Ενίσχυση του έργου!

Ενίσχυση του έργου!

Παρασκευή 20 Οκτωβρίου 2017

Trump takohet me Tsipras: “Mbështetim Greqinë”


Presidenti amerikan, Donald Trump ka përshëndetur “punën fantastike të bërë nga Greqia për të dalë nga vështirësitë ekonomike dhe financiare”, pas pritjes së kryeministrit grek, Aleksis Tsipras.

“Greqia ka kaluar një periudhë të vështirë, por ka bërë një punë fantastike për të përparuar dhe do të vazhdojnë të përparojnë”, deklaroi Trump në praninë e Cipras, në Zyrën Ovale.

Presidenti Trump ka deklaruar se Shtetet e Bashkuara mbështesin Greqinë, ndërsa ky vend rimëkëmbet nga kriza ekonomike.

Trump u takua të martën në mbrëmje me Kryeministrin grek Aleksis Tsipras. Pas takimit, të dy udhëheqësit mbajtën një konferencë të përbashkët shtypi në oborrin e Shtëpisë së Bardhë.

Presidenti Trump tha në konferencën e shtypit se të dy krerët diskutuan mbi mbrojtjen, energjinë, ekonominë dhe tregtinë.

Zoti Trump vlerësoi Greqinë për shpenzimet e saj në fushën e mbrojtjes si anëtare e Natos dhe tha se Shtetet e Bashkuara mund t’i shesin Athinës avionë luftarakë F-16, me një vlerë prej 2.4 miliardë dollarësh, një veprim që sipas Presidentit do të krijonte mijëra vende pune në Shtetet e Bashkuara.

Nga ana e tij, Kryeministri Tsipras tha se vendi i tij ka bërë përparime ekonomike, dhe se bashkëpunimi i Greqisë me Shtetet e Bashkuara po bëhet “gjithnjë e më i rëndësishëm”.

Gjatë qëndrimit në Uashington, Tsipras u takua edhe me kreun e Fondit Monetar Ndërkombëtar Christine Lagarde.

Në një deklaratë të lëshuar nga zyra e tij, Tsipras tha se shpresonte që FMN do të luante një rol vendimtar në diskutimet mbi lehtësimin e borxheve greke.

http://www.tribuna-news.com/

Δεν υπάρχουν σχόλια: