Ενίσχυση του έργου!

Ενίσχυση του έργου!

Κυριακή 10 Δεκεμβρίου 2017

Fabrika e Qelqit Dëshmi E Një Populli Që Krijon Dhe Prodhon

 
 
Tashmë ka mbetur si një kafaz i prishur pëllumbash. Dikur këtu gëlonin punëtorët ushtonin furrat dhe prodhohej 24 orë në ditë.
Kjo ishte një prej fabrikave kryesore të prodhimit të qelqit në Shqipëri. U ndërtua në vitin 1952, kur filluan të prodhoheshin objekte të shumëllojshme qelqi, si për përdorim të gjerë ashtu edhe për zbukurime. Fillimisht nisi me qelqin e ngjyrosur në të blertë, më pas prodhimi arriti të kishte tejdukshmëri dhe pastërti maksimale.
Në repartet e kësaj fabrike, që fillonte me pastrimin e rërës, e cila fillimisht vinte nga jashtë pastaj merrej nga lumi Devoll; bashkimin e rërës me qelqet e thyera që vinin nga sektorët e grumbullimit të mbeturinave; shkrirja në temperaturën rreth 1300 gradë, nëpërmjet furrave me mazut dhe më pas, kalimi në procesin e krijimit të formës, deri në ftohjen graduale dhe çuarjen në dyqane ose nëpër ndërrmarjet që kishin nevojë për këto prodhime.
Në njëzet e katër orë fabrika prodhonte afro  50 mijë objekte: shishe, të llojeve të ndryshme (nga shishet e kosit deri tek ato të farmacisë), kavanoza të të gjitha formave, kana dhe gota uji (me apo pa zbukurim), damixhane të mëdha që mbanin deri në 20 litra.
Në këtë fabrikë punonin rreth 600 punëtorë, shumica në prodhim me sitem tre turne. Ishte një punë e vështirë, në temperature të larta, pagesa nuk ishte në përputhje me punën që zhvillohej, megjithatë këtu punëtorët pagueheshin më tepër se në ndërmarrjet e tjera (paga varionte nga 500 deri në 1200 lekë të rinj).
Nxjerrja e punëtorëve në asistencë dhe shkatërrimi i shpejtë fizik i fabrikës, jo vetëm që la pa punë qindra punëtorë e specialistë, por edhe i hoqi tregut një prodhim original shqiptar.
Në ditët e sotme, me personelin punëtor, teknik e inxhinierik që përmblidhjte, duke modernizuar prodhimin (gjë që ishte shumë e thjeshtë dhe plotësisht e realizueshme), kjo fabrkë padyshim do të ishte lideri i prodhimeve të qelqit, të paktën në Ballkan.

 

Δεν υπάρχουν σχόλια: