Ενίσχυση του έργου!

Ενίσχυση του έργου!

Πέμπτη 14 Σεπτεμβρίου 2017

Letër “bombë” e Mitropolitit të Pireut (Athinë) z. Serafim

Përgatiti e Përktheu
ILIA KASTRIOTI
Letër “bombë” e Mitropolitit të Pireut (Athinë) z. Serafim
Image result for μητροπολίτης πειραιώς σεραφείμ
Deklaratë
Shkaku kryesor, nga këndëvështrimi i teologjisë orthodhokse, i krizës botërore, që njerëzimi po kalon sot, do duhet të përqëndrohet në largimin, në apostazinë ndaj Perëndisë së shenjtë Trinitare dhe të mospendimit, e cila çonë në skllavërinë dhe robërinë e pan-herezisë së sinkretizmit (përzierjes, mish-mash) e ndërkrishterë dhe ndërfetare të Ekumenizmit. Ekumenizmi satanik dhe djallëzor, që është vegël në duar të Masonerisë dhe të Sionizmit të frikshëm ndërkombëtarë, që si synim ka fronëzimin e Antikrishtit, si mbret të vetëm mbarëbotërorë, ka tjetërsuar ndërgjegjen dhe i ka grryer dhe tretur të gjithë dhe gjithçka.
Provë e fjalëve të mësipërme –për t’u kufizuar vetëm tek ngjarjet e fundit ekumenistike- është takimi ndërfetarë për gjoja bashkëekzistencën fetare midis të Krishterëve dhe Myslimanëve duke mos u shpallur më parë Kurani se është njerivrasës të gjoja fjalës së përjetëshme të Perëndisë që urdhëron <<therrjen e jobesimtarëve>>, që ndodhi në një hotel të Athinës më 2 dhe 3-9-2012, Simpoziumi Ndërkombëtar teologjik për 75 vjetorin që nga themelimi i komunitetit papik ekumenistik në Teze që nga 30-8 deri më 6-9-2015, takimi ndëfetar e cila u organizua nga bashkësia ekumenistike e <<shën Egidio>> në Tiranë të Shqipërisë më 6-9-2015, Konferenca Ndërkombëtare <<spirtualizmi orthodhoks>>, mbajtur nga bashkësia ekumenistike e manastirit të Bozes të Italis që nga 9 deri më 12-9-2015 dhe Konferenca Ndërkombëtare nga Kompania e të Drejtës së Kishave të Lindjes, e cila u zhvillua në Selanik më 10-9-2015
Por fatkeqësisht Mbledhja e hierarkëve të Fronit që u realizua në Fanar (në Patriarkanën e Konstandinopojës dmth) që nga 29-8 deri më 2-9-2015, Patriarku Ekumenik z. Bartholome, riafirmoi botëkuptimin e tij ekumenistik. Këtë e provon dhe eklesiologjia (pikpamja kishtare) e tij gjë e cila është e huaj ndaj orthodhoksisë, i cili mbajti më 29-8-2015 ndaj hierarkëve të Fronit, me anë të të cilave dha udhëzime për marrëdhëniet, që duhet të ndërmerren me heretikët, me heterodoksët dhe me fetë e ndryshme, duke u bazuar në vendimet e pseudokoncilit të II të Vatikanit dhe të eklesiologjisë së re të papatit, nëvend të teologjisë Orthodhokse dhe të Traditës. (p.s: e njëjta përpjekje që po ndodh dhe këtu siç është thënë “të mësojmë nga kultura dhe simbolet e feve të tjera”. Një gjuhë përdorin të gjithë ekumenistat).
Duke komentuar në disa pika kyçe të rekomandimit të Patriarkut, dëshirojmë të theksojmë në vijim se:
Realiteti i tmerrshëm dhe tragjik, i cili vjen plotësisht në kundërshtim me mendimet e Shenjtërisë së tij, provon se Lëvizja Ekumeni(sti)ke, me përgjegjësi ekskluzive, jo të blogjeve të atyre që ndeshen dhe të antiekumenistëve, të gazetave dhe mediave të tjera, por të vetë heretikëve dhe heterodoksëve nga njëra anë, dhe të ekumenistave nga ana tjetër, janë të PADOBISHME. Heretikët dhe heterodoksët dallohen nga mungesa e sinqeritetit dhe e pendimit, duke qëndruar me insistim në ato shtrembërimet e tyre. Ndërsa ekumenistat dallohen nga mungesa e dëshmisë së Besimit Orthodhoks, e të theksuarit të tepërt të dashurisë dhe nga dobësia për të