Ενίσχυση του έργου!

Ενίσχυση του έργου!

Σάββατο 14 Ιουλίου 2018

Rigjallërimi i federalizmit grek - një shembull nga ishujt jonianë*


Richard Pine - Drejtor i librarisë Durrell në Korfuz

Në maj, korfiotët “festuan” 154 vjetorin e ditës kur Shtetet e Bashkuara të Ishujve Jonianë pushuan së ekzistuari dhe u bënë pjesë e Greqisë. Ishte bashkrimi i parë i madh territorial me shtetin e ri dhe ka qenë kontroversial qoftë në Athinë, qoftë në Korfuz. Dhe ende është kështu.
Opinioni në ishuj ishte shumë i ndarë. Grekët ndjenin se ata duhet të ishin pjesë e Greqisë, njësoj si grekët qipriotë do të thoshin një shekull më vonë. Por ata që u pasuruan nën protektoratin 50 vjeçar britanik(që në një masë të madhe bëri një sy qorr ndaj korrupsionit të qeverisë lokale) iu kundërvunë këtij bashkimi politik – enosis.
Në të njëjtën kohë në Athinë, shumëkush druhej se intelektualët dhe kozomopolitanët joniana do të sillnin një liberalizëm dhe radikalizëm problematik ndaj konservatorizimit të rehatshëm të Vouli = Parlamentit.
Rreth 15 vjet më parë një korfiot regjistroi një parti politike me synim realizimin e një fushate për ndarjen nga Greqia. Argumenti i tij, kryesisht për shkak të të ardhurave nga turizmi, ishte se ishuj si Korfuzi, Rodosi, Kreta dhe Mikonos, kontribuojnë në të ardhurat e taksave në thesarin e Athinës, shumë më tepër sesa përfitimet që marrin në këmbim të kësaj. Nuk e kishte gabim: rrugët janë në një gjendje të keqe, thuajse nuk ka struktura spitalore dhe kemi të njëjtin problem “aromatik” me plehërat njësoj si në Atikë.
Për fat të keq, sado korrekt të ketë qenë ai, marrëdhëniet e veta të biznesit e detyruan të ndahet më shpejt me Korfuzin, duke e lënë çështjen e enosis të pazgjidhur. Por ai vetëm sa i dha zë disa shqetësimeve që kanë vazhduar qysh nga viti 1864. Korfiotitët vazhduan të ankoheshin për ndryshimin politik dhe panoramën sociale. Ngritja e pasanikëve të rinj dhe e një klase politike egoiste u përshkrua veçanërisht mirë në romanin e vitit 1922 të Constantin Theotokis, “Skllevër në zinxhirët e vet”, ekranizuar nga Tonis Lykouresis në vitin 2008.
Theotokis ishte një aristokrat që u bë socialist dhe parapriu reformat e mëvonëshme duke dhënë pjesën më të madhe të pasurive të veta në Korfuz qiraxhijnve në mënyrë që atë të mund të zotëronin tokën që e kishin punuar për familjen e tij.
Romani(përkthyer në anglisht nga Mark Davies) është autobiografik në përshkrimin e rënies së aristokracisë dhe të një mënyre ishullore të të jetuarit. Konti, si personazh kryesor, është kaq i varfëruar saqë ai detyrohet të “shesë” vajzën e tij ndaj një borgjezi në ngjitje që ka lidhje me Parlamentin e Athinës.
Si një vajtim i sistemit të vjetër feudal ajo është thjesht kurioze. Por si një shpjegues i zëvendësimit të këtij sistemi nga një klasë e mesme mercenare, për braktisjen e tokës si një mënyrë jetese dhe profesionalizimin dhe komercializimin e politikës moderne, vepra mbetet një akzuë për Greqinë e shekullit të 20-të.
Theotokis ishte kushëri jo vetëm i Dimitrios Rallis, që u bë kryeminstër i Greqisë pesë herë në periudhën 1897-1921, por gjithashtu edhe i Georgios Theotokis, që ishte kryeministër katër herë në të njëjtën periudhë dhe djalit të tij, Nikolaos që u ekzekutua në vitin 1922 si kokë turku për katastrofën e Azisë së Vogël. Kështu që rëndësia e tij në çështjet modern greke, ndërkohë që ne sërish po përmbytemi me refugjatë nga Anadolli dhe me skandale politike apo koka turku, nuk mund të mos jetë më e madhe sesa sot.
Në një kohë kur ndjenja greke e “kombësisë” dhe vetëvendosjes është në majat e veta, është mirë të reflektohet se ajo çfarë i bëri të ndryshëm ishujt jonianë nga pjesa më e madhe gadishullit grek dhe ishujve të Egjeut, ishte dominimi i tyre prej Venedikut, që kultivoi dhe theksoi një kulturë tjetër nga ajo helenike.
Nëse hedhim sytë pas nga “lavdia” e Greqisë historike, shohim se ajo qëndron në qytet-shtetet dhe virtytet dhe veset e tyre – demokracia athinase dhe drama, qëndresa spartane, misteret minoike – më tepër sesa në grekësinë homogjen, apo te një sens politik solidariteti.
Dhe sot, kur mendojmë se ishujt e pretenduara nga Turqia janë pjesë e Greqisë që nga viti 1947, ndërkohë që Kreta dhe Selaniku(kryeqytet i asaj çfarë në të ardhmen mund të quhet Maqedonia e Jugut) u bënë pjesë e Greqisë vetëm në vitin 1913, mund të kuptojmë se federalizmi që ushqeu idetë e Greqisë për vendin e saj në të ardhmen e Ballkanit, mund të të ketë një peshë të vzahdueshme në marrëdhëniet e Greqisë me Shqipërinë, Maqedoninë, Bullgarinë, Qipron dhe deri edhe me Turqinë.
Nëse Korfuzi apo çdo ishull tjetër jonian do të jetë me të vërtetë viabël – aftë  - si një shtet i pavarur, i ndarë nga Greqia, kjo është e diskutueshme. Por nëse Greqia vetë do të vazhdojë për një të ardhme të afërt të monitorohet thellësisht nga kreditorët e huaj dhe analistë politikë, mbikëqyrja e saj nga Venediku dhe më vonë nga Britania nuk do të ishin një model i keq për t’u ndjekur.
Të paktën shpirti krijues, kultura dhe finesa kozmopolitane që ka karakterizuar Korfuzin për shekuj, kur Athina nuk ishte e përshtatshme dhe nuk përmbushte kriteret për të qenë kryeqyteti i shtetit të ri, është diçka që duhet mbajtur gjallë dhe përkujtuar, në një kohë kur situiata ekonomike dhe sociale vazhdon të jetë e zymtë. Por në të njëjtën kohë ne do të na duhej patjetër dikush që mbledh plehërat dhe riparon rrugët.
*Përkthimi dhe titulli nga ResPublica

Δεν υπάρχουν σχόλια: