Me 29 maj kujtohet renia e Konstandinopojes


Φωτογραφία του χρήστη Jeta  Orthodhokse.Me 29 maj kujtohet renia e Konstandinopojes ne duart e barbareve osmane.

Qe nga 5 prilli e deri me 26 maj, qyteti qendroi nen rrethim.
Ate te hene te fundit ne historine e Perandorise Romake te Lindjes u lane menjane grindjet dhe mosmareveshjet. Mbi mure valonte puna, por banoret u mblodhen per te kerkuar mbrojtjen e shenjte. U formua nje procesion dhe mbi mure u vendosen ikonat me te nderuara, duke thene lutje ne pikat ku mendohej se do te perqendrohej zjarri i artilerise se sulltanit.
Perandori mblodhi komandantet dhe shtetasit greke duke ju bere nje thirje emocionuese dhe te trishte ne te njejten kohe. U tha se kater jane ceshtje te medha per te cilat ja vlente te vdisje: feja, atdheu, familja dhe sovrani. Tani duhej te ishin gati per te katerta.
Pastaj ju drejtua latineve duke i falenderuar per sa kishin bere ne mbrojtjen e qytetit me shprehje te dashura e plot besim.

Ne muzg, njerez nga cdo cep i qytetit dyndeshin drejt Shen Sofise. Pese muaj te fundit greket i qene shmangur, duke e quajtur te ndotur nga ritet latine, por tani dallimet liturgjike nuk viheshin me hesap. Shen Sofia ishte zemra e Perandorise, sic nuk mund te ishte asnje kishe tjeter.

Ceremonia e fundit te mbremjes ne Kishen e Madhe ishte vertet mallengjyese. Vetem rojet qendruan ne vendet e tyre, pastaj te gjithe te tjere u luten per liri. Ceremonia ende s kishte mbaruar kur hyri perandori. Kerkoi falje per mekatet e tij, para te gjithe peshkopeve, katolike e orthodhokse, pastaj mori kungaten e shenjte. Gjithe qirinjte, pervec atyre te perhershmeve u fiken dhe Kisha mbeti ne terr.Konstandini mbeti vetem i zhytur ne lutje si anje perandor me pare. Pastaj u nda nga familjaret dhe sherbetoret dhe shkoi drejt mureve, perte pritur fundin.

Mehmet Fatihu dha sinjalin per fillimin e sulmeve ne oren nje e gjysem. Heshtja u prish dhe zhurmat e te pafeve bene nje rropame qe do te kishte ngritur dhe te vdekurit nga varet.
Pas luftimeve te egra dhe te tmereshme. Nga ora pese e mengjesit, nje bashibozuk hyri ne qytet e pas tij u sulem turmat e egra te osmaneve. U bene masakra te panumerta, te gjithe u shkuan ne hell, grate u perdhunuan e u vrane. Qyteti kishte rene pergjithmone.

Nga ajo e hene 11 maj 330, kur Konstandini i Madh e themeloi, deri ate te marte 29 maj 1453 kur Mehmet Pushtuesi e pushtoi, perandoria Bizantine jetoi 1123 vjet e 18 dite, nje periudhe vertet e gjate per te gjitha koherat njerezore.

Σχόλια