Ενίσχυση του έργου!

Ενίσχυση του έργου!
Εμφάνιση αναρτήσεων με ετικέτα Kisha Orthodhokse Shqiptare. Εμφάνιση όλων των αναρτήσεων
Εμφάνιση αναρτήσεων με ετικέτα Kisha Orthodhokse Shqiptare. Εμφάνιση όλων των αναρτήσεων

Δευτέρα 25 Δεκεμβρίου 2017

Ο αλεξικέραυνος των ελληνοαλβανικών παρανοιών! - Rrufepritësi i paranojave shqiptaro-greke!




Από τον Μέρο Μπάζε

Ο Αρχιεπίσκοπος Αναστάσιος από σήμερα έχει και αλβανικά χαρτιά. Αυτός θα πολιτογραφηθεί, μετά από 25 χρόνια, παρουσίας στην Αλβανία ως αλβανός πολίτης, μια διαδικασία που περιέχει μέσα της το αρχείο των ελληνοαλβανικων αμφιβολιών και υποψιών που έχουν και οι δυο λαοί προς αλλήλους
 Ερχόμενος το 1991 ως ιεραπόστολος της Επανασύστασης της Ορθόδοξης Εκκλησίας της Αλβανίας, από το Πατριαρχείο της Κωνσταντινούπολης, αυτός μετατράπηκε για το ένα τέταρτο του αιώνα σε αλεξικέραυνο όλων των διλημμάτων της σχέσης με την Ελλάδα. Ο διορισμός τους ήταν δικαιολογημένος αφού η Αλβανία δεν είχε κανένα κληρικό υψηλού προφίλ που θα μπορούσε να γίνει Αρχιεπίσκοπος, ενώ η προσπάθεια για εναντίωση προς αυτόν, ήταν παρατραβηγμένη και δήθεν,  με πολλές πολιτικές προεκτάσεις, αθεϊστική και με φόντο εθνικιστικό. Θα πρέπει να πούμε πως κάποιοι αντίπαλοι του δεν κουράστηκαν ποτέ.
Από την άλλη ο Αρχιεπίσκοπος Αναστάσιος έδειξε εξωπραγματικές διαπραγματευτικές  ικανότητες με τον ιεράρχη της Αλβανικής Ορθόδοξης Εκκλησίας στην Βοστώνη, τον Άρθουρ Λιολίν, ο οποίος από ένας αντίπαλος που υποστηριζόταν πολιτικά από τα Τίρανα, μετατράπηκε σε σύμμαχο, ξεπερνώντας κάθε πρόβλημα μέσα στην Ορθόδοξη Εκκλησία και αφήνοντας την διαμάχη σε πολιτικό επίπεδο.
Υπό την ώθηση του αυξανόμενου εθνικισμού, που εμφανιζόταν κατά την δεκαετία του 90 και με την ακραία σύγκρουση του Μπερίσα με την Ελλάδα, ο Αρχιεπίσκοπος Αναστάσιος ήταν από τα πρώτα θύματα. Το σύνταγμα του 1994, περισσότερο έπεσε από αυτόν παρά από τους διχασμένους και αποδυναμωμένους σοσιαλιστές. Η στοχοποίηση του στο σύνταγμα, ήταν και ο λόγος που ένωσε σχεδόν όλους τους αλβανούς ορθοδόξους ενάντια του σχεδίου και ο Μπερίσα βρέθηκε απέναντι σε δύο μεγάλα κόμματα, το αθεϊστικό  Σοσιαλιστικό Κόμμα   και της ορθόδοξης αλβανικής κοινότητας. Ο Αρχιεπίσκοπος κέρδισε την μάχη αυτή, και ο Μπερίσα κατάπιε σιωπηλά την ήττα.

Έπειτα εναντίον του δεν υπήρχαν πολιτικές μάχες, παρά μόνο δημόσιες προστριβές από τους ακούραστους αντίπαλους του.

Αλλά γιατί όλη αυτή η αναμονή για να γίνει δεκτός ο Αρχιεπίσκοπος Αναστάσιος;

Ο Αναστάσιος Γιαννουλάτος, είναι αναμφίβολα μία από της μεγαλύτερες εικόνες της παγκόσμιας ορθοδοξίας, την οποία μερίδιο των αλβανών από τύχη την ονομάζει δυστυχία. Είναι ένας λόγιος κληρικός, με εξωπραγματική επίδραση στον ορθόδοξο κόσμο, χάρη της οποίας έχει ξαναζωντανέψει την Ορθόδοξη Αλβανική Εκκλησία. Εκατοντάδες εκκλησίες έχουν κτιστεί εκ θεμελίων και άλλες έχουν συντηρηθεί, χάρη της οικονομικής προσφοράς που  ο ίδιος έχει εξασφαλίσει εξαιτίας του παγκόσμιου κύρους του. Ο ίδιος είναι μια εικόνα που είναι καθολικά αποδεκτή στην διεθνής πολιτική και διπλωματική σκηνή,  και είναι «δυνατό κόκκαλο» για να θεωρηθεί πολιτικός στόχος στην Αλβανία.
Η εξαιρετικά σημαντική προσφορά τους στην ανασύσταση της Εκκλησίας και την δημιουργία τους πραγματικού κύρους της Ορθόδοξης Εκκλησίας στην Αλβανία, μερίδιο της κοινωνίας τα βλέπει με καχυποψία, εξαιτίας των αμφιβολιών που βλέπουν τις μεγάλες του ικανότητες ως μια σύγχρονη προσπάθεια για να κρατήσει την Ορθόδοξη Αλβανική Εκκλησία συνδεδεμένη με τον ελληνισμό. Σε αθεϊστικό περιβάλλον όπως αυτό το δικό μας με ελάχιστο θρησκευτικό πολιτισμό και γεμάτο από ελληνοαλβανικές παράνοιες, πάντα βρίσκεται κάποιος που βρίσκει σε ένα δελτίο τύπου της Εκκλησίας για το θάνατο από ατύχημα ενός νέου στην Χιμάρα, ή στην προσέγγιση του προς τους έλληνες στρατιώτες που έπεσαν στην Αλβανία  ένα λόγο για να θολώσει τα εθνικιστικά νερά στην χώρα και πάντα κατηγορούμενος ήταν ο Αρχιεπίσκοπος.
Υπάρχουν και άλλες παράνοιες σχετικά με τις δυνατότητες που έχει η Ορθόδοξη Εκκλησία για να κρατήσει όρθιους τους παλαιούς ναούς  και την τάση του για να χτίζει καινούριους ναούς. Αλλά όλα αυτά είναι μέρος συνομοσιολογίας παρά μέρος της πραγματικότητας.
Ο Αναστάσιος ήρθε εδώ χωρίς να το επιθυμούν όλοι, αλλά κατάφερε να έχει την πλειοψηφία μαζί του. Αυτός σήμερα ζει εν ειρήνη με την πολιτική, το κράτος, την Ορθόδοξη Κοινότητα και λάμπει σε σύγκριση με τους άλλους αλβανούς κληρικούς. Πιστεύω πως είναι πια σε ειρήνη και με τον εαυτό του αφού έχει 25 χρόνια που ζητά να γίνει αλβανός πολίτης. Αυτός θα μπορούσε να το είχε πάρει από το 1992, ή το 2002 , αλλά ακριβώς σ’ αυτή την κρατική διαδικασία συγκρούονταν  όλες οι ευαισθησίες και οι αμφιβολίες των αλβανών για τον ίδιο. Τώρα ελπίζω κανένας πρώην Πρόεδρος, να μην κάνει το ρεζιλίκι του Μέτα με τον Πρόεδρο Τράμπ, και να πει πως διέταξε χωρίς να μας ρωτήσει. Πολύ καλά έκανε και του την εδωσε!!
Τον Αρχιεπίσκοπο Αναστάσιο περισσότερο από τα χαρτιά, τον έκανε μέρος της ιστορίας της Αλβανίας, η προσφορά τους για την Ορθόδοξη Εκκλησία της Αλβανίας. Από τον τρόπο που αυτή η Εκκλησία θα συνεχίσει την διαδρομή της  και τον τρόπο πως θα επιβιώσει στο μέλλον θα καταλάβουμε το πραγματικό του βάρος στην ιστορία μας, και ίσως να βρεθούμε στην δύσκολη θέση για το πώς σ’ έναν Αρχιεπίσκοπο του εμπιστευτήκαμε την Εκκλησία αλλά δεν μπορούσαμε να του εμπιστευτούμε κάτι παλιό χαρτιά τα οποία δεν αφήσαμε άνθρωπο χωρίς να του τα δώσουμε.
Μετάφραση, επεξεργασία Πελασγός Κορυτσάς 
Nga Mero Baze

Kryepeshkopi Janullatos prej sot ka dhe letra shqiptare. Ai do të regjistrohet pas 25 vitesh qëndrimi në Shqipëri si shtetas shqiptar, një proces i cili mbart brenda vetes gjithë arkivën e dyshimeve shqiptaro-greke, ndaj njëri tjetrit.

I ardhur në vitin 1991 si misionar i Ringritjes së Kishës Ortodokse Shqiptare, nga Patriarkana e Stambollit, ai u bë për çerek shekulli rrufepritësi i gjithë dilemave të marrëdhënieve me Greqinë. Emërimi i tij justifikohej, pasi Shqipëria nuk kishte asnjë klerik të profilit të lartë që mund të bëhej Kryepeshkop, kurse përpjekja për ta kundërshtuar atë, ishte e sforcuar dhe me gjasa, me shumë ngarkesa politike, ateiste dhe nacionaliste pas saj. Dhe duhet thënë se shumë  kundërshtarë të tij, nuk u lodhën kurrë.

Nga ana tjetër Kryepeshkopi Janullatos tregoi aftësi të jashtëzakonshme negociuese me hierarkun e Kishës Ortodokse shqiptare në Boston, At Artur Liolin, i cili nga një rival i tij i mbështetur politikisht nga Tirana kundër tij, u kthye në një aleat, duke tejkaluar çdo problem brenda Kishës Ortodokse dhe duke e lënë konfliktin në nivel politik.

Nën shtytjen e një nacionalizmi në rritje, që po shfaqej në fillim të viteve ’90, dhe acarimit të skajshëm të Berishës me Greqinë, Kryepeshkopi Janullatos ishte një viktimat e para. Kushtetuta  e vitit 1994, në fakt më shumë se sa nga socialistët e dobësuar dhe të përçarë u rrëzua prej tij. Shënjestrimi i tij në Kushtetutë, ishte arsyeja që bashkoi thuajse gjithë ortodoksit shqiptarë kundër projektit dhe Berisha u gjend përballë dy partive të mëdha politike, Partisë Socialiste ateiste dhe komunitetit ortodoks shqiptar. Kryepeshkopi e fitoi atë betejë, dhe Berisha e gëlltiti humbjen në heshtje.

Më pas ndaj tij nuk ka pasur më beteja politike, por vetëm fërkime publike nga kundërshtarët e palodhur të tij.

Por përse ky kalvar i gjatë për t’u pranuar Kryepeshkopi Janullatos?

Anastas Junallatos, është padyshim një nga figurat më të mëdha të ortodoksisë botërore, të cilën një pjesë e shqiptarëve nga fat e quanin fatkeqësi. Ai është një klerik eurdit, me një ndikim të jashtëzakonshëm në botën ortodokse, falë të cilit ai ka ringjallur Kishën Ortodokse shqiptare. Qindra kisha janë rindërtuar nga e para dhe të tjera ja kanë dalë të mirëmbahen, falë kontributeve financiare që ai ka siguruar për shkak të autoriteit të tij ndërkombëtar. AI është një figurë e mbarëpranuar dhe në botën politike dhe diplomatike ndërkombëtare dhe një kockë e vështirë për t’u konsideruar target i sulmeve politike në Shqipëri.

Meritat e tij të jashtëzakonshme në ngritjen e Kishës dhe krijimin e një autoriteti real të Kishës Ortodokse në Shqipëri janë parë me dyshim nga një pjesë e shoqërisë, për shkak të dyshimeve se aftësitë e tij të mëdha, janë një përpjekje e moderuar për ta mbajtur Kishën Orotodokse Shqiptare të lidhur me helenizmin. Në një mjedis atesit si ky i yni, me një kulturë minimaliste fetare dhe me plot paranoja shqiptaro-greke, gjithmonë gjendet dikush që gjen tek një deklaratë proteste e Kishës për vrasjen aksidentale të një të riu në Himarë, apo afërsia me kauzën e ushtarëve të vrarë grekë në Shqipëri, një arsye për të turbulluar ujërat nacialiste në vend dhe nën akuzë ka qenë gjithnjë Kryepeshkopi.

Ka paranoja të tjera rreth mundësive që ka Kisha Ortodokse të mbajë në këmbë trashëgiminë e kishave të vjetra ortodokse shqiptare dhe prirjen për të ndërtuar kisha të reja, por të gjitha këto janë më shumë pjesë e një konspiracioni se sa pjesë e një historie reale.

E vërteta që do mbetet është se Anastas Janullatos erdhi këtu pa dëshirën e të gjithëve, por ja ka dalë të ketë shumicën me vete. Ai është sot në paqe me politikën, me shtetin, me Komunitetin Orotodoks dhe shkëlqen në raport me klerikët e tjerë të lartë shqiptarë. Dhe besoj se është në paqe dhe me veten përderisa ka 25 vite që kërkon të jetë dhe shtetas shqiptar. Ai mund të merrte ato dhe qysh në vitin 1992, apo 2002, por pikërisht tek ky akt shtetëror, përplaseshin gjithë ndjeshmëritë dhe dyshimet shqiptare për të. Tani shpresoj  që ndonjë ish President, të mos bëjë atë turp që bëri Ilir Meta me Presidentin Trump, dhe të thotë që e dekretoi pa u konsultuar me ne. Mirë bëri që ia dha!

Kryepeshkopin Janullatos më shumë se sa letrat, e bënë pjesë të historisë së Shqipërisë, kontributi i tij për Kishën Ortodokse Shqiptare. Nga mënyra se si kjo Kishë do të vazhdojë rrugëtimin e saj dhe do të mbijetojë në të ardhmen do të kuptojmë peshën reale të tij në historinë tonë, dhe ndoshta do të ndjehemi në siklet, se si një Kryepshkopi i besuam Kishën, por nuk i besonim dot një palë letra. Të cilat kujt nuk ia kemi dhënë!



Κυριακή 24 Δεκεμβρίου 2017

Letra e Presidentit Meta dërguar Fortlumturisë së Tij, Anastas Janullatos

Fortlumturi,
Kremtimi i festës së Lindjes së Krishtit, më jep gëzimin e madh t’Ju uroj nga zemra, Juve dhe të gjithë besimtarëve ortodoksë shqiptarë Gëzuar Krishtlindjet!
Uroj që kjo festë e bukur e Krishterimit, e cila mishëron njëkohësisht vlera hyjnore dhe njerëzore, të sjellë më shumë shpresë, lumturi e qetësi, dashuri e besim, harmoni e mirëkuptim dhe të forcojë më tej paqen në familje e në shoqëri, mes njerëzve e mes popujve, si kusht i domosdoshëm i begatisë së shoqërisë dhe përparimit të njerëzimit.
Në këtë ditë të bekuar për besimtarët e krishterë dhe për të gjithë shqiptarët, vlerat e tyre të veçanta të besimit, trashëgimia e harmonisë dhe tolerancës së shkëlqyer ndër-fetare, na bëjnë më të vetëdijshëm e njëkohësisht krenarë për këtë pasuri shpirtërore e njerëzore dhe rëndësinë e dimensionin e saj të patjetërsueshëm e të pazëvendësueshëm.
Kjo vlerë e pasuri shpirtërore unike, historike dhe kombëtare e popullit tonë është trashëguar dhe është ruajtur, kultivuar e përcjellë brez pas brezi falë mundit, sakrificës, përpjekjeve, përkujdesjes dhe ndjenjës së lartë të përgjegjësisë e detyrimit të besimit të fortë shpirtëror të udhëheqësve të besimeve fetare të shqiptarëve.
Jam i lumtur të pohoj se Fortlumturia Juaj i përket pikërisht këtyre udhëheqësve të nderuar të besimeve fetare të popullit shqiptar.
Gjatë 25 viteve si Kryepeshkop i Tiranës, Durrësit dhe të gjithë Shqipërisë, duke kontribuar me përkushtim në ringritjen e plotë kanonike dhe shpirtërore të Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë, në rimëkëmbjen dhe ngritjen e objekteve të besimit ortodoks, në ringjalljen, kultivimin dhe ruajtjen e traditës shumëshekullore të besimit ortodoks në Shqipëri dhe në ndërtimin e veprave në fushën e arsimit, shëndetësisë, mirëqenies sociale, zhvillimit rural, kulturës dhe mjedisit në Shqipëri, keni dëshmuar se udhëhiqeni nga besimi, dashuria, paqja, shpresa dhe mësimet e veprat e shenjta të Zotit.
E kam ndjekur me vëmendje aktivitetin Tuaj të palodhur ndërkombëtar, vizitat në Vatikan dhe në vende të shumta të botës, duke i shërbyer jo vetëm njohjes ndërkombëtare të Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë, por veçanërisht përhapjes, përtej kufijve të Shqipërisë, të vlerave e pasurisë së harmonisë, tolerancës dhe bashkëjetesës ndër-fetare të popullit shqiptar.
Përkushtimi Juaj shembullor shpirtëror dhe kontributi juaj gjatë këtyre viteve, është vlerësuar me të drejtë me titullin “Qytetar Nderi” i qytetit të Tiranës, Korçës dhe Durrësit dhe me urdhrin e lartë të Presidentit “Gjergj Kastriot Skënderbeu” për kontributin e vyer në ringjalljen e besimit shpirtëror dhe forcimin e mëtejshëm të harmonisë, tolerancës dhe bashkëjetesës ndër-fetare të popullit shqiptar.
Çmoj e shpreh mirënjohje, veçanërisht për ndihmën Tuaj dhe të Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë ndaj vëllezërve tanë nga Kosova, gjatë krizës së rëndë humanitare të vitit 1999.
E vlerësoj lart kujdesin dhe vëmendjen që keni treguar për arsimimin dhe përgatitjen e brezit të ri të klerikëve shqiptarë dhe krijimin e qendrave rinore në qytete e fshatra të ndryshme, duke ruajtur kështu trashëgiminë e çmuar shqiptare të këtij besimi dhe identitetin e tij, larg influencave, tendencave dhe ndikimeve të huaja, të padobishme dhe të rrezikshme për bashkësinë shqiptare ortodokse dhe për vetë popullin shqiptar.
Fortlumturia Juaj,
Në këtë ditë të bekuar të Krishtlindjeve, jam shumë i lumtur t’ Ju bëj me dije se kam marrë vendimin, edhe në vijim të vullnetit Tuaj “…për të vërtetuar lidhjen e pandashme me vendin që doni sinqerisht dhe i shërbeni me vetësakrifikim…”, t’Ju jap shtetësinë shqiptare, nëpërmjet Dekretit të Presidentit të Republikës së Shqipërisë, Nr. 10700, të datës 22 dhjetor 2017.
Duke shprehur bindjen time se ky veprim, jo vetëm përmbush një detyrim institucional, por është edhe shprehje e mirënjohjes ndaj Jush dhe aktivitetit e përkushtimit Tuaj shpirtëror në Shqipëri, Ju uroj sërish Juve, besimtarëve ortodoksë, të krishterë e të gjithë shqiptarëve, të kalojnë Krishtlindje të bukura, të gëzuara dhe të lumtura dhe lutjet e kësaj ditë të shenjtë të sjellin më shumë paqe, dashuri, harmoni e mirëkuptim jo vetëm mes nesh, por edhe mes të gjithë kombeve të botës.
Me respekt,

O Ιλλύρ Μέτα δίνει την Αλβανική Υπηκοότητα στον Αρχιεπίσκοπο Αναστάσιο μετά από 25 χρόνια αναμονής. -Ilir-Meta i jep shtetësinë shqiptare Kryepiskopit Anastas, më parë e ‘refuzuan’ pesë presidentë

kisha-ortodokse
Presidenti Ilir Meta ka firmosur në 22 dhjetor dhënien e shtetësisë shqiptare për kreun e kishës Ortodokse, Janullatos.

Por kërkesa e tij për te marrë shtetësinë shqiptare daton që në viti  1992 kur President ishte Sali Berisha.

Dosja qëndroi në tryezën e Presidentit edhe gjatë mandateve 5-vjeçare të Meidanit, Moisiut, Topit dhe Nishanit të cilët ndoqën praktikën e paraardhësit, duke ia kaluar pasuesit vendimmarrjen.

Historia e ardhjes së Janullatosit në krye të Kishës Ortodokse Autoqefale Shqiptare, zë fill në qershor të vitit 1991, ku u ngarkua me detyrën e ekzarkut nga Patriarkati Ekumenik i Kostandinopojës, me titullin peshkop i Andrusës. Në atë kohë ndodhej në Afrikën Lindore, i ngarkuar me detyrën e “Kryepeshkopit aktiv” për mëkëmbjen e Kishës Ortodokse të Kenias, Ugandës dhe Tanzanisë, me qendër në Nairobi. Caktimin e tij si ekzark në Shqipëri e miratoi edhe presidenti Ramiz Alia.
Ο Πρόεδρος της Αλβανικής Δημοκρατίας έχει υπογράψει στις 22 Δεκεμβρίου την απόδοση αλβανικής υπηκοότητας για τον Αρχιεπίσκοπο Αναστάσιο.

Το αίτημα του για αλβανική υπηκοότητα βρισκόταν σε εκκρεμότητα από το 1992 όταν ως πρόεδρος της Δημοκρατίας ήταν ο Σ Μπερίσα

Ο φάκελος κάθισε στο γραφείο των Προέδρων και κατά της πενταετές θητείες του Μεϊντάνη, Τόπι, Νισάνη κανείς δεν πήρε την απόφαση.

Ο Αρχιεπίσκοπος Αναστάσιος είναι αρχιποιμένας  της Ορθόδοξης Εκκλησίας της Αλβανίας από το Ιούνιο του 1991, όταν και του ανατέθηκε το καθήκον του Οικουμενικού Πατριάρχη της Κωνσταντινούπολης με τον τίτλο του Επισκόπου Ανδρούσης. Κατά την περίοδο αυτή βρισκόταν στην Ανατολική Αφρική, και είχε το καθήκον του «ενεργού Αρχιεπισκόπου» και έδινε αγώνα για την ανασύσταση της Εκκλησίας της Ουγάντας και Κένιας αλλά και Τανζανίας με κέντρο την Ναϊρόμπη.  Το ρόλο του ως έξαρχο της Αλβανίας το ενέκρινε και ο Ραμίζ Αλία



Presidenti_Ilir_META

Postimi i Metës

Të dashur miq,

Në vigjilje të Krishtlindjeve, kam kënaqësinë të bëj publik vendimin tim për t’i dhënë shtetësinë shqiptare Kryepeshkopit të Tiranës, Durrësit dhe gjithë Shqipërisë, Fortlumturisë së Tij, Anastas Jannullatos.

Kontributi dhe përkushtimi i tij në 25 vite i ka shërbyer jo vetëm ringritjes kanonike dhe shpirtërore të Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë dhe arsimimit e përgatitjes së brezit të ri të klerikëve shqiptarë por edhe afirmimit ndërkombëtar dhe njohjes së Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë kudo në botë.

Fortlumturia e Tij ka dhënë, në bashkëpunim të ngushtë me udhëheqësit e tjerë të besimeve fetare në Shqipëri, një kontribut të jashtëzakonshëm në forcimin e harmonisë, tolerancës dhe bashkëjetesës ndër-fetare, kësaj pasurie kombëtare të popullit tonë.

Bekuar qoftë harmonia dhe bashkëjetesa fetare mes shqiptarëve!

Foto e dekretit



Η Ανάρτηση του Ιλλύρ Μέτα

Αγαπητοί φίλοι


Παραμονή Χριστουγέννων έχω την μεγάλη ευχαρίστηση να ανακοινώσω την απόφαση μου ώστε να αποδώσω την Αλβανική Υπηκοότητα στον Αρχιεπίσκοπο των Τιράνων, Δυρραχίου και πάσης Αλβανίας, στον  Μακαριότατο Αρχιεπίσκοπο  Αναστάσιο Γιαννουλάτο.

