Καίει το Ράμα ο Καμμένος. Αποκαλυπτικός ο ΄Ελληνας Υπουργός Αμύνης: Προκλητικός ο Ράμα, διαϕορετικά μιλάει στο ΝΑΤΟ!-Ministri grek i Mbrojtjes, Kammenos: Rama do ta marrë përgjigjen nga shqiptarët për sjelljen ekstremiste ndaj nesh

Ministri grek i Mbrojtjes, Kammenos: Rama do ta marrë përgjigjen nga shqiptarët për sjelljen ekstremiste ndaj nesh

Ο Έλληνας Υπουργός Αμύνης, Πάνος Καμμένος, σχολίασε τις τελαυταίες δηλώσεις του πρωθυπουργού Έντι Ράμα για τις διμερείς σχέσεις. Ο Καμμένος θεωρεί προκλητικές όχι μόνο τις δηλώσεις του αλβανού πρωθυπουργού, αλλά, όπως επεσήμανε «κάποιες κινήσεις που σχετίζονται με την ελληνική μειονότητα στην Αλβανία».  
Ο Καμμένος, που είναι και πρόεδρος του Κόμματος των Ανεξάρτητων Ελλήνων» και ο μοναδικός κυβερνητικός εταίρος του κυβερνητικού συνασπισμού του οποίου ηγείται ο Αλέξης Τσίπρας, προέβει στις δηλώσεις αυτές σε συνέντευξη τύπου  στη Θεσσαλονίκη, όπου επί μιάμιση ώρα δέχτηκε τις ερωτήσεις των δημοσιογράϕων. Ο Κάμμένος επεσήμανε ότι, ανεξάρτητα από τις δηλώσεις, ο Ράμα έχει απέναντί του την πλειοψηϕία του αλβανικού λαού.  
Ερωτηθείς για τις τελευταίες εξελίξεις σχετικά με τον τοπικό πολεοδομικό σχέδιο της Χειμάρρας και αν εκείνος θεωρεί πρόκληση εκ μέρους του Ράμα την κατεδάϕιση ορισμένων κτιρίων εκεί.  
Καμμένος: Πράγματι, σε επίπεδο ϕραστικών δηλώσεων ο κύριος Ράμα είναι προκλητικός. Παράλληλα και με ορισμένες κινήσεις που στρέϕονται έναντι της μειονότητας. Ναι, αλλά, εκτιμώ ότι ο Ράμα έχει απέναντί του την πλειοψηϕία του αλβανικού λαού, κι άτομα που ήταν μετανάστες στην Ελλάδα, ανθρώπους που έχουν σχέσεις με την Ελλάδα, άτομα που απαιτούν την ελληνική υπηκοότητα. Κι εκτιμώ ακόμα ότι την απάντηση γι αυτή την ακραία συμπεριϕορά έναντι της χώρας μας, θα την πάρει από τον αλβανικό λαό.  
Ο Καμμένος είπε ότι οι δηλώσεις που εκτιμούνται ως προκλητικές στην Αθήνα, θα μπορούσαν να επηρεάσουν την απομόνωση της Αλβανίας και δεν έχουν καμιά σχέση με τις δηλώσεις που οι αλβανικοί κυβερνόντες κάνουν στα διεθνή ϕόρα.   
«Εκτιμώ ότι οι  προσπάθειες ακραίων ατόμων να δημιουργήσουν προβλήματα με την ελληνική μειονότητα της Βορείου Ηπείρου, το μόνο αποτέλεσμα που θα μπορούσαν να επιϕέρουν, θα ήταν η απομόνωση της Αλβανίας. ΘΙα ήθελα να σας πω πως, όταν συναντιόμαστε στο εξωτερικό, σε επίπεδο δηλώσεων, (οι Αλβανοί), είναι ιδιαίτερα προσεκτικοί. Η Αλβανία, μολονότι δεν έχει πολεμικό ναυτικό, απέστειλε ένα πλοίο στα πλαίσια του SNMG2 στο Αιγαίο Πέλαγος, ως μέρος της κοινής επιχείρησης του ΝΑΤΟ. Και ποτέ οι δηλώσεις που γίνονται σε Νατοϊκό επίπεδο δεν έχουν σχέση με τις δημόσιες δηλώσεις του κυρίου Ράμα».  
Αϕού αναϕέρθηκε και στο γεγονός ότι τον περασμένο μήνα από την Ελλάδα εστάλησαν πυροσβεστικά οχήματα, τα οποία, όπως είπε, συμμετείχαν σε επιχειρήσεις πυρόσβεσης όχι μόνο πάνω από τα μειονοτικά χωριά, αλλά και σε όλη την υπόλοιπη Αλβανία, όπου υπήρξε ανάγκη, ο έλληνας Υπουργός Αμύνης είπε:  Δε νομίζω ότι έχει νόημα να συνεχιστεί αυτή η πολιτική των προκλήσεων.

