpresëplotë që me palën greke do të avancojmë me abrogimin e ligjit të luftës, për të na dhënë mundësinë që të mbyllim kështu çështjet e kapitujve historikë, të Luftës së Dytë Botërore”. Presidenti Pavlopoulos shprehu vullnetin për të patur marrëdhënie të mira mes dy vendeve dhe popujve tanë, në funksion të së ardhmes së përbashkët euro-atlantike"-thuhet në njoftim(http://www.punetejashtme.gov.al/al/zyra-e-shtypit/lajme/ministri-bushati...).




Δεν υπάρχουν σχόλια:

Ενισχύστε οικονομικά την προσπάθεια μας!

Ετικέτες

ενημέρωση (2161) ενημέρωση-informacion (1417) Αλβανία (904) ορθοδοξία (422) ιστορία-historia (373) Εθνική Ελληνική Μειονότητα (366) ελληνοαλβανικές σχέσεις (311) ορθόδοξη πίστη - besimi orthodhoks (277) Εθνική Ελληνική Μειονότητα - Minoriteti Etnik Grek (251) Β Ήπειρος (238) ορθοδοξία-orthodhoksia (231) ορθόδοξη πίστη (222) εθνικισμός (195) διωγμοί (162) τσάμηδες (122) shqip (119) Κορυτσά-Korçë (118) Κορυτσά Β Ήπειρος (103) informacion (100) Αρχιεπίσκοπος Αναστάσιος (97) ορθόδοξη ζωή (96) ορθόδοξη ζωή- jeta orthodhokse (75) διωγμοί - përndjekje (60) ορθόδοξο βίωμα (59) εθνικισμός-nacionalizmi (56) ορθόδοξη εκκλησία της Αλβανίας (55) Ελλάδα-Αλβανία (48) ανθελληνισμός (44) Ελληνικό Σχολείο Όμηρος (43) πολιτισμός - kulturë (43) Ι.Μ Κορυτσάς - Mitropolia e Shenjtë Korçë (42) besimi orthodhoks (40) Γενικό Προξενείο Ελλάδος Κορυτσά (39) Ορθόδοξη Αυτοκέφαλη Εκκλησία της Αλβανίας - Kisha Orthodhokse Autoqefale Shqiptare (37) ιστορία ορθοδοξίας (36) βίντεο (34) Shqipëria (32) ΕΠΑΝΑΣΤΑΣΗ 1821 (32) κομμουνισμός- komunizmi (30) πνευματικά (27) Μητρόπολη Κορυτσάς - MItropolia e Korçës (23) απόδημος ελληνισμός-helenizmi i diasporës (22) πολιτική-politikë (22) αλβανικά (21) εκπαίδευση (21) Αρχαία Ελλάδα (20) helenët-Έλληνες (19) κομμουνισμός (19) Greqia (17) Βλαχόφωνοι Έλληνες (15)