pohuar të vërtetën, janë të asaj metode për të mos diskutuar ato ç’ka në ndajnë, por të atyre që na bashkojnë (këtë e thotë dhe ky i joni këtu), të zbehjes së kritereve orthodhokse (p.s: ndaj dhe zhvillohen shpesh herë takime në emër të “dashurisë” dhe “paqes”), të pranimit-njohjes reciproke të shërbesave kishtare pa patur bashkim esencial, që është një gjendje skizofrenike, të dialogut nën kushte të barabarta (dmth vota jonë vlen po aq sa dhe e heretikëve), të firmës dhe huazimit të teksteve të përbashkëta antiorthodhokse (papike), të bashkëlutjeve antikanonike (shkelje Kanonesh) dhe të Ekumenizmit laik (p.sh. martesa midis një orthodhoksi/e me një katolik/e). E vetmja gjë që po arrihet me anë të Lëvizjes Ekumeni(sti)ke, është konfuzioni dhe sinkretizmi (shkartisja). Ndërsa nëse Kisha Orthodhokse do të kishte ndjekur rrugën e Etërve duke riUngjillëzuar botën dhe të asgjësonte herezitë duke folur mbarëbotërisht me frymën e Etërve, do të lavdëronte Perëndinë dhe do i ofronte sigurinë njerëzimit. Profesor MME i Universitetit të Hauard z. Kaburaki siç më vuri në dijeni kishte propozuar të krijohej një platformë ku do dëshmohej Orthodhoksia në 17 gjuhë të huaja por që të gjitha dyert i gjeti të mbyllura.
Herezia nuk është thjesht një trillim i përceptimit të gjërave teologjike, por një shtrembërim demoniak që i bën zbulesës së Perëndisë së shenjtë Trinitare, që ka pasoja të tmerrshme përtej vdekjes shpirtërore.
Do duhet që Patriarku t’i shmangë ato deklarata që gjoja po <<dëshmon besimin Orthodhoks>> për “hesap” të ekumenistave në kuadrin e lëvizjes ekumeni(sti)ke dhe të dialogjeve teologjike, sepse marrëveshjet e turpshme që u bën në Balamand dhe në Zabezi, miratimi i teksteve anti-ortodokse në Porto Alegre, në Ravenë dhe Pusan, nënshkrimi për Deklarata të përbashkëta (të mbajnë të njëjtat qëndrime) me kryeheretikun Papën e Romës, të bashkëlutjeve anti-kanonike dhe të gjysëmeshimeve me heretikë dhe fe të tjera, po tregojnë me të madhe komplet të kundërtën.
Prova të pasojave tragjike të herezive është bimësia e Islamit djallëzor, me ato ideologji të tmerrshme e të nënshtruarit gjithçka, e cila ideologji përbën një përmbledhje të herezive krishtologjike të Arianizmit, të Nestorianizmit dhe të Monofizitizmit-Koptët (njënatyrshmërisë), që kanë rrefuzuar në thelb mishërimin e Fjalës Perëndi duke shpallur Perëndinë soleminisht të paaritshëm dhe të pakomunikueshëm nga njeriu dhe si pasojë sjell që nënshtrimi (ndaj Islamit) të jetë e vetmja mënyrë e marrëdhënies shpirtërore e Perëndisë me njeriun.
Pas atyre që u thanë më lartë, deklarata e Patriarkut, sipas të cilës Orthodhoksët janë gjoja të detyruar të marrin pjesë në bashkëlutje dhe bashkëadhurim me heterodoksinë, përbën modernizim absolut të Kishës (frymë bote), konsiston në shkelje të rënda të Kanoneve të shenjta dhe Hyjnore dhe të Traditës së Etërve të shenjtë, e cila ndalon në formë të prerë, dhe madje me dënimin e çgradimit, bashkëlutjet (qoftë dhe për “paqe”) dhe adhurimin e përbashkët (me heretikët dmth) dhe është kjo një përpjekje e pashpresë për të mbajtur në jetë kufomën që quhet Ekumenizëm, e cila, ashtu siç provohet dhe më lartë, është kufomë e kalbur me erë të keqe, nëse heterodoksia nuk heq dorë nga herezitë e saj të shumta.