Η προσφορά του και η αφιέρωση του  αυτά τα 25 χρόνια όχι μόνο έχει βοηθήσει για την ανασύσταση της Αυτοκέφαλης Ορθόδοξης Εκκλησίας της Αλβανίας, αλλά και την προετοιμασία των νέων αλβανών κληρικών αλλά και την διεθνή προσέγγιση για την προώθηση της Ορθόδοξης Αυτοκέφαλης Εκκλησίας της Αλβανίας παντού στο κόσμο
Ο Μακαριότατος σε στενή συνεργασία με άλλους θρησκευτικούς ηγέτες στην Αλβανία, έχει προσφέρει τα μέγιστα για την ενίσχυση της θρησκευτικής αρμονίας, της διαθρησκευτικής συμβίωσης, πράγμα που αποτελεί εθνικό πλούτο του λαού μας.

Ευλογημένη ας είναι η αρμονία και η θρησκευτικής συμβίωσε μεταξύ των αλβανών.


Φωτογραφία της απόφασης από κάτω


dekreti janullatos

Προετοίμασε  Πελασγός Κοριτσάς.

Σάββατο 23 Δεκεμβρίου 2017

Tjetërsimi dhe kuptimi esencial i Krishtlindjes


† Anastasi
Kryepiskop i Tiranës, Durrësit dhe i Gjithë Shqipërisë

KRISHTLINDJE 2017

Tjetërsimi dhe kuptimi esencial i Krishtlindjes

Klerit dhe popullit besimtar

                  Bij fort të shtrenjtë më Zotin,
 
“Perëndia është dashuri. Në këtë u shfaq dashuria
e Perëndisë te ne: Se Perëndia, Birin e tij, të vetëmlindurin,
e dërgoi në botë, që të rrojmë me anë të atij” (1 Jn. 4:8-9)

    E kremtja e Krishtlindjes, në shoqëritë tradicionalisht të krishtera, ruan diçka të veçantë. Ajo rrezaton dritë, paqe, dashuri dhe shpresë. Por, për shkak të mënyrës si kremtohet në vendet tona të shekullarizuara, shpeshherë kuptimi i Krishtlindjes tjetërsohet dhe humbet brenda zbukurimeve të shumta. Histeria e konsumizmit dhe indiferenca shpirtërore e rrudhin interesin fetar. Shfaqjet e luksit dhe të lavdidashjes e deformojnë bukurinë e thjeshtësisë dhe të pafajësisë. Nuk bëhet fjalë për fenomene të jashtme. Ky modifikim ndodh pakuptuar në ndërgjegjen tonë.
    Tjetërsimi plotësohet me pushtimin e një figure që nuk ka lidhje me Krishtlindjen, që quhet “Shën Vasili” apo babagjyshi i Krishtlindjes, i cili na shfaqet si një plak i shëndoshë me rroba të kuqe, që vjen nga Veriu dhe shpërndan dhurata. Ky mit i krijuar, që rrëmben fantazinë e të vegjëlve dhe të mëdhenjve, në thelb është një shtrembërim i frikshëm i figurës së mrekullueshme të mësuesit të urtë ekumenik, Shën Vasilit të Madh, Kryepiskopit të Qesarisë, i cili e jetoi dhe e predikoi Ungjillin e Krishtit, duke lehtësuar vuajtjen njerëzore me vepra dashurie të realizuara për herë të parë në histori.
    Kisha këmbëngul të zbulojë kuptimin esencial të së kremtes: “Perëndia është dashuri”. Kështu u shfaq dashuria e Perëndisë për ne: dërgoi Birin e Tij, të vetëmlindurin, në botë, që të rrojmë me anë të Atij, duke përjetuar të vërtetën, fuqinë dhe hirin e Tij. “Perëndia u shfaq në mish” (1 Tim. 3:16). Kjo e dallon në mënyrë specifike besimin e krishterë nga çdo ideologji dhe sistem tjetër fetar. Duke theksuar se Perëndia është dashuri, shpallet qartë se Krijuesi dhe Zoti i gjithësisë nuk është një energji personale e përmbiepërme, dituri, fuqi, që njeriu do të kishte mundësi t’i afrohej me anë të aftësive të tij intelektuale. Është Perëndi personal dhe e shfaq dashurinë e Tij me marrëdhënie konkrete me gjininë njerëzore.
    Biri dhe Fjala e Tij merr natyrën njerëzore, “mishërohet”. Kuptimi unikal i së kremtes formulohet saktë nga Athanasi i Madh: “Fjala e Perëndisë u bë njeri që t’i çojë njerëzit në hyjnizim”. Lindja e Krishtit i ngjan një vaksine dashurie, që vepron mistikisht dhe përhapet në mënyrë afatgjatë brenda trupit të njerëzimit. Gjithnjë e më tepër dashuria tërheq respektin dhe admirimin e gjithanshëm dhe pranohet si vlera kryesore mbarënjerëzore.
    Gjatë periudhës së këtyre të kremteve, çdo besimtar ftohet në një riorganizim të brendshëm. Ftohet të ndërgjegjësohet më thellë rreth kuptimit të ardhjes së Shpëtimtarit Krisht në rrugëtimin historik të njerëzimit. Kjo Ngjarje vazhdon të mbetet rrënja e zbulesës së krishterë dhe ushqen çdo lloj propozimi dhe çdo vlerë tjetër të krishterë.
    Veçanërisht e rëndësishme është se Perëndia është Ai që i pari shfaq dashurinë e Tij: “Në këtë është dashuria, jo se ne e deshëm Perëndinë, por se ai na deshi ne dhe dërgoi Birin e tij shpërblim për mëkatet tona” (1 Jn. 4:10). Nga ky burim i dashurisë buron edhe detyrimi i dashurisë sonë: “Të dashur, nëse na deshi kështu Perëndia, edhe ne kemi detyrë të duam njëri-tjetrin” (1 Jn. 4:11). Perëndia dashuron pavarësisht nëse të tjerët janë ose jo të denjë për dashurinë e Tij, dhe nëse në fund i përgjigjen siç duhet kësaj dashurie. Rrezaton atë që Vetë është: Dashuri. Dhe ata që e ndjekin, i fton pikërisht në këtë cilësi të dashurisë.

* * *

    Por ekziston akoma edhe një tjetërsim. Ky e plagos rëndë kuptimin e dashurisë. Dashuria, kjo fjalë e mrekullueshme, përdoret me semantika të ndryshme që e modifikojnë kuptimin e saj të vërtetë. Ky tjetërsim i saj mbizotëron në aq shumë forma të artit të epokës sonë, saqë njeriu pyet veten: Ku është dashuria që humbi në erotizëm? Dhe ku është erosi që humbi në pasione, të cilat vështirë se mund t’i nxërë goja e njeriut?
    Kisha, si “Trup i Krishtit”, nxjerr vazhdimisht në pah kuptimin e dashurisë, siç e zbuloi Jisu Krishti me Lindjen e Tij, me tërë jetën dhe doktrinën e Tij. Dashuria gërshetohet me përulësinë e vullnetshme. Çlirimtari erdhi në botë si foshnjë e pafajshme. Ky është një veprim i mahnitshëm i Perëndisë së pashprehshëm dhe të pakonceptueshëm të dashurisë. Është diçka e pakapshme për frekuencat e kapacitetit perceptues njerëzor.
    Dashuria është një lëvizje lirie për t’u çliruar nga robëria e egocentrizmit. Ajo përcakton sjelljen njerëzore në të gjitha shprehjet e saj. Dashuria është zemërgjerë, ka fuqinë për të falur, nuk ka smirë, nuk mburret, nuk mbahet me të madh, nuk kërkon të sajat, nuk zemërohet, nuk mendon të keqen për të tjerët, nuk gëzohet për padrejtësinë, por gëzohet kur shikon të mbizotërojë e vërteta (shih 1 Kor. kap. 13). Dashuria nuk njeh kufij racorë, socialë apo politikë.
    Reagimi i të krishterëve besimtarë ndaj epidemisë së lakmisë dhe padrejtësisë që fshikullon shoqëritë e shekullarizuara kapitaliste, si dhe ndaj amokut të dhunës dhe të urrejtjes që në shekullin tonë shpërthejnë me parulla fetare, është përjetimi dhe ofrimi i dashurisë me përulësi dhe predispozitë flijuese. Asnjë institucion social nuk e zëvendëson dot Kishën në këtë kontribut. Ajo është punishtja diakronike e dashurisë. Duke pasur si krye të saj Krishtin, i Cili është Dashuria e Mishëruar e Perëndisë, shpall se: “Perëndia është dashuri” (1 Jn. 4:16) dhe se mënyra e vetme për një jetë të vërtetë është të përjetojmë dashurinë, siç e përjetuan shenjtorë të panumërt në të gjitha epokat. Vetëm kështu “do të rrojmë me anë të tij” dhe të jemi në kungim me Atë: “Perëndia është dashuri; dhe ai që qëndron në dashuri, qëndron në Perëndinë, dhe Perëndia në atë” (1 Jn. 4:16).
    Vëllezërit e mi, e kremtja e Lindjes së Krishtit zbulon një dimension të pamasë të dashurisë. Le t’i përqasemi asaj me meditim, lutje dhe mirënjohje për këtë dhuratë të mrekullueshme të Perëndisë. Krishtlindje të bekuara me dashuri jo të shtirur në zemrën tonë, por me dashuri të mbushur me përulësi, paqe dhe ndjeshmëri sociale, siç na e zbuloi Jisu Krishti, Çlirimtari dhe Zoti ynë.


Me lutje të zjarrta te Zoti
†Anastasi
Kryepiskop i Tiranës, Durrësit dhe i Gjithë Shqipërisë

Πέμπτη 21 Δεκεμβρίου 2017

Αρχιεπίσκοπος Αναστάσιος: 25 χρόνια έργου υπέρ της κοινωνίας (βίντεο) - Kryepiskopi Anastas: 25 vjet vepra në dobi të shoqërisë.(video)

Αρχιεπίσκοπος Αναστάσιος: 25 χρόνια έργου υπέρ της κοινωνίας

«Στην Αλβανία, το πρώτο που ένοιωσα ήταν ένας μεγάλος πόνος και μια αίσθηση οδύνης για τα όσα είχαν συμβεί, τα οποία εμείς από το εξωτερικό είχαμε παρακολουθήσει απλώς ως θεατές».

Με μία αποκαλυπτική μαρτυρία, ο Προκαθήμενος της Ορθοδόξου Αυτοκέφαλου Εκκλησίας της Αλβανίας κ.κ Αναστάσιος καταθέτει τον προσωπικό του διαρκή αγώνα, την προσδοκία, την προσπάθεια, την αγωνία για να «αναστηλώσει» την Ορθόδοξη Εκκλησία στην Αλβανία, από τον Ιούνιο του 1992, τότε που εξελέγη Αρχιεπίσκοπος Τιράνων, Δυρραχίου και πάσης Αλβανίας, έως σήμερα.

Ο Ιεράρχης, κατά κόσμον Αναστάσιος Γιαννουλάτος, με σπουδές στην Ελλάδα και τη Γερμανία, είχε προοπτική, όπως επισημαίνει, να εργαστεί στη χώρα μας και στην Αφρική. Τον Ιανουάριο του 1991 -ενώ ήταν Τακτικός Καθηγητής του Πανεπιστημίου Αθηνών και Τοποτηρητής της Ιεράς Μητροπόλεως Ειρηνουπόλεως στην Ανατολική Αφρική- δέχεται από το Οικουμενικό Πατριαρχείο τηλεφώνημα ότι επελέγη Πατριαρχικός Έξαρχος εν Αλβανία, για να εξετάσει τί είχε απομείνει από την Ορθοδοξία σε μια χώρα, η οποία επί 23 χρόνια ήταν κάτω από τον πιο σκληρό αθεϊστικό διωγμό και είχε ολοκληρωτικά διαλυθεί.

«Ποτέ δεν είχα σκεφθεί κάτι τέτοιο. Υπακούοντας, όμως, στο αίτημα του Οικουμενικού Θρόνου, αποδέχθηκα την πρωτόγνωρη αυτή αποστολή», δηλώνει στο Αθηναϊκό Πρακτορείο Ειδήσεων σημειώνει πως χρειάστηκαν έξι μήνες, για να του χορηγήσουν οι αλβανικές Αρχές θεώρηση του διαβατηρίου του. Ένα χρόνο αργότερα, από τη θέση πλέον του Προκαθημένου, βρίσκεται σ΄ ένα δύσκολο περιβάλλον.

Η μετακομμουνιστική Αλβανία

Ο Αρχιεπίσκοπος Αναστάσιος ξεδιπλώνει την κατάσταση που κλήθηκε, τότε, να αντιμετωπίσει και τη ζοφερή πραγματικότητα στην Αλβανία του 1992.

«Είχαμε και άλλοτε διωγμούς της θρησκείας, αλλά αυτό που συνέβη στην Αλβανία ήταν κάτι το μοναδικό. Η Εκκλησία διαλύθηκε εντελώς. Ανάλογα φαινόμενα δεν έχουμε στην ιστορία. Δεν υπάρχει άλλο Κράτος που ανακηρύχθηκε με το Σύνταγμά του αθεϊστικό. Ο Ενβέρ Χότζα ήθελε να πρωτοτυπήσει. Οι περισσότεροι ναοί γκρεμίστηκαν ή μετατράπηκαν σε στάβλους, αχυρώνες, μηχανουργεία, κινηματογράφους κ.ά.

Όλοι οι κληρικοί υποχρεώθηκαν να εγκαταλείψουν το έργο τους. Το χειρότερο δεν ήταν πως οι ναοί κατεδαφίστηκαν, αλλά ότι οι διώκτες προσπάθησαν να ξεριζώσουν από τις καρδιές των ανθρώπων τη δυνατότητα να πιστεύουν. Από τα παιδικά έως τα πανεπιστημιακά χρόνια, η εκπαίδευση ήταν συστηματικά αθεϊστική. Ο ανελέητος διωγμός οδήγησε τη χώρα σε πνευματική κατάρρευση. Όπως χαρακτηριστικά γράφει ο Ντοστογιέφσκι, αν δεν υπάρχει Θεός, όλα επιτρέπονται».

Η ελπίδα αναστήθηκε

Με τη μεγάλη προσδοκία ότι θα ριζώσει και πάλι η ελπίδα, ο Μακαριώτατος έφτασε στην Αλβανία σε ηλικία 62 ετών, χωρίς να γνωρίζει τη γλώσσα. «Στη χώρα αυτή είχαν σταυρώσει και είχαν θάψει τον Χριστό για 23 χρόνια. Τελικά όμως ο Χριστός Ανέστη» επισημαίνει και συνεχίζει λέγοντας ότι οι πρώτες λέξεις που έμαθε ήταν αυτός ο χαιρετισμός στα Αλβανικά.

«Όταν φτάσαμε στον ερειπωμένο Καθεδρικό Ναό του Ευαγγελισμού, ο οποίος τα προηγούμενα χρόνια είχε μετατραπεί σε γυμναστήριο, ρώτησα πώς λέγεται το "Χριστός Ανέστη" στα αλβανικά. Πρόσθεσα, πάρετε ο καθένας ένα κερί. Όταν το άναψαν, αναφώνησα "Krishti u Ngiall"! (Χριστός Ανέστη!). Με πολλή συγκίνηση και δάκρυα, οι λιγοστοί παριστάμενοι αντιφώνησαν "Vertet u Ngjall"! (Αληθώς Ανέστη!). Η ελπίδα αναστήθηκε. Δημιουργήθηκε νέα προοπτική για το μέλλον. Η προσπάθεια αυτά τα χρόνια συντελέστηκε μέσα σε σύννεφα, καταιγίδες και πολλαπλές δυσκολίες. Το «Χριστός Ανέστη» καθόρισε τον ρυθμό της όλης πορείας», τονίζει.

Μωσαϊκό Βαλκανικής πραγματικότητας

Η πραγματικότητα στην Αλβανία καθορίζει και την ιδιοτυπία της Εκκλησίας, την οποία ο Ποιμενάρχης πρέπει να διαχειριστεί, ώστε να κτίσει γέφυρες αγάπης, αλληλεγγύης και προοπτικής. Πέραν του γεγονότος ότι επρόκειτο για μια «εντελώς διαλυμένη Εκκλησία, αποτελούσε συγχρόνως ένα μωσαϊκό, αν θέλετε, της Βαλκανικής πραγματικότητος», λέει χαρακτηριστικά ο Αρχιεπίσκοπος Αναστάσιος και παραθέτει τις ιδιαιτερότητες του περιβάλλοντος, μέσα στο οποίο έδωσε αγώνα για να μεταφέρει το μήνυμα του Ευαγγελίου.

«Μία ιδιοτυπία αυτής της Εκκλησίας είναι ότι δεν έχει ομοιογένεια εθνικής καταγωγής. Είναι κάτι που δεν γίνεται εύκολα αντιληπτό. Τα μέλη της είναι Αλβανοί, Έλληνες, Σλάβοι, Βλάχοι (άλλοι συνδεόμενοι με την Ελλάδα, άλλοι με τη Ρουμάνια, άλλοι απορροφημένοι από την τοπική κοινωνία) κ.ά. Προσπαθήσαμε από την πρώτη στιγμή να είμαστε όλοι μαζί. Συμβολικά τόνιζα: Όλα τα δένδρα στο δάσος είναι ελεύθερα να αναπτυχθούν κάτω από τον Ήλιο της Δικαιοσύνης. Επίσης δεχθήκαμε όσους ήθελαν να ακολουθούν το Παλαιό Ημερολόγιο. Είμαστε ένα μωσαϊκό της Βαλκανικής πραγματικότητος».

Ο ρόλος στην κοινωνία

Με τη βασική αρχή ότι «κάθε ανθρώπινο πρόσωπο είναι Εικόνα του Θεού, άρα πρόσωπο σεβαστό», ο Αρχιεπίσκοπος Αναστάσιος σέβεται όλες τις θρησκευτικές πεποιθήσεις και απλώνει χέρι συνεργασίας και σεβασμού στις θρησκευτικές κοινότητες της Αλβανίας.

Όπως εξηγεί, η Ορθόδοξη Αυτοκέφαλη Εκκλησία της Αλβανίας δεν αποτελεί την πλειοψηφία της χώρας, όπως σε άλλες Βαλκανικές περιοχές, αλλά ούτε μια μικρή περιορισμένη μειοψηφία, όπως στα κέντρα των παλαιφάτων Πατριαρχείων και τονίζει:

«Είμαστε περίπου 20-22% του πληθυσμού της χώρας. Έχουμε σημαντικό ρόλο μέσα στην κοινωνία. Συγχρόνως υπάρχουν και εκείνοι, οι οποίοι ανησυχούν για αυτό τον ρόλο. Προσπαθήσαμε από την πρώτη στιγμή να καλλιεργήσουμε αλληλοκατανόηση και αλληλοσεβασμό. Το κάθε ανθρώπινο πρόσωπο είναι για μάς σεβαστό. Όλοι οι άνθρωποι είναι δημιουργήματα του Θεού. Οι διαφορετικές θρησκευτικές πεποιθήσεις είναι δική τους επιλογή και δική τους ελευθερία. Εμείς τους σεβόμαστε, τους αγαπούμε και συνεργαζόμαστε μαζί τους».

Διάλογος με τις άλλες θρησκευτικές κοινότητες

Ο Ιεράρχης επισημαίνει χαρακτηριστικά πως «η λέξη ανοχή έχει κάτι το υπεροπτικό», ενώ με ήρεμη και γαλήνια εκφορά του λόγου του τονίζει: «Επιδιώκουμε σχέσεις αρμονικές κατανοήσεως και συνυπάρξεως. Ο άλλος μπορεί να είναι διαφορετικός, αλλά δεν σημαίνει ότι είναι αντίπαλος ή εχθρός. Διατηρούμε αγαθές σχέσεις με τη Μουσουλμανική Σουνιτική κοινότητα, την κοινότητα των Μπεκτασί, τη Ρωμαιοκαθολική και την Προτεσταντική. Βρισκόμαστε σε "διάλογο ζωής". Προφανώς, δεν κάνουμε καμιά έκπτωση στις ιδέες, στις πεποιθήσεις μας. Είμαστε αυτό που είμαστε, αλλά όχι σε σχέση συγκρουσιακή».

Ένα παράθυρο ανοιχτό στην κοινωνία και τον πολιτισμό

Το συγκρότημα του Καθεδρικού Ναού, που είναι αφιερωμένος στην Ανάσταση του Χριστού και δεσπόζει στο κέντρο των Τιράνων, σηματοδοτεί την αναγέννηση της Ορθοδόξου Εκκλησίας, ενώ παράλληλα αποτελεί κύτταρο πολιτισμού, ένα «παράθυρο ανοικτό στην κοινωνία», όπως σημειώνει ο Ιεράρχης. Στον χώρο κάτω από τον Καθεδρικό Ναό, δημιουργήθηκε ένα Πολιτιστικό Κέντρο, που έχει ανοικτές τις πόρτες για ποικίλες εκδηλώσεις. «Δεν είμαστε μια κλειστή κοινότητα, που φοβόμαστε και ανησυχούμε. Ακτινοβολούμε την πίστη, την αγάπη και την ελπίδα. Αντικρίζουμε τους ανθρώπους με σεβασμό, χωρίς φοβία ή ανησυχία».

Η αγωνιώδης πορεία για την ανασύσταση της Ορθοδόξου Αυτοκεφάλου Εκκλησίας στην Αλβανία μέσα από τα ερείπια αποτυπώνεται στον δυτικό τοίχο του παρεκκλησίου του Καθεδρικού Ναού, που είναι αφιερωμένο στη Γέννηση του Χριστού. Ο εικαστικός Χρήστος Παπανικολάου, συνοδοιπόρος του Ιεράρχη επί 18 χρόνια, εκτός από την αγιογραφία, τολμά να αποτυπώσει μέσα από εικόνες και παραστάσεις τον δρόμο για την αναγέννηση της Εκκλησίας, στα χωριά και τις πόλεις της Αλβανίας τα 25 αυτά χρόνια.

Ο Καθηγητής της Σχολής Καλών Τεχνών των Τιράνων Βλαντίμιρ Μυρτεζάυ, σε κριτικό σημείωμά του, αναφέρεται στην εκκωφαντική σιωπή της δημιουργίας στο παρεκκλήσι, όπου ο καλλιτέχνης με δεξιοτεχνία στις ισορροπίες του χώρου και δια μέσου της χιλιοστομετρικής γραφής, συνθέτει ένα μοναδικό έργο. Το παρεκκλήσι της Γέννησης αποτελεί αποτύπωμα και παρακαταθήκη πολιτισμού, που ο Αρχιεπίσκοπος «κληροδοτεί» στον λαό της Αλβανίας.
Τα προβλήματα στη Διακονία

Μέσα σε ένα δύσκολο περιβάλλον, όπου η Ορθοδοξία είχε υποστεί πλήρη καθίζηση, ο Αρχιεπίσκοπος Αναστάσιος, αξιοποιώντας τη θεολογική σκέψη και ιεραποστολική εμπειρία αιώνων, κινήθηκε σε τρία επίπεδα: α) Χρήση της μητρικής γλώσσας στη λατρεία, την κατήχηση και το κήρυγμα. β) Δημιουργία γηγενούς κλήρου. γ) Εξασφάλιση οικονομικής αυτοδυναμίας. Ειδικότερα αναφέρει: «Οι λατρευτικές εκδηλώσεις γίνονται στην αλβανική γλώσσα. Στα ελληνικά χωριά προφανώς στην ελληνική, σε σλαβικές ενορίες στην σλαβονική κ.λ.π». Παράλληλα, μέσα στην 25ετη διακονία του, κυκλοφόρησαν στα αλβανικά, μηνιαία εφημερίδα, περιοδικά, βιβλία (160), που πλούτισαν την Ορθόδοξη Γραμματεία.

Σχετικά με τη δημιουργία γηγενούς κλήρου: Αρχικά ιερείς από την Ελλάδα και την Αμερική στάθηκαν στο πλευρό του Αρχιεπισκόπου Αναστασίου, βοηθώντας τον κατά την πρώτη περίοδο του έργου του. Οργανώθηκαν Σεμινάρια που εξελίχθηκαν σε μια Θεολογική Ακαδημία. «Δεν δέχτηκα κανέναν υποψήφιο για ιεροσύνη, αν δεν είχε τελειώσει τη Μέση Εκπαίδευση και που δεν θα ήταν διατεθειμένος να συνεχίσει σπουδές», επισημαίνει ο Ιεράρχης και προσθέτει ότι μέχρι σήμερα έχουν εκπαιδευθεί και χειροτονηθεί περίπου 160 κληρικοί (εκ των οποίων άνω των δέκα έχουν αποβιώσει). Επίσης έχουν χειροτονηθεί επίσκοποι αλβανικής καταγωγής, με άρτιες θεολογικές σπουδές.

