Ενίσχυση του έργου!

Ενίσχυση του έργου!

Σάββατο 20 Ιανουαρίου 2018

Lubonja i përgjigjet Xhufit për Skënderbeun: Të qëndroje larg sikur ky e ka monopolin! Kjo është injorancë



Viti 2018 që përkon me 550 vjetorin e vdekjes së heroit tonë kombëtar Gjergj Kastriot Skënderbeu, është shpallur edhe si viti i tij. E në kuadër të aktiviteteve të organizuar nga qeveria për nder të tij, analisti Fatos Lubonja thotë se figura e tij duhet parë përtej mitit.
Duhet ta ndajmë historinë e Skënderbeut nga miti, të mos ngelemi me përralla. Ka ardhur koha të bazohemi në fakte dhe në dokumente”, tha ai i ftuar në studion e emisionit “Kjo Javë” në News 24.
Ai i referohet botimeve të historianit Oliver Schmitt, teksa flet për Skënderbeun dhe i përgjigjet deklaratave të historianit Pëllumb Xhufi, i cili ka thënë pak ditë më parë se Lubonja është i palexuar për këtë çështje dhe se duhet t;i rrijë larg Skënderbeut. “Të merret me punë të tjera por me Skënderbeun Jo! Po e them edhe njëherë Fatosi është i palexuar”,- ka thënë Xhufi.
Nga ana e tij Lubonja e cilëson injorant Xhufin. “Unë nuk jam historian, por s’mund të thuash që jam i palexuar. Pikërisht këta njerëz si Xhufi e kanë bërë ketë vend të të shihet ende si vend Stalinist. E dëgjoni çfarë thotë?! Të qendrojë larg sikur ky e ka monoplin! Kjo është injorancë. Kur flitet për histori është një e vërtetë që nuk e ka as njëri as tjetri. Ky thotë mos e boto këtë qëndro larg. Kjo është injorancë”.

Δεν υπάρχουν σχόλια: