Μετάβαση στο κύριο περιεχόμενο

Media franceze për Shqipërinë: Një narko-shtet në zemër të Europës?


Një raportim në radion prestigjioze të Francës, Radio France Internationale, nga gazetari Jean-Arnault Derens e përshkruan Shqipërinë si një “narko-shtet në zemër të Europës”. “Ndërkohë që prodhimi dhe trafikimi i kanabisit ka shpërthyer në këtë vend prej disa vitesh, SHBA dhe vendet europiane kanë filluar të ushtrojnë presion gjithnjë e më të fortë mbi qeverinë e Edi Ramës” deklaron gazetari Jean-Aranult Derens, për të vazhduar me një analizë të lidhjeve të trafikut të drogës me qeverinë.
“Shqipëria ka qenë gjithnjë e njohur për prodhimin e kanabisit por me ardhjen në pushtet të Edi Ramës në 2013, prodhimi nga i përqendruar vetëm në jug, është shtrirë në të gjithë vendin, duke zbythur bujqësinë tradicionale. Fermerët kanë braktisur tokat e tyre, duke preferuar të punojnë në këto plantacione. Ky prodhim është dërguar masivisht në Itali dhe në një sasi më të vogël në Greqi.
Jo vetëm policia mbronte prodhimin e kanabisit, por edhe bazat ajrore dhe detare të ushtrisë janë përdorur për të eksportuar drogën, ndërkohë që paratë e fituara janë përdorur për të financuar fushatën elektorale të PS së Edi Ramës.
Rreth 20 deputetë socialistë kanë qenë të dënuar në të kaluarën për trafik droge ose për lidhje me trafikun e drogës. Në fund të tetorit, kushurinj të ish-ministrit të brendshëm, Saimir Tahiri, janë arrestuar në Sicili, ndërkohë që Prokuroria shqiptare ka kërkuar arrestimin e ish-ministrit të brendshëm, por Edi Rama dhe partia socialiste kanë refuzuar heqjen e imunitetit.
Gjithashtu edhe trafiku i heroinës e kokainës përmes Shqipërisë, së ardhur nga Turqia dhe tranzituar në Maqedoni, është rritur. Ka të dhëna që klanet shqiptare janë duke marrë tregun e drogave të forta që më parë kontrolloheshin nga serbët dhe malazezët.
Gjithashtu edhe trafiku i heroinës e kokainës përmes Shqipërisë, së ardhur nga Turqia dhe tranzituar në Maqedoni, është rritur. Ka të dhëna që klanet shqiptare janë duke marrë tregun e drogave të forta që më parë kontrolloheshin nga serbët dhe malazezët. Për një kohë të gjatë ambasadat perëndimore në Tiranë kanë mbyllur sytë, ndërkohë që Shqipëria prej disa vitesh ka hapur negociatat për anëtarësim në BE. Në fakt ato nuk donin të vinin në vështirësi Edi Ramën, të cilin e vlerësonin për retorikën e tij pro-europiane i cili ishte perceptuar gjithashtu si një garant i stabilitetit të Shqipërisë dhe Ballkanit. Por dimensioni që ka marrë kjo kultivimi dhe trafikimi i drogës j e ka tronditur rëndshëm këtë pozicion të Shqipërisë. Raportet e fundit të Guardia di Financa dhe të policisë doganore italiane janë të tmerrshme si edhe studimet më konfidenciale të shërbimeve sekrete të vendeve perëndimore.
Këto ditët e fundit ambasadori amerikan Lu ka ngritur tonin duke kërkuar “rezultate konkrete” në luftën kundër krimit të organizuar, por ky mesazh nuk ka shanse të dëgjohet. Në 30 tetor shefi i shërbimit sekret shqiptar ka dhënë dorëheqjen sepse ai nuk kishte mundur të suportonte presionet politike që i bëheshin për të penguar hetimin e trafiqeve të drogës.
Pyetja që shtrohet është nëse kryeministri Edi Rama është ende i aftë të shkëputet nga kapja e rrezikshme prej kriminelëve dhe baronëve të drogës”/Lapsi.al
Për të dëgjuar raportimin e gazetarit francez nga Tirana, klikoni në linkun më poshtë:
http://www.rfi.fr/emission/20171109-albanie-narco-etat-europe-cannabis

Σχόλια

Δημοφιλείς αναρτήσεις από αυτό το ιστολόγιο

Οι ΗΠΑ αποστέλλουν 950 τεθωρακισμένα οχήματα στην Αλβανία.

Οι ΗΠΑ αποστέλλουν εσπευσμένα 70 θωρακισμένα οχήματα στην Αλβανία (πρώτη  αποστολή) ενώ τους επόμενους  μήνες θα αποσταλούν άλλα 180 τα οποία  θα ανέλθουν συνολικά σε  950, εξοπλίζοντας τον αλβανικό στρατό για χερσαίες επιχειρήσεις . Πρόκειται για μια σαφή και κατηγορηματική κίνηση της Ουάσιγκτον στα τεκταινόμενα στο Κοσσυφοπέδιο και την ένταση  που έχει αναπτυχθεί τις τελευταίες ημέρες.

Ηπειρώτες Ευεργέτες της Τουρκοκρατίας και Ελληνοκρατίας

Το Ισλαμικό Κράτος στρατολογεί «φουρνιές» Αλβανών από Σκόπια και Κοσσυφοπέδιο