Ενίσχυση του έργου!

Ενίσχυση του έργου!

Κυριακή 18 Νοεμβρίου 2018

Bularati, përtej Ramizimit dhe Duleizmit*


Leonard Mitro

Përveç një viktime, 35 - vjeçarit Kostandinos Kacifas dhe dramës që përjetoi familja e tij, Bularati prodhoi edhe një ngjarje politike. Rishtare për edukatën tonë nacional-politike. Them për edukatën tonë sepse edhe unë jam pjesëtar i minoritetit etnik grek në Shqipëri dhe ky manifestim nuk erdhi nga hiçi. 
Leximi që po i bën një pjesë e mirë e medias dhe politikës në Shqipëri është i cekët, i pasinqertë dhe në kurriz të lirisë, për të mos thënë zgjatim i megafonëve të pushtetit. Interpretimi është se policia e vrau Katsifën në përmbushje të detyrës, ashtu siç deklaroi kryeministri i Rama, pa u tharë ende gjaku i 35 vjeçarit dhe pa pritur përfundimin e hetimeve.

Shtypi dhe opinioni grek po ashtu është në turbullirën e mosnjohjes dhe rikapitalizimit të vëmendjes ndaj minoritetit ose Epirit të Veriut. Ka pikëpyetje të mëdha mbi vrasjen e Katsifas, a mund të ishte shmangur, a është Shqipëria një vend që jep garanci në këtë drejtim për veprime dhe hetime të pandikuara? A ka vullnet për të zbardhur plotësisht ngjarjen dhe për të analizuar dinamikën e një akti që përfundoi me një viktimë? Katsifas ishte një kriminel i skaduar apo qënie politike e një realiteti të ri në jug të Shqipërisë? 
Ajo që ndodhi në Bularat nuk ishte një rrufe në qiell të hapur, por gllukomë e një terreni të mbarsur në vite. E ndihmuar edhe nga një historioagrafi që opinioni e ka të adoptuar sipas metodikës puniste të përpunimit ideologjik mbi grekët dhe Greqinë, ku media dhe pushteti aktual ka një përgjegjësi kriminale. 
Bashkëjetesa etnike mes minoritetit dhe popullsisë shqiptare nuk është një e dhënë historike që komunizmi na e trashëgoi si vlerë të shtuar dhe as të mirëqenë. Sepse këtë nuk mund ta bëjë kurrsesi një sistem diktatorial që mbillte lavdinë e unitetit të plotfuqishëm nga pushkët e drurit deri te bunkerët paranojakë. 
Vitet 90 ekspozuan një ballafaqim tjetër, ku të dyja palët u vunë në provë si për lidhjet njerëzore, ashtu edhe për respektimin e të drejtave shpirtërore, pronësore apo gjithçka tjetër që lidhet me barazinë para ligjit.
Mediat në Shqipëri u përqendruan te thirrjet antishqiptare që u hodhën në Bularat për të stigmatizuar sërish grekët si një rracë nacionalistësh dhe reaksionarësh që provokuan dhe fyen patriotizmin e kulluar shqiptar. është e vërtetë se ajo shfaqje që pamë në disa fragmente ishte e padenjë dhe kurrsesi pasojë e një reaksioni apo vokacioni të brendshëm të grekëve të Shqipërisë, por kjo nuk e zhbën thelbin e protestës. Reagimin politik bazuar në një ndërgjegjie më të konsoliduar etnike dhe kundër një elite antidemokratike, që mendon se greku s'ka pse të qahet dhe të dalë nga garancitë enveriste që i ka dhuruar ky shtet. 
Minoriteti grek ka shumë arsye për të qenë i pakënaqur, i fyer, i provokuar apo i indinjuar me qeverinë e Zotit Rama, por asnjëherë nuk ka humbur rrugën e arsyes për t'u shfaqur si një turmë e çorientuar, pa kokë dhe mbi të gjitha e infektuar shpirtërisht dhe mendërisht me instikte të një trilleri patriotik, ku dominojnë surrealisht, sopatat, apo purgatorë antropomorfësh. Ama nuk është më populli që i këndonte Partisë dhe as ai që mund t'i këndojë dhe të duartrokasë Edi Ramën. Ky i fundit nuk ka pse çuditet kur "derrat" dhe "korbat" e turmës i drejtohen me gjuhën që ai flet dhe kupton. Farën e kësaj lloj përballje po e mbjell vetë ky personazh qesharak.
Do kishim pritur nga kryeministri i shtetit apo dhe kombit tonë të sillej si kryeministër i të gjithëve, sepse duam apo nuk duam edhe ne grekët e minoritetit jemi pjesë edhe e kombit shqiptar në kuptimin modern të nacionalitetit. Rama dhe jo vetëm  nuk na sheh si të tillë, por na konsideroi si zorrë e padisiplinuar e grekëve të çmendur që ngrihen një ditë të bukur me diell për të sfiduar shtetin e tij demokratik.
Do ishim ndjerë më afër njëri-tjetrit sikur kryeministri i shtet-kombit tonë të ishte i baraslarguar nga etiketimet dhe të ndante bashkë me banorët e minoritetit rëndesën e një ngjarjeje të tillë. Të kuptonim të gjithë bashkë pse mbërritëm këtu dhe a kemi nevojë të reflektojmë. Të kishim të gjithë garanci se hetimet do të zbardhin të vërtetën, edhe nëse në vrasjen e Kacifas ka përgjegjësi të policisë. 
është po aq e vërtetë se aktmorti, në vend të një kortezhi të heshtur për djalin plangprishës të bularatasve apo minoritarëve u shfrytëzua edhe për axhenda të caktuara politike. Disa të ardhura me autobusë nga Athina, ku në vallen e mortit nuk munguan edhe skilet e regjura të etnofolkut politik si Vangjel Dule me shokë. 
Hijena të tilla politike u mblodhën rreth mortit dhe Kacifa ndoshta pa e ditur u dha shansin, të dalin sërish në televizor për të kapur disa vota në emër të Flamurit. Atij flamuri që ky zotëri ka tundur prej vitesh, nga Saranda në Lezhë e ndoshta edhe më lart, për të mbajtur të hapur qepënin personal të atdhetarizmit. 
Vangjel Dule ka kohë që nuk përfaqëson më minoritetin, madje nuk e ka përfaqësuar asnjëherë, ai thjesht ka qenë dhe është në biznesin e tij personal, duke mbajtur në xhep vulën e një partie që tradhëtoi interesat e minoritetit. 
Ka qenë ky personazh që është hedhur nga njëri prehër në tjetrin, sa te zoti Rama aq edhe të Lulzim Basha. I talentuar më së shumti për të importuar votat sa andej këndej, me bastion çuditërisht zonën e bregut dhe jo minoritetin etnik. Në këtë vakum të madh të përfaqëismit politik që ka minoriteti padyshim që ka përgjegjësi direkte edhe Athina, me përkëdheljet në vite ndaj kanakarit të saj Vangjel. 

Δεν υπάρχουν σχόλια: