Ενίσχυση του έργου!

Ενίσχυση του έργου!
Εμφάνιση αναρτήσεων με ετικέτα tekste liturgjike. Εμφάνιση όλων των αναρτήσεων
Εμφάνιση αναρτήσεων με ετικέτα tekste liturgjike. Εμφάνιση όλων των αναρτήσεων

Παρασκευή 1 Φεβρουαρίου 2019

Rreth nevojës së përkthimeve të reja të teksteve liturgjike në shqip.


Teksti i mëposhtëm është marrë nga hyrja e librit liturgjik "Mujori". Mendojmë se ja vlen të lexohet pasi trajton nevojën e ekzistencës së përkthimeve të reja të teksteve liturgjike pasi përkthimet e vjetra nuk janë mjaftueshëm të sakta. 
Mujori është përkthyer nga Atë Justin Anthimiadhi i cili u kthye në Manastirin e Hirshëm të Paraklitit Oropos Atikë, pas një punë kolosale në Kishën Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë. 
Arsyet e kthimit të këtij njeriu kaq të vlefshëm për Kishën Orthodhokse të Shqipërisë kanë dritëhijet e tyre por ne i urojmë që Zoti ta ndriçojë e ta bekojë për të gjitha veprat e mira që ka bërë. 
Rreth nevojës së këtij përkthimi
Himnologjia në Shqipëri përdor "përkthimin... nga Gërqishtja" që u bë "lirisht, pas kuptimit edhe jo fjalë pas fjale" (Kremtore, Parathënje). Por ka raste që u bë absolutisht lirisht. P.sh. Pas Ungjillit të Mëngjesores së shën Dhimitrit (Kremtore, fq. 273):





Origjinali
Ες τ περκσμια σκηνματα, τ πνεμ σου Δημτριε Μρτυς σοφ, Χριστς Θες προσκατο μμητον· σ γρ τς Τριδος γγονας πρμαχος, ν τ σταδίῳ νδρεως ναθλσας ς δμας στερρς, λογχευθες δ τν πλευρν, τν κρατν σου πανσεβσμιε, μιμομενος τν π ξλου τανυσθντα, ες σωτηραν παντς το κσμου, τν θαυμτων εληφας τν νργειαν, νθρποις παρχων τς ἰάσεις φθνως. Δι σου σμερον τν κομησιν ορτζοντες, παξως δοξζομεν, τν σ δοξσαντα κριον.

Përkthimi i lirë;
sipas "Ikos tu Efratha"
Popullin na e mbro, Dëshmor i math Shën Mitër, nga drithmat e tërmetit, nga zia dhe murtaja, dhe shkeljet e barbarëve.

Sqarojmë se ekzistojnë rreth 100 himne "aftomele", d.m.th. "modele", "kallëpe", sipas të cilavepsalen mijëra himne ("Prosomia", "të Pëmgjashme"). "Ikos tu Efratha" është ndër më të vegjlit (ka 2 më të vegjël se ai) dhe përdoret pak, zakonisht në ditë paskremtore. Por shumica e himneve ishte kthyer në këtë'model".
Në fushën letrare, përsëri ka fjalë jo të përshtatshme. P.sh. në himnin e mëpar­shëm shën Dhimitri kthehet në shën Mitri, edhe pse gjuha kishtare (dhe naty­risht himnologjia) nuk përdor emra përkëdhelës.
Ose: Miroprurëset "nuk e gjetnë dot kufomën" e Jisuit (Kremtore, fq. 137). Askund në Bibël nuk karakterizohet kështu Krishti në varr, madje nuk përdoret as fiala "lipsan", por vetëm "trupi" i Tij. As trupat e shenjtorëve nuk quhen "kufoma" dhe natyrisht as ai i Perëndilindëses ("kufomën ju ma van-osni", fq. 70).
Ose: Në Përlëshoren e Fjetjes së Perëndilindëses shkruhet: "Në fjetjen tënde s'e neverite botën" (fq. 742), ndërsa origjinali thotë: "s'e braktise botën".
Përkthimi i lirë disa herë ka katandisur në tekst të ri. P.sh. në Lavdërimet e shën Joan Theologut (fq. 244), sipas O tu paradhoksu thavmatos.





Origjinali
Θεολογας τ νματα, π το στθους πεσών, τς σοφας ξντλησας, κα τν κσμον ρδευσας, ωννη μακριε, τ τς Τριδος, γνσει τν θλασσαν, καταξηρνας τς θετητος, στλος γενμενος, κα νεφλη μψυχος, καθοδηγν, πρς τν πουρνιον, κληροδοσαν μς.


Përkthimi i saktë
Pasi re1 mbi gjoksin2 e urtësisë,3 nxore4 rrjedhat5 e theologjisë6 dhe vadi­te' botën,8 o Joan9 i tërë­shkëlqyer;1° me njohjen11 e Trinisë12 thave krejt de­tin13 e ateizmit,14 pasi u bëre15 shtyllë16 dhe re" e gjall&-8 duke na19 udhë­hequr2° drejt trashegimi­se2.1 përmbiqiellore.22

Përkthimi i lirë

Ç'është kjo çudi dhe kjo habi! Na e dërgoj Zot' i Math, Shën Joanin prej qiellit [!?], dele midis uj­qëve, po ay nuk u tremp aspak, bishat i bëri shqe­rra me bes' e fe, botën e tërë, me predikim e ndroj. Sa vepra pa tregim, na ke bër', o Ungjillor i Zotit Krisht. Pra atë e lushim sot, me brohori dhe mall.

