Ενίσχυση του έργου!

Ενίσχυση του έργου!

Δευτέρα 6 Νοεμβρίου 2017

Rreziku i nje Diktature,largohem kur them unë?


Rezultate imazhesh për rama dhe enver hoxhaTeleskopi.al:
Nëse do analizojmë fjalën largohem kur them unë?,kjo do të thotë sëmundje per Pushtet,dhe kjo eshte nje rrezik kombetar.
Kjo eshte nje shenje arrogance dhe e dhunshme per te mbajtur pushtetin me cdo menyre,si dhe nje sëmundje që ka lloj-lloj pasojash për njeriun, ashtu sic ka edhe për shoqërinë kriza të ndryshme siç eshte kriza politike, kriza ekonomike, kriza shoqërore, kriza intelektuale, kriza parlamentare, kriza qeveritare dhe kriza gazetareske e kështu me radhë.

Çfarë krize kemi sot ne Shqiptaret

Të flasësh për krizën me pak fjalë, e kam shumë e thjesht, sepse ka shumë çështje si ajo e Kelmendit,Burgosja e Qytetareve per energjine,Avionet e Droges që Rama i quante Mushkonja,si dhe Habilajt qe nxori ne skene rastin Tahiri si dhe doreheqjen e Visho Ajazit e shume e shume raste te pafundme.
Kriza e Rilindjes ashtu si çdo gjë tjetër ka rrënjët e veta qysh ne mandatin e pare,te cilat po dalin ditë përditë.Këto rrënjë te kalbura te Politikes janë të afërta e të largëta. Rrënjët e largëta shkojnë qysh në vitet e kaluara.
Shqipëria nuk pati kurrë një Shtetë per interesat e Popullit,por per interesat personale të Politikës. Shqipëria pati fatin e keq të sundohej nga njërez të pa aftë për të bëre SHTET.
U fol e po flite per nje Drejtesi,por duke degjuar nje thenie te Zotit Aurel Plasari,ku deklaroi se vettingu është shpikje e një fondacioni,te jep pershtypjen se Rama eshte i kapur nga SOROS...
Akademiku Aurel Plasari tha se pavarësisht emrit, është fakt i dokumentuar që është shpikje e një fondacioni privat qe e ka emrin Fondacioni Soros ku Rama eshte i zhytur koke e kembe bashke me bashkeshorten e tij Linda.
Po ta shikosh me kujdes thenien e Akademikut Aurel Plasari ku theksoi se:Pushteti ekzekutiv nuk ka pse të rrijë pa gjumë për të rindërtuar një pushtet tjetër. Është e dyshimtë, për të pyetur se çfarë lloji interesi ka. Pushteti tjetër duhet të ishte i interesuar. Ky është ndërrim rolesh si në Rajhun e tretë.

Nje diktaturë mund të instalohet edhe në kohë paqeje, edhe në rrethana kushtetuese të një pushteti të arritur me vota, i cili fillon të cenojë e të cungojë liritë kushtetuese”.
E keni parasysh pse e them këtë. Shqiptarët kanë vuajtur një diktaturë që ka ardhur në rrethana të veçanta. Pas luftës së II botërore.
Diktaturat vijnë edhe me ata që marrin pushtetin me vota dhe duan ta përdorin për hir të pushtetit. Një njeri që thotë largohem nga pushteti kur të dua unë.
Çfarë do të thotë? Në SHBA një njeri i tillë do të thërritej nga komisioni i sigurisë do të pyetej se çfarë mjetesh keni ju për të qëndruar në pushtet përveç votave. Ai nuk ka thënë se kur të më largojë populli por kur të dua vetë. Ky është element tipik i diktaturës. Enver Hoxha nuk ka guxuar kurrë ta thotë këtë, kurrë.
Fjala vetting është një shpikje e një fondacioni. Është problematike sepse është maskuar për t’u shitur sikur nuk është një shpikje e një fondacioni. Le ta ketë emrin si të dojë. Le mos të bëjmë sikur po merret bota me të. Është konspiracion, që ta sajojë një fondacion, ky është fakt deklaroi Akademiku,rreziku eshte shume i madhe ne Shqiperi.
Ja pra janë po keta Politikane të cilët nuk u dhanë hapësirë njerzeve të punonin për vendin, nuk i dhanë as të drejtën e drejtimit të vendin ku te dominonin njerez te ndershem.
Shqiptarët kanë vuajtur një diktaturë që ka ardhur në rrethana të veçanta. Pas luftës dhe ajo ishte qeveria e Enver Hoxhes.
Ajo qe me tremb mua si qytetare i Shqiperise eshte thenia e një njeriu si Rama që thotë largohem nga pushteti kur të dua unë do te thote qe ky po kerkon te kapi Shtetin ne cdo aspekt,këta tipa si Rama përbëjnë rrezik kombëtar.
Nuk nisem nga fjalet e Opozites por nga ajo e nje Qytetari i cili e jeton kete jete ne Shqiperi te kapur nga krimi dhe korrupsioni.
Rilindja e Rames e nisi qe nga terrorizimi i Popullit me ane te Policise se korruptuar per dritat dhe gjoja fature tatimore dyqanesh duke i bere presion.Kjo polici e Rames dhe Tahirit e cila historikisht keto 27 vjet ka mbeshtetur njerzit e fort e te inkriminuar qe punonin me pushtetaret, dhe jo Popullin e thjeshte.
Rilindja po ben show se sot ajo eshte e corientuar komplet pasi te gjithe jane te kapur dhe kontrollohen nga krimi dhe korrupsioni.
Opozita duhet te reagoje po jo me ish Kryeministra dhe Ministra qe sot jane Deputet dhe qe do jene akoma ne Parlament neqoftese njerzit nuk harrijne te kuptojne qe Shqiperia eshte e tyre,dhe qe po e rikapet nga nje DIKTATURE e re madein RILINDJE RAMASOROSIANE....

Δεν υπάρχουν σχόλια: