JEMI PARADOKSI I PARADOKSIT DHE GAZI I BOTES SE QYTETERUAR.

Nga Valbona Mezini
Perdite vdesin turiste ne kete vend, sot vdiq nje turist polak. Ketu jo qe s’mund te besh turizem, por as mund te zgjedhesh te jetosh.
Eshte paradoksale sesi vendi me i pasur ne bote ne nentoke e mbitoke, ne mijevjecarin e 3 apo shekullin e 21, vuan primitivitetin e infrastruktures jetesore dhe mendore.
S’ka furnizim me uje,
s’ka energji ne zonat industriale bisnesi kercenohet nga falimenti,
s’ka rritje rrogash populli vuan per mbijetese, s’ka shtrese te mesme shoqeria, por ka oligarke droge dhe tenderash,
s’ka arsim cilesor,
s’ka siguri jeta ( ne driten e diellit cilido kercenohet nga gjikush). Jeta eshte gjeja me e lire kushton me pak se nje karikues celulari.
Edhe na hidheron nje artist qe i ben m* ketij palo sistemi qeverises, duke mbajtur gjuhen nder dhembe.
Po te lexosh historine jemi populli qe si askush tjeter kemi vrare e internuar njeri- tjetrin, kemi spiunuar motren a vellane, jemi hakmarre ndaj babait , kemi prishur me vare’ e buldozer shtepite e Zotit Kisha e Xhamia.
Kemi perzene nga atdheu mendjet e ndritura poete, politologe, shkencetar e historian nder vite e shekuj.
Nuk duam askend ta shohim me mire se vetia, madje rendom mendojme, “ça ka me shume se une”…
Per rrjedhoje, zgjedhim gjithmone me te keqen te na qeverise, si alternative dhe respektojme e bejme miq, horrin e pasinqert e mashtrues, madje i servilosemi pambarimisht.
Korruptojme e korruptohemi per nje vend pune apo per nje raport tek mjeku, se jemi te dorezuar se ky sistem qeverises ka deshtuar, dhe e keqja na ka mposhtur si cdo here.
Por vetedijshem biem dakort se me te thatin digjet edhe i njomi jo rralle here. Se nuk besojme tek meritokracia.
Nuk ka mirenjohje nder nesh per asgje.
Ndaj difekti i katandisjes se ketij vendi ne sketerrin e prapambetjes, jemi ne dhe mentaliteti yne, qe konsiderojme cdo mendim “tabu”. Lerini te flasin, te shprehen.
Liria eshte mbrekulli hyjnore !
Dhe na preket sedra, se nje artist ia mbathi duke perplasur deren me zhurme.
Jemi paradoksi i paradoksit si popull, per te mos thene gazi i botes se qyteteruar.

Σχόλια