Ministri grek i Mbrojtjes, Panos Kammenos, ka komentuar deklaratat e fundit të kryeministrit shqiptar Edi Rama për marrëdhëniet dypalëshe. Kammenos i ka cilësuar si provokuese jo vetëm deklaratat e shefit të qeverisë, por edhe, siç ka thënë “disa lëvizje që bëhen rreth minoritetit grek në Shqipëri”.

Por Kammenos është shprehur se pavarësisht deklaratave, Rama ka përballë shumicën e popullit shqiptar. Kamenos, që është dhe kryetar i partisë se djathte “Grekët e Pavarur” dhe aleati i vetëm në koalicionin qeveritar të udhëhequr nga Aleksis Tsipras, i bëri këto komente gjatë një konference shtypi në Selanik, ku u pyet nga gazetarët për më shumë se një orë e gjysmë.

Kammenos u pyet edhe për zhvillimet lidhur me planin e përgjithshëm vendor në Himarë, dhe nëse e konsideronte si provokim nga ana e Edi Ramës shembjen e disa objekteve atje.

Kammenos: Është e vërtetë se në nivel deklaratash verbale zoti Rama është provokues. Dhe paralelisht, edhe disa lëvizje që bëhen rreth minoritetit. Mirëpo, konsideroj se Rama ka përballë shumicën e popullit shqiptar, edhe njerëz që kanë qenë emigrantë në Greqi, njerëz që kanë lidhje me Greqinë, njerëz që kërkojnë nënshtetësinë greke. Dhe konsideroj se do ta marrë përgjigjen nga populli shqiptar për këtë sjellje ekstremiste ndaj vendit tonë.

Kammenos tha se deklaratat që konsiderohen si provokuese në Athinë, mund të ndikojnë në izolimin e Shqipërisë dhe se ato nuk kanë asnjë lidhje me deklaratat që qeveritarët shqiptarë bëjnë në forumet ndërkombëtare.
Konsideroj se përpjekjet nga elementë ekstremistë, për të krijuar probleme me minoritetin grek të Epirit të Veriut, të vetmin rezultat që do të mund të kenë është izolimi i Shqipërisë. Dua t’ju them se kur takohemi jashtë shtetit, në nivel deklaratash, (shqiptarët) janë shumë të kujdesshëm. Shqipëria, megjithëse nuk ka flotë detare, dërgoi një anije në përbërje të SNMG2 në detin Egje, si pjesë e operacionit të përbashkët të NATO-s. Dhe asnjëherë deklaratat që bëhen në nivel të NATO-s nuk janë si deklaratat publike të zotit Rama.
Pasi iu referua edhe faktit se muajin e kaluar nga Greqia u dërguan aviona zjarrfikës që siç tha, operuan jo vetëm në fshtarat e minoritetit, por në gjithë Shqipërinë, aty ku ishte e nevojshme, ministri grek i mbrojtjes tha: Nuk besoj se ka arsye që të vazhdojë kjo politikë e provokimeve. Ministri grek i mbrojtjes u pyet edhe për çështjen e shumë përfolur të shtatë rekrutëve shqiptarë që në fillim të vitit ishin fotografuar brenda një mjedisi ushtarak duke bërë shenjën e shqiponjës. Ndryshe nga atëherë, Kammenos ishte shumë më i zbutur në pronocimin e tij.
Ata morën dënimet e parashikuara, si nga unë, edhe nga shefi i shtabit të përgjithshëm. Por duhet të dini se ai imazh që u prezantua nuk ishte i vërteti. Ata janë një përjashtim. Ka djem që paraqiten në ushtri dhe që nuk janë “vorioepirotë”, por janë nga familje krejtësisht shqiptare, prindërit e të cilëve erdhën në Greqi, lindën këtu dhe morën nënshtetësinë greke. Dhe janë ushtarë të shkëlqyer. E kryejnë detyrën e tyre dhe e shohin Greqinë si atdheun e dytë. Dua të jem absolutisht i drejtë. Shumica e tyre janë patriotë dhe ndihen grekë, si gjithë të tjerët./Oranews.tv/ 

Σχόλια

Δημοφιλείς αναρτήσεις από αυτό το ιστολόγιο

Οι ΗΠΑ αποστέλλουν 950 τεθωρακισμένα οχήματα στην Αλβανία.

Έκοψαν το επίδομα από τους ομογενείς στην Αλβανία