Η οικονομική αυτοδυναμία της Αυτοκεφάλου Εκκλησίας της Αλβανίας υπήρξε το πιο δύσκολο έργο στην όλη προσπάθεια. «Έπρεπε να εξασφαλίσουμε κάτι σταθερό από τοπικούς πόρους. Στην αρχή στραφήκαμε στις τραπεζικές καταθέσεις. Κατόπιν σε αγορές ακινήτων. Τελικά με τη βοήθεια του Θεού, με διάφορες δωρεές και με ένα τραπεζικό δάνειο, πραγματοποιήσαμε την κατασκευή ενός υδροηλεκτρικού έργου. Αυτό θα εξασφαλίσει την αντιμετώπιση των βασικών λειτουργικών αναγκών της Εκκλησίας και τη συνέχιση του εκπαιδευτικού και κοινωνικού της έργου. Δεν είναι μόνο οι κληρικοί με τις οικογένειές τους, αλλά και περίπου 800 εργαζόμενοι στα 30 σχολεία όλων των βαθμίδων, στα κέντρα υγείας και στις διάφορες κοινωνικές δραστηριότητες».

Το έργο αγάπης για την κοινωνία

Ο Αρχιεπίσκοπος Αναστάσιος μιλάει γενικότερα για τη μεγάλη δοκιμασία και προσπάθεια στην αναζήτηση οικονομικών πόρων, ώστε να προσφέρει ένα έργο αγάπης στην αδύναμη κοινωνία της Αλβανίας. «Το οικονομικό πρόβλημα ήταν δύσκολο. Η Εκκλησία είναι πάμπτωχη. Είχαν δημεύσει όλη την περιουσία της. Πάρα ταύτα σε αυτό το διάστημα ανεγείραμε 150 νέους ναούς, επισκευάσαμε άλλους 160 και αναστηλώσαμε 60 πολιτιστικά μνημεία. Χρειάστηκε, πολλές φορές, να κάνουμε δρόμους, υδραγωγεία, οικοτροφεία, κλινικές, σχολεία όλων των βαθμίδων. Όλα αυτά τα έργα αποτελούν έκφραση αγάπη για τον Θεό και τον άνθρωπο. Δόξα τω Θεώ πολλοί ανταποκρίθηκαν στις παρακλήσεις μας για οικονομική βοήθεια, από την Ελλάδα, από τις διάφορες χώρες της Ευρώπης, από την Αμερική, από την Αυστραλία. Μερικές περιπτώσεις είναι ιδιαίτερα συγκινητικές».

Ο Αρχιεπίσκοπος Αναστάσιος συνοψίζοντας καταλήγει: «Η Ορθόδοξος Αυτοκέφαλος Εκκλησία της Αλβανίας όχι μόνο ανασυγκροτήθηκε πλήρως με όλες τις εκκλησιαστικές δομές, αλλά συγχρόνως συνέβαλε ουσιαστικά στην γενικότερη ανορθωτική εξέλιξη καθώς και στην πνευματική και κοινωνική ανάπτυξη της Αλβανίας».
Kryepiskopi Anastas: 25 vjet vepra në dobi të shoqërisë.

“Në Shqipëri, gjëja e parë që kam ndjerë ishte dhimbja e madhe dhe një ndjenjë zemërimi për të gjitha ato sa kishin ndodhur, të cilat ne, që vijmë nga jashtë, i kishim parë si spektatorë”.

Me një dëshmi rrëfim, Udhëheqësi i Kishës Autoqefale Orthodhokse të Shqipërisë imzot Anastasi shpalos betejën  e tij të vazhdueshme, pritshmëritë, përpjekjen, agoninë për  të “rindërtuar” Kishën Orthodhokse në Shqipëri, nga Qershori i vitit 1992, që kur dhe u zgjodh Kryepiskop i Tiranës, Durrësit dhe gjithë Shqipërisë, deri më sot.



Hierarku, që emri i tij për botën është Anastas Janullatos, me studime në Greqi dhe në Gjermani, kishte si qëllim dhe prespektivë që të punonte në Greqi dhe në Afrikë. Në Janar të vitit 1991 – ndërsa ishte Pedagog i Universitetit të Athinës dhe Vendruajtës i Mitropolisë së Shenjtë të Irinoupolit në Afrikën Lindore- mori nga Patriarkana Ekumenike, një telefonatë, ku u informua se u zgjodh si Eksark Patriarkal në Shqipëri, që të analizojë çfarë kishte mbetur nga Orthodhoksia në atë vend, i cili për 23 vjet ishte nën përndjekjen më të egër ateiste dhe ishte shkatërruar totalisht.



“Kurrë nuk kisha menduar diçka të tillë. Por, duke bërë, bindje në kërkesën e Fronit Patriarkal, pranova këtë mision të panjohur”, deklaron në Agjencia e Lajmeve Athinease ndërsa thekson se ju deshën gjashtë muaj, që t’i jepej vizë nga ambasada shqiptare. Një vit më vonë, nga posti i Udhëheqësit tashmë, gjendet në një ambient të vështirë.





Shqipëria postkomuniste.


Kryepsikopi Anastas tregon situatën, që atëhere u thirr që të përballonte, si dhe realitetin e vështirë në Shqipërinë e vitit 1992

“Kemi pasur dhe herë tjetër përndjekje të fesë, por kjo që ndodhi në Shqipëri ishte unikale. Kisha u shpërbë plotësisht. Një fenomen të ngjashëm nuk ka pasur kurrë në histori. Nuk ekziston tjetër Shtet që u shpall në Kushtetutë si ateist. Enver Hoxha donte që të bënte diçka prototipe. Shumica e tempujve u shkatërruan ose u shndërruan në stalla, magazina, punishte, kinema etj.


Të gjithë Klerikët u detyruan që të braktisin veprën e tyre. Por më e keqja nuk ishte që kishat u shkatërruan, por që përndjekësit u përpoqën që të shkulin nga zemrat e njerëzve mundësinë për të besuar. Që në moshë të vogël deri në universitet, arsimi ishte në mënyrë sistematike ateist. Përndjekja e pamëshirshme e çoi vendin në një rrënim shpirtëror. Ashtu siç tha Dostojefski, nëse nuk ekziston Zoti, të gjitha lejohen”.
Shpresa u ringjall

Me pritshmërinë e madhe se do të rrënjoset sërish shpresa, Fortlumturia, mbërriti në Shqipëri në moshën 62 vjeçare, pa ditur gjuhën. “Në këtë vend kishin kryqëzuar dhe kishin varrosur Krishtin  për 23 vjet. Por në fund Krishti u Ngjall” thekson dhe vazhdon duke përmendur fjalët e para që mësoi ai të cilat ishin pikërisht fjalët e kësaj përshëndetjeje.

“Kur arritëm në Katedralen e shkrretuar të Ungjillëzimit, e cila  vitet e kaluara, ishte kthyer në një palestër, pyeta se si thuhet “Krishti u Ngjall” në shqip. Gjithashtu iu thashë që të merrte secili një qiri. Kur i ndezën thirra “Krishti u Ngjall” (Hristos Anesti)! Me mallëngjim të madh dhe ndër lotë, ata pak që ishin prezentë, u përgjigjën duke thirrur “Vërtet u Ngjall”!

Shpresa u ngjall. U krijua një prespektivë e re për të ardhmen. Përpjekja këto vite u krye ndër re, stuhi, dhe shumë vështirësi të tjera. “Krishti u Ngjall” caktoi rritmin e gjithë rrugëtimit” thekson ai.



Mozaiku i realitetit Ballkanik

Realiteti në Shqipëri cakton dhe veçantinë e Kishës, të cilën Kryebariu duhet të menaxhojë, në mënyrë që të ndërtojë urra dashurie, solidariteti dhe prespektive. Përtej faktit se bëhet fjalë për një  “Kishë, plotësisht të shpërbërë, ishte në të njejtën kohë një mozaik, nëse doni, i realitetit Ballkanik” thotë Kryepiskopi Anastas dhe përmend veçantitë e ambientit, brenda të cilit ai luftoi që të transmetonte mesazhin e Ungjillit.



“Një veçanti e kësaj Kishe është se ajo, nuk ka njëtrajtshmëri  të identitetit kombëtar. Është diçka që nuk është lehtësisht e konceptueshme. Anëtarët e saj janë Shqiptarë, Grekë, Sllavë, Vllehë ( disa të lidhur me Greqinë, të tjerë me Rumaninë, të tjerë të asimiluar nga shoqëria lokale) etj. U përpoqëm që në momentin e parë që të jemi të gjithë së bashku. Në mënyrë simbolike theksoja: Të gjitha pemët e pyllit janë të lira të zhvillohen nën Diellin e Drejtësisë. Gjithashtu pranuam të gjithë ata që donin të ndiqnin Kalendarin e Vjetër. Jemi një mozaik i realitetit Ballkanik”.


Roli i shoqërisë.

Me principin bazë se “çdo person njeri është Ikona e Zotit, pra një person i respektueshëm”, Kryepiskopi Anastas respekton të gjitha bindjet fetare dhe shtrin dorën e bashkëpunimit dhe respektit në komunitetet fetare të Shqipërisë.


Siç ai shpjegon, Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqipërisë nuk përbën shumicën e vendit, si në vendet e tjera Ballkanike, por nuk është as dhe një pakicë e izoluar, si në qendrat e Patriarkanave të vjetra dhe thekson:

“Jemi 20-22% të popullatës së vendit. Kemi një rol të rëndësishëm brenda shoqërisë. Në të njejtën kohë ekzistojnë dhe ata, që shqetësohen për këtë rol. U përpoqëm që në çastin e parë që të përpunojmë mirëkuptimin dhe respektin e ndërsjelltë. Çdo individ është i mbushur me respekt. Të gjithë njerëzt janë krijime të Zotit. Bindjet e ndryshme fetare janë zgjidhja e tyre dhe liria e tyre. Ne e respektojmë, i duam dhe do të bashkëpunojmë me ta”.



Dialog me komunitetet e tjera fetare.


Hierarku thekson se “fjala tolerancë është diçka fodulle” ndërsa me fjalën e tij të qetë dhe paqëtore thekson: “ Synojmë marrdhëne harmonike, mirëkuptimi dhe bashkekzistenciale. Tjetri mund të jetë i ndryshëm, por nuk do të thotë që është kundërshtar apo armik. Ruajmë marrdhënie të mira me Komunitetin Myslyman Sunit, Komunitetin e Bektashinjëve, atë Romeokatolik dhe Protestant.  Gjendemi në një “dialog jete”. Është e qartë që nuk bëjmë ndonjë ulje në idetë apo bindjet tona. Jemi ata që jemi, por jo në një marrdhënie konfrontuese”.


Një dritare e hapur në shoqëri dhe në kulturë.

Kompleksi i Kishës Katedrale, që i është dedikuar Ngjalljes së Krishtit dhe mbizotëron në qendrën e Tiranës, shënon dhe rilindjen e Kishës Orthodhokse, ndërsa paralelisht përbën dhe qelizën e kulturës, një “dritare e hapur në shoqëri”, siç thotë Hierarku. Në ambientin poshtë Kishës Katedrale, u krijua një Qëndër Kulturore që ka dyert e hapura për shumë shfaqje. “Nuk jemi një komunitet i mbyllur, që kemi frikë dhe shqetësohemi. Ne rrezatojmë besimin, dashurinë dhe shpresën. Përballojmë njerëzit me respekt, pa frikë apo shqetësim”.




Rruga ankthioze për ringritjen e Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë nga rrënojat, duket në murrin perendimor të kishëzës përbri me Katedralen, që i është dedikuar Lindjes së Krishtit.
Artisti Kristo Papanikolau, bashkëudhëtar i këtij Hierarku për 18 vjet, përveç ikonografisë guxon, nëpërmjet pamjeve dhe shfaqjeve , që të tregojë rrugën e rilindjes së Kishës, në fshatrat dhe qytetet e Shqipërisë, këto 25 vitet e fundit.



Profesor i Fakultetit të Arteve të Tiranës z Vladimir Myrtezai, në një shënim të tij si kritik, i referohet heshtjes shurdhuese të krijimit në këtë kishëz, ku artisti me aftësinë e tij, balancat e ambientit dhe nëpërmjet shkrimit milimetrik, të kompozojë një vepër unikale. Kjo kishëz e Lindjes përbën një gjurmë dhe  një vlerë për të ardhmen, të cilën Kryepiskopi “ja trashëgon” popullit shqiptar.


Problemet në Dhiakoni.

Në një ambient të vështirë, ku orthodhoksia ka pësuar fundosjen e plotë, Kryepiskopi Anastas duke shfrytëzuar mendimin teologjik dhe eksperiencën shekullore hierapostolike, punoi në tre nivele: a) Përdorim i gjuhës mëmë në adhurim, katekizëm dhe predikim. b)  Krijimi i klerit vendas. c) Sigurimi i pavarësisë ekonomike. Më konkrretisht përmend: “ Shprehjet adhurues bëhen në gjuhën shqipe. Në fshatrat me popullatë greke sigurisht që bëhen greqisht, në famullitë sllave në sllavisht etj” Paralelisht, gjatë dhiakonisë sime 25 vjeçare, qarkulluan në shqip, gazeta mujore, revista, libra (160), që pasuruan shkrimin Orthodhoks.




Në lidhje me krijimin e klerit vendas: Në fillim klerikët nga Greqia dhe Amerika qëndruan në krah të Kryepiskopit Anastas, duke e ndihmuar gjatë periudhës së parë të veprës së tij.
U organizuan Seminare që u shndërruan më pas në Akademi Teologjike. “Nuk pranova asnjë kandidat për klerik, nëse nuk kishte mbaruar Shkollën e Mesme dhe nëse nuk ishte i predispozuar të ndiqte studimet”, thekson Hierarku dhe shtos se deri më sot janë arsimuar dhe dorëzuar 160 klerikë ( nga të cilët mbi dhjetë kanë ndërruar jetë). Gjithashtu janë dorëzuar episkopë me origjinë shqiptare, me studime të shkëlqyera teologjike.


Autonomia ekonomike e Kishës Autoqefale të Shqipërisë ishte vepra më e vështirë në të gjithë përpjekjen. “Duhet të siguronim diçka stabël nga burime vendase. Në fillim u përqëndruam në depozitime bankare. Më pas investuam në pasuri të paluajtshme. Në fund me ndihmën e Zotit, me dhurata të ndryshme dhe me një kredi bankare, realizuam ndërtimin e një  hidrocentrale. Kjo do të sigurojë përballimin e nevojave bazë të Kishës dhe vazhdimin e veprës së saj arsimore dhe shoqërore. Nuk janë vetëm klerikët me familjet e tyre, por dhe pothuajse 800 punonjës në 30 shkollat e të gjitha niveleve,në qëndrat shëndetësore dhe në aktivitetet e ndryshme shoqërore”.




Vepra e dashurisë për shoqërinë.

Kryepiskopi Anastas flet në përgjithësi për provën e madhe dhe përpjekjen për gjetjen e burimeve ekonomike, në mënyrë që të ofrojë vepra dashurie në shoqërinë e dobët të Shqipërisë. “Problemi ekonomik është i vështirë. Kisha është tepër e varfër. Kishin bllokuar të gjithë pasurinë e saj. Mgjth atë gjatë kësaj periudhe kemi ngritur 150 kisha të reja, rikonstrukturuam 160 të tjera dhe rindërtuam 60 objekte kulturore.
U desh, shpesh herë, që të bëjmë rrugë, ujësjellsa, konvikte, klinika, shkolla të të gjithave nivele. Të gjitha këto vepra përbëjnë shprehjen e dashurisë për Zotin nga njeriu. Lavdi Zotit, shumë iu përgjigjën lutjeve tona për ndihma ekonomike, nga Greqia, Amerika, Australia. Në disa raste ishin tepër mallëngjyese”.



Kryepiskopi Anastas duke përmbledhur thotë: “Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqipërisë, jo vetëm u rikonstrukturua plotësisht me të gjitha strukturat kishtare, por në të njejtën kohë kontribuoi në mënyrë esenciale në ngritjen si dhe në zhvillimin shpirtëror dhe shoqëror të Shqipërisë”.

Përktheu, përgatit Pelasgos Koritsas.