Μετάβαση στο κύριο περιεχόμενο

Kryeministri Edvin do strehojë në Shqipëri familjarët e terroristëve të ISIS-it?

Kryeministri Edvin do strehojë në Shqipëri familjarët e terroristëve të ISIS-it?
Gjatë përpjekjeve për të grumbulluar materiale për një shkrim investigativ për lejen e ndërtimit të  dhënë nga Këshilli Kombëtar i Territorit për  grupacionin “Iranian Mojahedin Khalq” të njohur si MEK, por zyrtarisht dhënë për një OJF të quajtur F.A.R.A., ndeshëm në një pretendim jashtëzakonisht problematik për Shqipërinë dhe shqiptarët.
Në median amerikane “Huffington Post” hasëm në një artilkull të titulluar: “Albania’s Modern Slavery Problem Alienates Europe” të shkruar nga shtetësja britanike Anne Singleton (Khodabandeh). Artikulli trajton në mënyrë të detajuar problematikën e iranianëve të MEK të strehuar në periferi të Tiranës. Linku i artikullit: https://www.huffingtonpost.com/entry/albanias-modern-slavery-problem-alienates-europe_us_5a12eefae4b0e6450602ecfd
Në artikull na tërhoqi vëmendjen një frazë shumë problematike: “the other is to empty the old university buildings in Tirana to make ëay for a neë round of political slaves to take up residence. This time, families of Daesh fighters ëho have fled Iraq and Syria are rumoured to be ready to move to Albania on ‘humanitarian grounds’.”
Sipas autores së artikullit, Anne Singleton në periferi të Tiranës në godinat e një universiteti privat të mbyllur nga Qeveria Rama në vend të iranianëve do të zhvendosen anëtarë të familjeve të luftëtarëve të Daesh-it (ISIS-it), që ia kanë mbathur nga Iraku dhe Siria. Kjo zhvendosje do të bëhet për “arësye humanitare”.
Është e vërtetë që Shqipëria si aleate e Amerikës ka pranuar kërkesën amerikane për të strehuar jo më shumë se 10 ujgurë të liruar nga Burgu i Guantanamos, por mjaft vende të tjera nga të 4 anët e botës përfshirë edhe shtete mikroskopike si Nauru pranuan të tillë ujgurë njëlloj si Shqipëria. Është e vërtetë që Qeveria Berisha pranoi në Shqipëri disa dhjetra anëtarë të MEK, por me premtimin e qartë amerikan, që edhe vende të tjera të NATO-s do të pranonin në territorin e tyre pjesën tjetër të anëtarëve të MEk, që do të largoheshin nga Iraku. Qeveria Rama për të larë me sh.. atë m… e armëve kimike para amerikanëvë, në mungesë totale transparence pranoi ardhjen e të tërë efektivave të MEK në Shqipëri.
Daesh-i në Shqipëri
Personalisht besojmë se familjarët e mbetur gjallë të terroristëve të Daesh-it të vrarë në fushëbetejat në Irak e Siri ka mundësi të vinë në Shqipëri. Shenjat janë dhënë që gratë dhe fëmijët e vegjël apo edhe foshnja të baballarëve terroristë po shndërrohen në një bela të jashtëzakonshme për vendet perëndimore në vecanti SHBA-në. Qeveria Rama ka mundësi të jetë e gatsdhme t’i strehojë në Shqipëri familjarët e terroristëve në këmbim të qoftë edhe një gjysëm premtimi amerikan për të mbyllur një sy ndaj drogave të forta e të buta, që prodhohen dhe tranzitohen nëpër Shqipëri, shplarjes së parave të pista dhe dërgimit të armëve, muncioneve dhe lëndëve plasëse nga Shqipëria në vendet europiane.
Suedezëty arritën që të evakuojnë në Suedi me presion diplomatik e bakshishenë një adoleshente suedeze etnike të mjerë, e cila pasi u dashurua me një terrorist shkoi në territoret e ISIS-it dhe bëri në 3 vjet dy fëmijë me terroristin tashmë të vrarë. Autoritetet gjermane po bëjnë cmos që të transferojnë në Gjermani disa shtetase gjermane etnike, që përfunduan në territoret e ISIS-it bashkë me burrat apo dashnorët e tyre tërroristë. Këto gjermane shumica me fëmijë janë në burgjet dhe qendrat hetimore irakene dhe të milicive shiite në Irak.
Nga dy shembujt e mësipërm del që shtetet serioze perëndimore gratë dhe fëmijët, që i kanë qytetarët e vet, po përpiqen t’i evakuojnë. Kuptohet në Shqipëri nuk do vinë femra gjermane, franceze, belge, suedeze, luksemburgase etnike, bashkë me fëmijët  e tyre, pasi u janë vrarë burrat apo dashnorët si anëtarë të ISIS-it. Këtu te ne do vinë familajrë të terroristëve të vrarë nga vende, ku atyre u rrezikohet jeta, apo së paku do burgosen e do të torturohen. Në Shqipëri do mbërrinë gjithfarë tunizianesh e marokenesh, azeresh e turkmenesh, ingushesh e cecenesh, algjeriane e mauritaneze, maliane e malajziane, indoneziane dhe nigeriane (Niger) etj. etj. Në rastin më të mirë do të vinë nga kombësi të tilla por me dy nënshtetësi belge, franceze, spanjolle, italiane, angleze etj., që nuk do prsanohen në këto vende të BE-së me sebepin e qënies së tyre kërcënim për sigurinë kombëtare të  vendeve përkatëse. Pra ato, që rrezoikojnë sigurinë e vendeve serioze europiane, nuk na e rrezikokan sigurinë e një vendi jo serioz (e themi me shumë dhimbje këtë) si Shqipëria!!!!
