Δευτέρα 17 Νοεμβρίου 2014

BBC Αλβανία η πιο διεφθαρμένη χώρα στην Ευρώπη - BBC: Shqipëria më e korruptuara në Evropë, Rama sfida të vështira!

Korrupsioni dhe papunësia mbeten dy nga problemet më të mëdha që ka Shqipëria”. Këto janë disa nga problemet më të mëdha që evidentohen nga BBC, në profilin e saj për Shqipërinë, të ndryshuar së fundmi.

Në faqen e saj zyrtare, BBC, në profilin për vendin tonë, bën një përmbledhje të zhvillimeve më politike dhe ekonomike në vendin tonë pas rënies së komunizmit, ku theksohet se Shqipëria është vendi më i korruptuar, si dhe një nga vendet më të varfra në Evropë.

“Papunësia mbetet e lartë, dhe infrastruktura dhe korrupsioni vazhdojnë të pengojnë futjen më shumë të investimeve të huaja. Sipas një raporti të publikuar nga mbikëqyrësi i korrupsionit, Transparency International, në vitin 2012, Shqipëria është aktualisht vendi më i korruptuar në Evropë”, thuhet nga BBC në profilin për Shqipërinë. 

Sipas analizës së bërë nga BBC edhe pse ka shenja progresi ekonomik, duke mbajtur nën kontroll të rreptë inflacionin me pak rritje, vendi mbetet një nga më të varfrit në Evropë. 

“Shqipëria është shndërruar në një ekonomi tregu, por është larg nga standardet e Evropës Perëndimore. Bujqësia është një sektor i rëndësishëm dhe një vend punësimi i madh. Vendi mbetet një nga më të varfrit në Evropë, ku në 2013 borxhi publik arriti në 60% të GDP”, thuhet në analizë. 

Më tej, analiza e BBC, ndalet edhe tek aspirata e Shqipërisë për tu bërë pjesë e Bashkimit Evropian. Lidhur me këtë në analizë thuhet se Shqipëria aplikoi për statusin e vendit kandidat në BE në vitin 2009, dhe e mori statusin në qershor të vitit 2014. 

Η διαφθορά και η ανεργία παραμένουν δύο από τα μεγάλα προβλήματα που έχει η Αλβανία». Αυτά είναι μερικά από τα μεγάλα προβλήματα που διακρίνει  το BBC , στο δικό της προφίλ για την Αλβανία, που έχει ενημερωθεί πρόσφατα.
Στην επίσημη ιστοσελίδα το μεγάλο αυτό ενημερωτικό δίκτυο, αναφέρεται συνοπτικά για τις οικονομικές και πολιτικές εξελίξεις στην χώρα αυτή μετά την πτώση του κομμουνισμού, όπου τονίζεται ότι η Αλβανία είναι μία από τις πιο διεφθαρμένες και φτωχές χώρες στην Ευρώπη.
« Η ανεργία παραμένει υψηλή, και η υποδομή μαζί με την διαφθορά εμποδίσουν τις ξένες επενδύσεις. Σύμφωνα με την αναφορά που δημοσιεύτηκε από το όργανο που επιτηρεί την διαφθορά το Transparency International το 2012, η Αλβανία ήταν η πιο διεφθαρμένη χώρα στην Ευρώπη.
Σύμφωνα δηλαδή με την ανάλυση του BBC αν και τα σημάδια οικονομικής ανάπτυξης, κρατώντας υπό αυστηρό έλεγχο το πληθωρισμό με μικρή αύξηση, η χώρα παραμένει μία από τις πιο φτωχές στην Ευρώπη.
« Η Αλβανία έχει μετατραπεί σε οικονομική αγορά αλλά είναι πολύ μακριά από τα δεδομένα της Δυτικής Ευρώπης. Η Γεωργία είναι ένας κλάδος σημαντικός στην χώρα και για την εργασία. Η χώρα παραμένει μία από της πιο φτωχές στην Ευρώπη, όπου το 2013 το δημόσιο χρέος έφτασε το 60% του GDP.
Πέρα από αυτό στην ανάλυση αναφέρεται και οι φιλοδοξίες της Αλβανίας για να γίνει μέλος της ΕΕ.

Δεν υπάρχουν σχόλια:

Δημοσίευση σχολίου