Ενίσχυση του έργου!

Ενίσχυση του έργου!

Κυριακή 4 Φεβρουαρίου 2018

Dy Arvanitas të mëdhenj të Greqisë

  
Sa më poshtë po sjellim me shkurtime dy tekste të dy shqiptarve të mëdhenj të Greqisë, Jorgo Maruga dhe Aristidh Kola. Këto dy shkrime janë publikuar në Revistën Arbëreshe Lidhja, në muajin Nëntor 1984
Greqia dhe Shqipëria: Popuj kufitarë
Nga Jorgo Marougas

Dy popuj vëllezër, grekët dhe shqiptarët, numërojnë ditët e vetmisë së tyre në këtë pjesë fundore të Evropës. Të kapur pas maleve me legjenda ndërmjet tokës dhe qiellit, ata janë të preokupuar të ruajnë të paprekur diferencat e tyre psikologjike dhe mëndësitë. Uliksa bashkëkohorë, ruajnë dhe mbrojnë me kokëfortësi gjuhët e tyre të lashta, zakonet e tyre, kostumet, traditat, bindjet, besimet shekullore dhe impenjimet e përditshme kundër “agresionit” të kristianizmit dhe marksizmit. Larg nga këngët magjepse të sirenave, ata rithërrasin në kujtesë me hiperbolizëm por me të drejtë, ditët e lavdishme dhe kërkojnë pa u lodhur origjinën e largët të qytetërimit të tyre ilir.
Dy popuj që nuk tërhiqen mbrapsht por mbrohen në mënyrë active. Sidomos shqiptarët,  pastaj grekët, të cilët po adoptohen me joshjen e kulturës perëndimore. Të dy e dinë që që përbëjnë dy ishuj gjeografikë dhe aritmetikë jo me shumë vlerë ndër familjet gjigande të Evropës dhe Mesdheut : anglosaksonët, gjermanët-gotë, sllavët, popujt me origjinë latine, arabët-muslimanë. Por tërheqja mbrapsht e tyre do të thotë ; të anullosh mijëra vite të historisë, të zhvlerësosh qytetërimin e tyre, zhdukjen e vecantisë së identitetit të tyre. E dinë që hezitimi do të thotë asimilim, neglizhencë, shfarosje. Ndaj e vetmja armë që mbetet në duart e tyre është rezistenca dinamike.
Dy popuj vëllezër
Dy popuj të vetmuar, vëllezër gjaku. Po, kështu është. Kush mund ta kundërshojë ? Në fakt të huajt, pushtuesit politikë dhe historikë, qoftë armik dhe mik, nuk ka mundur ti ndajë. Popujt tanë e dinë, e ndjejnë, e jetojnë.  I nderuari Panajotis Canellopoulos e nënvizoi së fundmi duke thënë “ gjak i bollshëm shqiptar rrjedh në venat e grekëve”. Edhe Andrea Papandreu konfirmoi “ Ne grekët jemi shqiptarë” rreth njëzet kryeministra gerkë kanë gjak shqiptarë.  Shqiptarët janë shumica dërrmuese e luftëtarve dhe heronjve të 1821 grek. Personalitete supreme të shpirtit grek i përkasin origjinës shqiptare.
Nga ana tjetër “gjaku I bollshëm” grek rrjedh në venat e shqqqiptarve themi ne. Në luftën për clirimin e Shqipërisë, shumë janë luftëtarë grekë… Të vetëm dhe të dashurit e së njëjtës nënë, grekë dhe shqiptarët . Kordonin e kërthizës e kanë të përbashkët që i ka gjeneruar. Eshtë e përbashkët sinteza bazike e gjakut të grekëve, shqiptarve, vllehëve. Bashkë janë pjekur dhe bërë burra në të njëjtat luftra kundër armiqëve, besimeve dhe marshimeve të historisë. Sekuenca shekujsh I kanë ushqyer dhe I kanë rritur në ambicje, ideale, pritjet dhe ëndërat.
Sot asgjë nuk i bashkon
Pa dyshim dy popuj vëllezër, grekët dhe shqiptarët. Por kontraditë e hapur, e vërtetë e helmuar; ditët e vetmisë sonë i numërojmë të ndarë. Edhe pse vëllezër jetojmë të ndarë njëri nga tjetri, të plaçkitur nga propaganda plot iluzione dhe profane. Ndërkohë asgjë nuk na ndau, sot asgjë nuk na bashkon…
Patras, Greqi. 29.02,1984
(Kjo analizë e thelluar e Jorgo Maruga është më voluminoze se ky tekst i risjellë këtu, në analizën origjinale, përfshihet një historik shumë planësh I mardhënieve historike Shqipëri-Greqi, momentet kyce, reprociteti, figurat historike dhe ndikimet e tyre)
RRENJA JONE
Nga Aristidh Kola
Rrënjë e fortë arbërore
Kush mund të të presnj ?
Kush mund të të fshehnj?
Kush mund të të pështronj?
Rrënjë e fortë arbërore lulje e fleta meta nxorre
Rrënjë e fortë Arvanite
Rrënjë e burrave të motit
Rrënjë Heraklliut e Akillefit
Rrënjë e Alksandroit dhe Kastriotit
Rrënjë e fortë Arvanite
Nga merr shpirt e meta rrite ?
Rrënjë e fortë shqipëtare
Rrënjë e Bocarit e Bubullimës
Rrënjë e fjalës e besalidhës
Rrënjë e bukurisë dhe trimëresës
Rrënjë e fortë shqipëtare
Nga ajo jetë nuk u bare
Rrënjë e argjendtë të Greqisë
Hiu e pluhuri t’Anatolisë
Të pështroi, të luftoi, nuk të mundi
Nuk të shuajti nga jeta
Rrënjët e argjendtë të Greqisë
Ajo je të Shqipërisë dhe të Arbërisë
Me gur-madhe të keinë pështruar
Thaanë seu buarsh nga jeta
Thanë se u thajte, thanë se vdiqe
Vunë një pemë të hollë në varr
Edhe thanë “kjo ishte nga rrënjë e parë”

Rrënjë e fortë, rrënjë e argjendtë
Hape dhenë e cajte gurin
Dhe ne diell nxorre kurmin
Nxore kllara, nxorre fleta

Bekuar rrënjë e bekuar nga Mëmë-Dhe
Bekuar rrënjë nga Zoti Diell
Bekuar rrënjë me ujin e Detit..

Athinë 1984.
http://www.lexo.al/ 

Δεν υπάρχουν σχόλια: