Ενίσχυση του έργου!

Ενίσχυση του έργου!

Παρασκευή 28 Οκτωβρίου 2016

"Jo-ja" e Metaksait dhe takimi me historinë në grykën e Këlcyrës

Duke u gdhirë 28 Tetori i vitit 1940 qeveria e Benito Musolinit kërkoi nga Athina të lejojë futjen në Greqi të trupave italiane përmes kufirit greko-shqiptar, në kuadër të planit fashit për pushtimin më tej të pikve strategjike në Mesdhe dhe Afrikë.
Letërkërkesa iu dorëzua kryeministrit grek Ioanis Metaksa në orën 2:45 të mëngjesit nga ambasadori italian në Athinë Emanuele Graci. "Metaksai nisi ta lexonte. Pashë sytë iu mbufatën brenda syzeve. Kur e mbaroi letrën më pa në sy dhe me një zë të keqardhur por të sigurtë: "Alors, c'est la guerre" (D.m.th kemi luftë)" shkruan ish-ambasadori italian Emanuele Graci në librin e tij të kujtimeve «Il Principio della fine - L' impresa di Grecia " që u botua në 1945 në Romë.
Refuzimi i kryeministrit Metaksa shënoi pikëtakimin më të rëndësishëm me historinë si për atë personalisht por edhe për Greqinë që do të përfshihej në një luftë të pabarabartë dhe kundër një makineri luftarake disa herë më të fuqishme.
"Ju flet Radiostacioni i Athinës. Lajmërim urgjent. Forcat e ushtrisë italiane do të hyjnë nga kufiri shqiptar në 5:30 të mëngjesit. Forca tona do të mbrojnë tokën e Atdheut". Ky lajmërim dhe sirenat e alarmit shenuan fillimin e luftës italo greke në të gdhirë të 28 Nentorit 1940. Italianët u pritën me batare sapo hynë në territorin grek dhe në pak orë ushtria e Musolinit mori goditje befasuese. Më 14 Nëntor Ushtria Kombëtare greke nis kundërsulmin kundër forcave italiane duke i zbrapsur në thellësi të territorit shqiptar. Mësymja fiton një jehonë të madhe në shtypin ndërkombëtar dhe kancelaritë diplomatike, duke bërë që britanikët të fokusojnë veprimet e tyre luftarake në këtë rajon.

Beteja e përgjakshme në piramidën 731
Italianët të shokuar nga reagimi grek tentuan të rimarrin kontrollin në territorin shqiptar në operacionin "Primavera" të udhëhequr nga vetë Musolini. Beteja më e përgjakshme u bë në tgrykën e Këlcyrës ku italianët megjithëse përparuan në disa zona nuk arritën të dekurajojë ushtrinë greke. Luftimet zgjatën nga 9 deri në 20 Mars ku të dyja palet pësuan humbje të mëdha. U desh ndihma e gjermanëve më 6 Prill të 1941-it që ushtria greke të nisë tërheqjen megjithëse betejën e përshtypjeve e kishte fituar tashmë, me jehonën që pati kjo luftë në opinionin botëror. Lufta italo-greke shënoi kthesën e përplasjes finale me boshtin nazi-fashist.

http://www.respublica.al/2016/10/28/jo-ja-e-metaksait-dhe-takimi-me-historin%C3%AB-n%C3%AB-gryk%C3%ABn-e-k%C3%ABlcyr%C3%ABs?foto_album=0#gallery_photo

Δεν υπάρχουν σχόλια: