Μετάβαση στο κύριο περιεχόμενο

Qëndrimi i Shën Paisit ndaj Ekumenizmit dhe takimeve ndërfetare


 Αποτέλεσμα εικόνας για άγιος παΐσιος 
Qëndrimi i Shën Paisit ndaj Ekumenizmit dhe takimeve ndërfetare

Këtë vitë plotësohen 22 vjet nga fjetja e shenjtorit bashkëkohor Jerond Paisit të Malit të Shejtë (12.07.1994). Shumë thonë, sigurisht gabim, se Jerondi merrej vetëm me detyrimet e tij murgjërore, asketizmin, lutjen, pastrimin nga pasionet (dobësitë), bindjen, pëulësinë, virgjërinë, ndihmonte njërëzit me anë të dhuratave të parashikimit dhe të tejshikimit që kishte, me mrekullitë, por që në lidhje me çështjet e besimin nuk ishte shprehur kurrë, të paktën publikisht, ngaqë në kohën e tij, ashtu si dhe sot në kohën tonë, Kisha përballej me rreziqet e herezive të Papizmit dhe të Ekumenizmit, me pajtimin dhe kompromisin e Patriarkut Ekumenik të atëhershëm Athinagora (mason i gradës 33 dhe ekumenist i flaktë) dhe kjo gjë e bënte të ishte ekumenist dhe se ishte dakort me veprimet e Athinagorës.
Për këtë arsye, do paraqesim dy letra plotë me dhimbje nga ana e Jerond Paisit kundrejt ekumenistave dhe atyre që janë pro bashkimit të jashtëligjshëm. Tema dhe mesazhi që letrat përcjellin janë mjaftë të kohës tonë pasi Patriark, Kryepiskopë, Episkopë dhe teologë ekumenista i kanë kapërcyer kufijtë duke e kthyer në rrezik teje të madh dhe ekstrem (sepse devijojnë nga besimi besimtarët e thjeshtë që nuk kanë njohuri të mjaftueshme).
Letrën e tij të parë Jerond Paisi e shkrojti bashkë me dy hieromonakë (priftmurgjër) në Manastirin e shenjtë të Stavronikita (një nga Manastiret e Malit të shenjtë) më 21-11-1968. Midis të tjerave thuhen dhe këto:
<<”Monedha e dashurisë” që qarkudhon mbas “mbylljes së dogmave”, “rithemelimi i Një Kishe të shenjtë” e shumë të tjera janë komplet pa kuptim dhe blasfemi ndaj Kishës Orthodhokse me plotë kuptimin e fjalës…
Rrefuzim ndaj Patriarkut (të kohës së tij Athinagora) nuk është rrefuzim ndaj dashurisë ose për bashkim. Është “jo” ndaj mashtrimit dhe “po” ndaj të Vërtetës që Kisha mbart brenda Saj.
Kur besimtarët vërejnë ndryshime, që ekzistojnë midis Orthodhoksëve dhe heterodoksëve (besimet e tjera “të krishtera”), kjo nuk do të thotë se dëshirojnë skizmën/përçarjen dhe përjetësimin e saj, por kërkojnë bashkimin e vërtetë, të vetmin bashkim shpëtimprurës për të gjithë. Pra ky qëndrim i tyre është një kryq (mundim), që vuajnë nga dashuria që kanë për vëllezërit (e humbur heterodoks).
Etërit e Kishës, që u treguan “të ashpër” në ruatjen e Dogmës, janë ata që patën më shumë dashuri se çdokush tjetër për njeriun. Sepse i njihnin thellësitë e tij të pafund dhe nuk dëshiruan kurrë që ta tallnin me anë të slloganeve të përkohëshme dhe të dashurisë inekzistente, përkundrazi e respektuan duke i ofruar Ungjillin e së Vërtetës, që dhuron jetën e lumur më Fymën e Shenjtë .
Pra, besnikëria ndaj Dogmave nuk është mendjengushtësi dhe të ndeshemi për Orthodhoksinë nuk tregon urretje, por mënyrë të vetme dashurie të vërtetë>>.
Letrën e tij të dytë Jerond Paisi e shkrojti gjithashtu në Mnastirin e shenjtë të Stavronikitës më 23/01/1969. Shkruan vetë ai:
<<Ngaqë po shoh çoroditje të madhe brënda në Kishën tonë, për shkak të disa lëvizjeve pro bashkimit dhe të kontakteve të Patriarkut (Athinagora) me Papën, ndjeva dhe unë dhibje si bir i Saj duke konsideruar të arsyeshme, përveç lutjeve të mia, të dërgoj një copëz të vogël filli/peu (që kam si Murg i varfër që jam), për t’u përdorur, qoftë dhe për një andrim të vogël, për rrobën e njëmijëcopëtuar të Nënës (Kishës) tonë…
Kam përshtypjen se do më kuptoni të gjithë, se këto fjalë që po shkruj nuk janë asgjë tjetër veçse një dhimbje ime e thellë për udhën dhe dashurinë prej bote që fatkeqësisht ati ynë z. Athinagora ka zgjedhur. Mesa duket, ka dashuruar një tjetër grua dhe moderne, që quhet “Kishë” Papike, sepse Nëna jonë Orthodhoksia nuk i bën asnjë përshtypje, ngaqë është shumë e hijshme. Kjo dashuri, që u dëgjua nga Qyteti (kështu quhet ndryshe Konstandinopoja), zuri vend në shumë prej fëmijëve të saj (që u bashkuan dmth me të njëjtin qëndrim me Athinagorën), që e jetojnë nëpër qytete (që kanë frymë bote/materialiste). Fundja kjo është fryma e epokës tonë: që familja të humbasë kuptimin e saj të shenjtë, që për qëllim kanë shpërbërjen dhe jo unitetin…
Me një dashuri pothuajse të tillë prej bote Patriarku ynë mbërrin në Romë. Ndërkohë që më parë do duhej të tregonte dashurinë tek ne fëmijtë e tij dhe ndaj Kishës Mëmë, ai, fatkeqësisht e çoi dashurinë e tij shumë largë. Si rezultat i kësaj ishte t’i ofronte prehje fëmijëve të botës (atyre që gjenden jashtë besimit tonë), që kanë dashuri për botën dhe që kanë dhe vetë ata dashuri prej bote (që realisht nuk njohin dhe nuk kanë Perëndi që është dashuri, dashuri pa esencë/pa ”kripë”, sipërfaqësore), duke skandalizuar jashtë mase, të gjithë ne, bijtë e Orthodhoksisë, të vegjël e të mëdenj, që kanë frikë Perëndie. Me mërzi të madhe nga ana ime, nga të gjithë ata persona që kam njohur dhe që janë pro bashkimit (dmth ekumenista), nuk kam parë të kenë qoftë dhe një thërrime shpirtërore as lëkurë madje. Por që din shumë mirë të bëjnë fjalë për dashurinë dhe bashkimin, ndërkohë që ata vetë nuk janë të bashkuar me Perëndinë, sepse nuk E kanë dashuruar.
Do doja t’u lutesha shumë vëllezërve tanë që janë pro bashkimit: Meqë çështja e bashkimit të Kishave është diçka shpirtërore dhe ngaqë kemi nevojë për dashuri shpirtërore (e jo me fjalë të qëllimshme dhe pa përjetim), le t’ua lëmë atyre që kanë dashuruar Perëndinë shumë dhe që janë teologë (jo akademaik por…), si Etërit e Kishës, dhe jo ligjëfolës, që dhanë dhe po japin gjithë veten e tyre në shërbim të Kishës, tek të cilët u ndez zjarri i dashurisë për Perëndinë dhe jo çakmaku. Le të dim se nuk ekzistojnë vetëm ligjet e natyrës, por edhe ato shpirtërore. Që do të thotë se zemërimit të Perëndisë nuk mund t’i dilet përpara me bashkëpunëtorë mëkatarë (në rastin konkret me bashkëlutje për paqe me heretikët që janë armiq të Zotit sepse zemërimi që do marrim do jetë i dyfishtë), por me pendim dhe zbatim të porosive të Zotit.
Gjithashtu le të jemi mirë në dijeni se Kisha jonë Orthodhokse nuk ka asnjë mangësi. E vetmja mangësi, që shfaqet, është mungesa e Hierarkëve dhe Barinjve me seriozitet dhe me parime etërish. Janë pakë të zgjedhurit’ por që nuk është për t’u shqetësuar. Kisha është Kishë e Krishtit dhe Ai e udhëheq… Zoti, në momentin e dukur, do paraqesë Markot e Efest dhe Grigorët e Palamait, për të mbledhur gjithë vëllezërit tanë që janë kaq shumë skandalizuar (nga hierarkët e padenjë dhe ekumenista), për të pohuar Besimin Orthodhoks, për të forcuar Traditën dhe t’i japin gëzim të madh Kishës dhe Nënës tonë.
Le të urojmë që Perëndia të ndriçojë Patriarkun tonë z. Athinagora (dhe Bartholomeun sot që e ka “shkelur” më shumë se Athinagora) që më parë të ndodhë bashkimi midis nesh (të atyre që janë pro dhe kundra ekumenizmit), të vijë më parë paqja tek besimtarët e skandalizuar Orthodhoks, paqja dhe dashuria midis Kishave Orthodhokse të Lindjes (dmth 14 Kishat Autoqefale Orthodhokse të botës që përbëjnë gjithë Trupin e Krishtit), e më pas të mendohet për bashkim me “Pohimet” e tjera, nëse dhe po patën dëshirë të sinqertë për t’u bashkuar me Dogmës Orthodhokse>>.
Për t’u vënë re se sa i ndjeshëm dhe i kujdesshëm ishte Jerond Paisi në çështjet e komunikimeve dhe bashkëlutjeve me heretikë, po tregojmë këtë ngjarje karakteristike:
<<Dikur, tregon Jerondi, më erdhën dy papik, latin… Më thotë pra njëri prej tyre – Eja të themi lutjen “Ati ynë…” – Që të themi bashkë ate lutje, i them, duhet që më parë të biem dakord në Dogmën. Mirpo midis nesh dhe jush ekziston humnerë e madhe. Më pas më thotë: - Vetëm Orthodhoksët domethënë gjenden pranë Perëndisë dhe vetëm ata do shpëtojnë? Perëndia është me gjithë botën. – Po, i thash. Mund të më thuash ti se sa njerëz gjenden pranë Perëndisë? Kemi ndryshime. Natyrisht që të gjithë jemi fëmijë të një Ati, por disa qëndrojnë në shtëpi ndërsa disa të tjerë sillen rrotull jashtë nëpër rrugë. – Të tregojmë dashuri, më thonë pastaj. – Dhe mëkati u bë mode, u them. – Dhe kjo brenda dashurisë është, më thonë. – Të gjithë flasin për dashurinë, paqe dhe harmoni, u thashë në fund, por që të gjithë ata janë të ndarë dhe me veten e tyre dhe me të tjerët. Ndaj përgatisin gjithnjë e më shumë bomba të mëdha.
Shumë prej atyre që flasin për dashuri dhe bashkim, vetë ata nuk janë të bashkuar me Perëndinë, sepse nuk e kanë dashuruar dhe as nuk kanë dashuri të vërtetë. Dashuri të vërtetë ka ai që ka besim të drejtë, jeton pranë Perëndisë, dhe atëherë Perëndia pikturohet/figuron në fytyrën e tij dhe të tjerët shohin Perëndinë në fytyrën e tij.
Uroj që Perëndia të ndriçojë gjithë njerëzit, me të cilët jemi vëllezër biologjik – nga Adami dhe Eva – të njohin të vërtetën, në mënyrë që të bëhemi dhe vëllezër shpirtëror. Amin>>.
Karakteristik është dhe rasti i mëposhtëm:
Papa i atëhershëm, meqë kishte dëgjuar për famën e Jerond Paisit, dërgoi disa cardinal në qelën e jerondit, për t’i thënë se Papa po i bën thirrje për në Romë për të diskutuar mbi çështje dogmatike dhe kishtare (sa hileqarë që është a thua se do ndryshonte errësira). Përgjigjja e jerondit ishte bllokuese: <<Papa nuk është akoma gati për një bisedë të tillë. Duhet që më pare të heqë egoizmin që ka>>.
Për qëndrimin dhe pozicionimet e Jerond Paisit kundra Ekumenizmit marrim informacione dhe nga dy libra të tjerë. I pari është libri “Letrat”, që e kishte shkrojtur vetë, ndërsa libri i dytë “Fjalët A’. Me dhibje dhe dashuri për njeriun bashkëkohorë”. Në Librin “Letrat” ka raportime të qarta për “mashtrimet e sëmura” të heretikëve. Shkruan midis të tjerave:
<<Por, në epokën tonë, shumë prej nesh, të ndikuar fatkeqësisht nga dashuria e botës (sipërfaqësore emocionale boshe dhe pa përmbajtje), që nuk ka reflektim shpirtëror, duam gjoja të bëjmë të mirën, të japim gjak, ndërkohë që gjaku ynë është plotë me mikrobe shpirtërore duke shaktuar dëm akoma më të madh. Por nëse do jetonim sipas Etërve, të gjithë do kishim shëndet shpirtëror, të cilën do na e kishin zili gjithë heterodoksët dhe kështu do i linin mënjanë mashtrimet e sëmura të besimeve të tyre dhe do shpëtoheshin pa predikim (nga ana jonë vetëm me shembullin e mirë). Ngaqë tani nuk emocionohen nga tradita jonë e Shenjtë e Etërve, sepse kërkojnë të shohin dhe vazhdimin tonë të Etërve, lidhjen tonë të vërtetë familjare me Shenjtorët tanë>>.
Më poshtë thotë: <<…Ajo ç’ka është e nevojshme të ketë çdo Orthodhoks është të vendosë shqetësimin e mire dhe tek heterodoksët, që të arrijnë të kuptojnë mashtrimin ku ata gjenden, që të mos rehatojnë më kotë ndërgjegjen e tyre e kështu të privohen nga bekimet e pasura të Orthodhoksisë dhe në jetën tjetër të privohen akoma më shumë bekimet e përjetëshme të Perëndisë…>>.
Në librin <<Fjalët A’. me dhibje dhe dashuri për njeriun bashkëkohor>> duke thënë ato fajlë, përbëjnë përgjigje ndaj ekumenizmit ndërfetar:
<<…Sot fatkeqësisht është futur edukata europiane duke dashur të duken si të mirë. Duan të tregojnë superioritet dhe në fund shkojnë e i falen djallit me dy brirë. “Një fe, thonë, të ketë” dhe kështu i rrafshojnë të gjitha. Erdhën dhe tek unë disa dhe më thanë: “Të gjithë sa besojnë në Krishtin të bëjmë një fe”. “Tani është sikur të më thoni, u thashë, flori dhe baker t’i bëjnë një… U bë kaq e kaq shumë ndeshje e përpjekje që Dogma të shkëlqejë”. Etërit e shenjtë dinin diçka pa ndaluan lidhjet me heretikët. Sot thonë: Jo vetëm me heretik, po edhe me Budist dhe me pirolatër (adhurues të zjarrit/paganë) dhe me ata që adhurojnë demonët të bashkëlutemi. Duhet që nëpër bashkëlutjet dhe konferencat e tyre të marrin pjesë dhe Orthodhoksët. Tregojnë prezencën e tyre, thonë. Çfarë prezence? Duan të zgjidhin çdo gjë me anë të logjikës (pa Perëndinë dhe hirin e Tij ndriçues) dhe kështu duan të justifikojnë të pajustifikueshmet. Fryma europiane ka përshtypjen se edhe çështjet shpirtërore mund të kalojnë në Tregun e Përbashkët (siç quan Jerondi diku tjetër B.E-në)…>>.
Dhe si përfundim, nga të gjitha këto që u thanë më lartë, bëhet mëse e qartë se Jerond Paisi gjithnjë ishte kundra Ekumenizmit, si dhe kundra çdo “modernizimi si të diktuara prej djalli” me heterodoksët dhe çdo gjëje të pakonceptueshme dhe antiorthodhokse dhe vërtetë “mashtrime të sëmura” kanë thënë dhe vazhdojnë të thonë dhe shkruajnë të vjetrit dhe aq më tepër Ekumenistat e sotshëm pro bashkimit.
Le të urojmë që oshënar Jerond Paisi të mbështesë me anë të lutjeve të tija dhe të afrimitetit që ka ndaj Zotit tone Orthodhoksinë tonë të shenjtë. I paçim uratën.

Σχόλια

Δημοφιλείς αναρτήσεις από αυτό το ιστολόγιο

Οι ΗΠΑ αποστέλλουν 950 τεθωρακισμένα οχήματα στην Αλβανία.

Οι ΗΠΑ αποστέλλουν εσπευσμένα 70 θωρακισμένα οχήματα στην Αλβανία (πρώτη  αποστολή) ενώ τους επόμενους  μήνες θα αποσταλούν άλλα 180 τα οποία  θα ανέλθουν συνολικά σε  950, εξοπλίζοντας τον αλβανικό στρατό για χερσαίες επιχειρήσεις . Πρόκειται για μια σαφή και κατηγορηματική κίνηση της Ουάσιγκτον στα τεκταινόμενα στο Κοσσυφοπέδιο και την ένταση  που έχει αναπτυχθεί τις τελευταίες ημέρες.

Ηπειρώτες Ευεργέτες της Τουρκοκρατίας και Ελληνοκρατίας

Το Ισλαμικό Κράτος στρατολογεί «φουρνιές» Αλβανών από Σκόπια και Κοσσυφοπέδιο