Ku qëndron rreziku?
Ata nuk do rrinë në Shqipëri me javë e muaj, por do të rrinë PA AFAT! Pas Ramës u bëftë qameti mund të perifrazohet thënia e vjetër latine në rastin tonë. Me belanë: familjarë të terroristëve të vrarë le të merren qeveritë Post-Rama!
Shumica  e grave të tërroristëve të Daesh-it kanë kryer të paktën një stërvitje rudimentare në përdorimin e armëve luftarake, eksplozivëve dhe kurtheve eksplozive (explosive booby-traps). Nëse këtij trajnimi do t’i shtojmë edhe eksperiencën e tyre në fushëbeteja, atëhere niveli i tyre luftarak është më lart jo vetëm se i geishave police të rekrutuara në polici në “Epokën” Tahiri, por i krahasueshëm me aftësitë e trupave luftarake shqiptare komando. Kemi parë në dokumentarët dhe fotot propagandistike në revistën “Dabiq” apo median “Hayat”, se si edhe fëmijë 10 vjecarë detyrohen të ekzekutojnë pengje të Daesh-it. Pyes lexuesin sa nga policat shqiptarë jo kanë vrarë, por thjesht kanë shtënë në mish qoftë edhe një herë të vetme gjatë karrierës së tyre policore?!?!?!? Imagjinoni një fëmijë 10-12 vjecar, që është traumatizuar duke vrarë njerëz për hesap të kapsapëve të ISIS-it, të strehohet në Shqipëri, ku armët pa leje janë ende sheshit!
Hipokrizia e Qeverisë Rama
Qeveria e kryeministrit Edvin ka shumë të ngjarë, që është në trataktiva për të strehuar gra e fëmijë terroristësh të vrarë të etnive nga të katër cepat e botës, por kjo qeveri nuke qeth e nuk e rruan fare të interesohet për fatin e grave dhe fëmijëve të terroristëve shqiptarë të vrarë në Irak dhe Siri. Më shumë i dhembkan z. Edvin gratë sudaneze se ato kavajase, apo fëmijët uzbekë më shumë se ata pogradecarë?!?! Valbona Berisha me trurin e shplarë nga propaganda e ISIS-it rrëmbeu djalin (fëmija i tretë i saj), braktisi burrin emigrant i rregullt në Itali dhe ia mbathi në Siri. Qeveria Rama bëri ZERO përpjekje për gjetjen e këtij vogëlushi të mjerë. Organet ligjzbatuese italiane, diplomacia italiane në Damask, Teheran, Bejrut e Bagdat bëri c’mos për të rekuperuar vogëlushin, babai dhe nëna budallackë e kriminele, e të cilit ishin shqiptarë etnikë, por edhe emigrantë të ligjshëm në Itali. Kur nuk interesohesh për të nxjerë nga ferri fëmijën e durrsakes Valbona Berisha, pse dreqin po të ha barku për vejushat e fëmijët e terroristëve nga cine ma cini?!?!? Pse Xhulja Serxhon (Fatima), bashkëshorten terroriste të  terroristit lushjar Aldo Kobuzi e përcollët në Itali në janar 2017 edhe me ndihmën e policisë kufitare të Vlorës dhe nuk e mbajtët në Shqipëri, por kërkoni të sillni këtu këto vejushat e zexza të terroristëve të huaj. Xhulja Serxhon e kishim nuse në Shqipëri, e kishim dhe komshije italiane, pse vallë shkon larg në Afrikë e Azi për të sjellë vejusha dhe vogëlushë terroristësh të vrarë?!?!?! Përgjigja më e mundshme është thjesht, që kolltuku kryeministror mos t’i kalojë Lali Erit që në janar 2018, por nja 4 vite më vonë!
Fakte të tjera
Na shtohet dyshimi, që Rama & CO po bëjnë tratativa apo më mirë të themi pazarllëqe veshur me benevrekë humanitarë për të strehuar familjarët e terroristëve të huaj të vrarë në radhët e ISS-it edhe për shkak të “omertasë” qeveritare. Duke zbatuar rregullin e gazetarisë për të dëgjuar të dyja këmbanat iu drejtuam me pyetje me SMS aktualisht deputetes Gjebrea, emri i së cilës citohet gjerësisht në artikullin e shkruar nga Anne Singleton. Zj. Gjebrea si ish zv/ministreja e linjës në Ministrinë e Brendshme na u përgjigj po me SMS duke na sugjeruar ndër të tjera, që të kontaktonim keshilltarin për marëdhëniet me publikun të minsitrit të brenshëm. Kontaktum me SMS me këshilltarin Bita në datën 20 nëntor 2017. Na u ëprgjigj po me SMS: “Pershëndetje z. Thanasi! Po marr info dhe ju shkruaj FLM!” Një përgjigje mjaft me politesë dhe korrekte. Në dt. 22 nëntor  e ripyetëm z. Bita, sepse prej tij nuk erdhi kurrfarë përgjigje për 2 ditë, kohë besojmë e mjaftueshme për t’u informuar, nëse ka gjë të vërtetë apo jo në transferimin e familjarëve të terroristëve në Shqipëri. Deri në mbrëmjen e datës 24 nëntor 2016 këmi Zero përgjigje. Tipike kjo për Rilindjen e z. Rama, që me paratë e taksapaguesve ngre edhe portale transparence, por që për këtë cështjen me Daesh, terroristë e “arësye humanitare” nuk bëzan!/Shkruar për Citynews.al-Gjergj Thanasi

P.S. Ftojmë lexuesin ta bëjë zemrën e fortë e t’i shikojë të 12 foto ilustruese për të kuptuar me mire se cfarë soj refugjatësh për arsye gjoja humanitare do strehojë Z. Edvin në Shqipëri.

Σχόλια

Δημοφιλείς αναρτήσεις από αυτό το ιστολόγιο

Οι ΗΠΑ αποστέλλουν 950 τεθωρακισμένα οχήματα στην Αλβανία.

Οι ΗΠΑ αποστέλλουν εσπευσμένα 70 θωρακισμένα οχήματα στην Αλβανία (πρώτη  αποστολή) ενώ τους επόμενους  μήνες θα αποσταλούν άλλα 180 τα οποία  θα ανέλθουν συνολικά σε  950, εξοπλίζοντας τον αλβανικό στρατό για χερσαίες επιχειρήσεις . Πρόκειται για μια σαφή και κατηγορηματική κίνηση της Ουάσιγκτον στα τεκταινόμενα στο Κοσσυφοπέδιο και την ένταση  που έχει αναπτυχθεί τις τελευταίες ημέρες.

Ηπειρώτες Ευεργέτες της Τουρκοκρατίας και Ελληνοκρατίας

Το Ισλαμικό Κράτος στρατολογεί «φουρνιές» Αλβανών από Σκόπια και Κοσσυφοπέδιο