D.m.th. vetëm një element (nr. 9) kaloi në përkthim. Ne në pak herë detyrohe­mi të humbasim një pikë, rrallë dy, që t'i përshtatim në "modelet".
Ndërkohë, ana letrare është çështje dytësore. Çfarë bëhet me theologjinë, me dogmat e besimit dhe, në radhë të parë, me njohjen e Shkrimit të Shenjtë? P.sh. në Zbritësoret e Kryqit thuhet se Moisiu që kishte ndarë Detin e Kuq me shkopin e tij, "prapë e bashkoi, me një tjatër shkop" (fq. 211).
Nuk flitet askund për një tjetër shkop (Eks. kap. 14), nuk kishte dy shkopinj, madje shkopi i tij u bë i famshëm, meqë me këtë kreu shumë nga mrekullitë e tij.
Dhe nëse shkopi i profetit kolosal, që ishte diçka materiale, nuk njihet mirë, Marjama, motra e tij, është tepër e njohur dhe përmendet shpesh; mirëpo në Zbritësoret e Perëndilindëses, përkthimi (gabimisht) nuk i drejtohet asaj, por Perëndilindëses, duke thënë: "Kujtimi yt, Mari Hyjlindëse, thirri çdo besnik këtu... Ti në krye dhe ne pas me valle dhe me timpane, dhe me këngë..." (fq. 747). Origji­nali nuk lejon ngatërrim: Ishte Marj ama që pas kalimit të Detit të Kuq doli për­para me timbane dhe pas asaj gratë, duke kënduar dhe vallëzuar (Eks. 15.20-21).
Më 30 janar (fq. 568) Tre Hierarkët e Mëdhenj, Vasili, Grigori dhe Joan Gojarti, "kalorësit e Orthodhoksëve" [!?], përcaktohen si "të tre Apostujtë prej Dymbë­dhjetëve"!? Ata jetuan disa shekuj pas apostujve, s'mund të bëhet fjalë për metempsikozë-ide të feve lindore, që besojnë se njeriu lind dhe jeton mjaft herë, mundet edhe si dru, edhe si qen etj
Në fq. 487: "Ne pra të ndriçuar thërresim: Krisht i Trinisë mëshirona"!? Disa heretikë kishin concept të gabuar për Shën Trininë (Antitriaditet), por "Shën Katërshja" përbën një risi. Nga ana tjetër në Hyjninë Trinisore (Atin, Birin dhe Shpirtin e Shenjtë) nuk futet natyra njerëzore. Vetëm Personi i dytë i Saj u bë edhe njeri.
Në fq. 738 "u dëgjua zëri nga qielli", d.m.th. zëri i Atit, gjatë Metamorfozës së Shpëtimtarit, i Cili e "lëçiti Bir më të dashurin"!? Sa bij kishte Ati?
Për më tepër: P.sh. "Adhurimi i Vargonjve të shën Pjetrit" (fq. 522). Adhuri­mi ynë, në kundërshtim me ata që adhurojnë idhuj, i përket ekskluzivisht Hyjnisë, as shenjtorëve dhe, për më tepër, as materies. Atyre u japim nderim, respekt ose falje vetëm. Asnjëherë fjala "adhurim" nuk ka pasur një tjetër kuptim.
Nga ana e sasisë, pak himne (rreth 6%) nga pasuria e mrekullueshme qiello­re ishin të përkthyera. P.sh. një nga të dy të kremtet e mëdha të shën Joan Pagëzorit (Prerja e kokës së tij, 29 gusht) ka vetëm një tropar.
Dhe natyrisht fjalori është i vjetër, dhe vështirëson sot kuptimin. P.sh. "Ne që u kthyem prej mospietitetit në pietet [...] dyke hedhur tej besën mospietoze të liklavdoreve" (Triodhi i Vogël, fq. 54).
Megjithatë, përkthimi ka vlerë si përpjekja e parë, meqenëse deri atëherë nuk ekzistonin përkthime në shqip.
Në lidhje me Tipikonin (rregulloren e shërbesave), psalti ishte në konfuzion, kur binin dy ose tri festa në të njëjtën ditë. P.sh. në këtë volum Tipikoni i Ungjillëzi­mit (25 mars) ka 21 raste!
Mendojmë se s'do të thuhet për përkthimin tonë se "hyri brenda, po doli përja­shta" (Triodhi dhe Pesëdhjetorja fq. 242, në vend të Jonai "u kap, por nuk u shkllavërua" nga peshku i madh). Sigurisht, nuk pretendojmë se puna jonë është e përsosur, pra vërejtje dhe sugjerime janë të mirëpritura. Nga ana tjetër kemi konstatuar se në nisjen e punës sonë, d.m.th. në volumin I, ekzistojnë dobësi.
Shënojmë se është më e lehtë relativisht ta krijojmë që nga fillimi himnologjinë e një shenjtori, e cila nuk ekziston [p.sh. në këtë volum, kemi shkruar atë të shën Isidorës (1 maj) dhe të shën Joan Vladimirit (22 maj)], sesa ta  përkthejmë saktësisht dhe absolutisht të përshtatur me "modelet" - dhe kryesisht tropare dogmatike, "Triadike", - pra me mund e lodhje! Herë pas here një tropar mund të na merrte treçerek ore!
Dhe në tropare dogmatike bëhej shpesh "akrobaci", që të ruhej edhe saktësia letrare, si edhe muzika sipas metrit poetik ("tonik"), pa rënë në herezi. Nëse ekziston ndonjë gabim, nuk u bë me vetëdije, por na shpëtoi neve ose shtypshkronjës; pra, kërkojmë falje paraprakisht.

Burimi.
Mujori: Dhuratë për vëllezërit tanë të dashur klerikë dhe psaltë të Kishës së Shqipërisë - Manastiri i Hirshëm i Paraklitit, Oropos Atikë, Greqi. fq 3,4,5,6