Παρασκευή 13 Απριλίου 2018

Mos guxoni të më uroni për Pashkë!

Ika nga Tirana,
herët në mëngjes,
Ringjalljen e Krishtit,
në Labovë ta pres!
Vetëm pak fshatarë,
tani aty janë,
të ma prishin ditën,
s’ka politikanë!
Këtu-në Tiranë,
keq më hipin xhindet,
kur gjithë politika,
nëpër Kisha dyndet!
Edhe gazetarët,
saktësisht mjeranët,
s’kanë kryesor Krishtin,
por politikanët!
Dua ta kem timen,
gjithë këtë ditë,
s’dua të ma prishin,
këta hipokritë!
S’dua të më thotë,
Presidenti Meta,
ç’është sakrifica,
si ringjallet jeta!
Të më flasë për jetën,
një Berishë i zbutur,
kur plot e plot jetë,
këtu ka këputur!
Të flasë për ringjalljen,
goja e shpellarit,
kur shpesh na shpurë,
gjer në buzë të varrit!
Të më flasë Monika,
sot për dashurinë,
kur ka bërë plane,
të djegë Shqipërinë!
Të më flas Lulashi,
me pathos për paqen,
kur si një zjarrvënës,
na ka nxirë faqen!
Derrat e Kënaqur,
të flasin për vlera,
kur këtu kanë mbjellë,
gjemba edhe ferra!
S’dua të më flasin,
sot për drejtësinë,
këta që për turp,
rropën Shqipërinë!.
Shpresa dhe besimi,
këtu hiqen zvarrë,
se këta gjakshprishur,
si djaj i kanë vrarë!
Të rrinë sa më larg,
në fund e në bisht,
se një pikë takimi,
s’kanë me zotin Krisht!
Në gojë mos e zini,
Zotin tonë Krisht,
se emrin ja ndyni,
krejt paturpësisht!
Larg nga Jezu Krishti,
larg nga besimtarët,
se një stres pa fund,
jini për shqiptarët!
Kafshërinë tuaj,
nuk mundet ta zbusni,
ndaj në Pashkën tonë,
turinjtë mos i fusni!
U’a njohim gënjeshtrat,
dhe hipokrizitë,
ndaj dhe mos u shfaqni,
të paktën një ditë!
Krishtin ta mendoni,
me vehten në gjyq,
ca si puna juaj,
e varën në Kryq!
Arben Duka

Δεν υπάρχουν σχόλια:

Ενισχύστε οικονομικά την προσπάθεια μας!

Ετικέτες

ενημέρωση (2161) ενημέρωση-informacion (1417) Αλβανία (904) ορθοδοξία (422) ιστορία-historia (373) Εθνική Ελληνική Μειονότητα (366) ελληνοαλβανικές σχέσεις (311) ορθόδοξη πίστη - besimi orthodhoks (277) Εθνική Ελληνική Μειονότητα - Minoriteti Etnik Grek (251) Β Ήπειρος (238) ορθοδοξία-orthodhoksia (231) ορθόδοξη πίστη (222) εθνικισμός (195) διωγμοί (162) τσάμηδες (122) shqip (119) Κορυτσά-Korçë (118) Κορυτσά Β Ήπειρος (103) informacion (100) Αρχιεπίσκοπος Αναστάσιος (97) ορθόδοξη ζωή (96) ορθόδοξη ζωή- jeta orthodhokse (75) διωγμοί - përndjekje (60) ορθόδοξο βίωμα (59) εθνικισμός-nacionalizmi (56) ορθόδοξη εκκλησία της Αλβανίας (55) Ελλάδα-Αλβανία (48) ανθελληνισμός (44) Ελληνικό Σχολείο Όμηρος (43) πολιτισμός - kulturë (43) Ι.Μ Κορυτσάς - Mitropolia e Shenjtë Korçë (42) besimi orthodhoks (40) Γενικό Προξενείο Ελλάδος Κορυτσά (39) Ορθόδοξη Αυτοκέφαλη Εκκλησία της Αλβανίας - Kisha Orthodhokse Autoqefale Shqiptare (37) ιστορία ορθοδοξίας (36) βίντεο (34) Shqipëria (32) ΕΠΑΝΑΣΤΑΣΗ 1821 (32) κομμουνισμός- komunizmi (30) πνευματικά (27) Μητρόπολη Κορυτσάς - MItropolia e Korçës (23) απόδημος ελληνισμός-helenizmi i diasporës (22) πολιτική-politikë (22) αλβανικά (21) εκπαίδευση (21) Αρχαία Ελλάδα (20) helenët-Έλληνες (19) κομμουνισμός (19) Greqia (17) Βλαχόφωνοι Έλληνες (15)