Herezia e Papizmit vazhdon të këmbëngulë në primacinë universale të juridiksionit të Papës së Romës, në trazimin e misterit të Trinisë së Shenjtë. Herezia e Protestantizmit këmbëngul dhe ajo në qëndrimet e saj kundra ikonave, mohon misterin e Kishës dhe të misterit të Hyjlindëses së Gjithëvirgjër. Gjithashtu herezia e Monofizitizmit-Koptët (janë ndarë nga ne që në shek. e 5), përkujtojnë kryeheretikët Sevirin dhe Dioskorin dhe rrefuzon dynatyrshmërinë e Krishtologjisë Orthodhokse.
Përsa i përket Sinodit të Madh dhe të shenjtë të 2016, të cilën Patriarku e quajti jo Ekumenik (jo si Sinodet e tjera të mëparshme dmth) sepse nuk marrin pjesë të <<krishterët>>, (papikët, protestantët) e Perëndimit, dhe pyesim: Si është e mundur të marrin pjesë të <<krishterët>> heterodoks të Perëndimit, kur janë të dënuar nga Sinode Ekumenike për shkak të herezive? Si p.sh. nga Sinodi i 3 Ekumenik për mospranimin e GjithmonëVirgjërisë së Hyjlindëses, nga Sinodi i 7 Ekumenik për ikonoklasët dhe mospranimin e misterit të Kishës dhe nga Sinodi i 8 Ekumenik për shkak të Filioques? Sipas pikpamjes së Patriarkut Sinodet 5, 6 dhe 7 Ekumenike, është gabim të quhen Ekumenike, ngaqë nuk merrnin pjesë Monofizitët (që nuk i pranuan këto Sinode), Armenët e Egjiptit, të Asirianëve dhe Jakovitëve të Sirisë dhe të Koptëve të Balamarit të Indisë?
Ky Sinod fillimisht u programua si Ekumenik, pavarësisht se u quajt Panorthodhoks. Por, gjatë këtyre viteve të fundit ekumenistat ia ndryshuan emrin duke e hequr termin Ekumenike. Sepse, nëse do të mblidhej si Ekumenike (botërore), do detyrohej të njihte-pranonte si Sinod të 8 që kryesonte shën Foti i Madh dhe të 9 që kryesonte shën Grigor Palamai për Sinode Ekumenike! Por, kjo gjë, do shqetësonte Vatikanin, sepse këto dy Sinode e dënojnë Papizmi për herezi.
Ky pozicionim i Patriarkut se Kisha Orthodhokse nuk mund të mbledhë tashmë e të zhvillojë një Sinod Ekumenik, për shkak të mospjesëmarrjes së Perëndimit, është absolutisht e gabuar. Me anë të këtij qëndrimi realisht po shpall se Kisha Orthodhokse ka mangësi, se është një Kishë e dobët dhe e papërsosur, kështu që vetëm kur të <<bashkohet>> me Papizmin dhe Protestantizmin, do të jetë një Kishë e përsosur, dhe vetëm atëhere do mund të mblidhet bashkë me Perëndimorët e të zhvillojë një Sinod Ekumenik. Po ky qëndrim gjendet distanca të tëra largë Eklesiologjisë Orthodhokse.
Fund, mbledhja e tanishme e Hierarkëve të Fronit (Konstandinopojës) përbën një parashijim të vogël të atyre që do të pasojnë gjatë Sinodit të Madh dhe të Shenjtë Ekumenik të 2016. Por, theksojmë, me theks të veçantë se një Sinod, i cili do bazohet në parimin e përmbajtjes të humanizmit (elemente njerëzore jo hyjnore) dhe të ligjërojë pan-herezinë e ekumenizmit të sinkretizmit-përzierjes ndërkrishtere, do të jetë një silur-bombë e vërtetë në themelet e unitetit Panorthodhoks, sepse kjo do të shaktonte më shumë probleme sesa do të zgjidhë gjoja, dhe ka për të çuar drejt trazirave, komfuzionit dhe skizmës-përçarjes. Megjithatë, një Sinod i tillë nuk do të pranohet nga ana e klerikëve Orthodhoksë dhe populli i Perëndisë, do të regjistrohet në historinë kishtare si mbledhje kusarësh dhe pseudosinod, ashtu siç janë quajtur dhe shumë të tjera, dhe vendimet e atij Sinodi nuk do të kenë asnjë fuqi, sepse Ekumenizmi e shtrembëron imazhin e Perëndinjeriut Jisu Krisht, përbën shfarrosjen e të Vërtetës dhe çonë në mënyrë të pashmangshme në shkatërrimin shpirtëror dhe fizik.
MITROPOLITI
+ i Pireut SERAFIM

Δεν υπάρχουν σχόλια: