Erdogan ti je ai që do ta thyeshë kokën në mur sepse je përçarsi më i madh i shqiptarëve Erdogan ti je ai që do ta thyeshë kokën në mur sepse je përçarsi më i madh i shqiptarëve


 

Në një intërvistë me Sokol Pallën presidenti turk Erdgan tha:”Por ka edhe të tjerë që përpiqen ta përçajnë Shqipërinë. Lutem që ata të thyejnë kokën në mur”.
Në fakt është po ky diktator i cili prej që ka ardhur në pushtet është promotori i nxitjës së përçarjeve mes shqiptarëve. Ky është një “shejtan” që na shitët si “melek”, një armik që na paraqitët si mik. Erdogani financon grupe të caktume duke përfshirë: hoxhallarë, disa politikanë dhe pseudointelektual për të sabotuar Historinë Shqiptare.
Erdogona është promotori i cili ka “ndërsy” shumë hoxhallrë të cilë mbajnë derse pa fund nëpër xhamia dukë sharë dhe mallkuar figurën tonë më të shquar Gjergj Kastriotin – Skënderbeun. Fushata e egër kundër Skënderbeut dhe Nënë Terezës është gatuar nga duartë e diktatorit Erdogan, e cila shërbehet nga një numër i madh i hoxhallarëve dhe disa politkanëve në Kosovë, Maqedoni dhe Shqipëri.
Erdogani është promotori i neo-Otomaizmit i cili pretendon ta ringjallë përseri një perandori të vdekur dhe ai po gjënë terren në Kosovë, Bosnjë, dhe Maqedoni i cili me me orgaizatën turke TIKA po financon shumë projekte nën petkun fetar, ku në fakt ka qëllime të pastra politike. Qëllimi i Erdoganit, është baltosja e figurave tona historike duke i paraqitur disa si bashkëpunëtor të serbëve, duke shfrytëzuar me mençuri armiqësinë tonë me serbët pastaj duke i ngritur sullltanët duke i paraqitur si shpëtimtar të shqiptarëve.

Σχόλια