Σάββατο 28 Φεβρουαρίου 2015

Nga jeta e Shën Serafimit


 Nga jeta e Shën Serafimit                                   

Përmbajtja në të ngrënë
Shenjtori e kalonte jetën e tij në shkretëtirë me një vetpërmbajtje të madhe në të ngrënë. Në fillim hante bukë, në më të shumtan e rasteve bajate. E merrte zakonisht të Dielën për  gjithë javën. Ashtu siç na thotë një burim një pjesë ua jepte kafshëve dhe zogjve të pyllit që e donin dhe afroheshin në vëndin që ai lutej. Hante gjithashtu edhe perime nga kopshti i tij. Kishte bërë një kopësht perimesh që sa të qe e mundur të mos i bëhej barrë manastirit. Stareci dëshironte,sipas traditës të Apostull Pavlit, të ushqehej me duart e tij. Më vonë, filloi të mos hajë as bukë.Kishte marrë bekim nga igumeni Isaia që të ushqehej vetëm me kokrra patate, rrepa, presh dhe një bimë që quhej snit. Javën e parë të kreshmës së madhe, nuk vinte asgjë në gojë, deri të shtunën kur kungohej. Më vonë përparoi në kreshmë me një shkallë të pabesueshme. Jetoi dy vjet me rradhë pa marrë asgjë nga manastiri. Vëllezërit çuditeshin dhe pyesnin se me çfarë jetonte në dimër, por ai i fshihte me ngulm përpjekjet e tij. Pak para vdekjes i tha një njeriu të tij të besuar:
- E di se ç’është sniti? Këtë bimë e mblidhja, e vija në një tenxhere të vogël dhe e vija mbi sobë duke e zierë me ujë. Bëhej një gjellë e shkëlqyer.
- Mos vallë është sniti diçka alegorike? – pyeti folësi.
- Ju nuk e njihni se çfarë është? Unë jetova për shumë kohë duke ngrënë vetëm këtë bimë të cilën e përgatisja vetë.
- Po në dimër at ku e gjeje?
- Në dimër e haja të thatë. Vëllezërit e manastirit çuditeshin se si jetoja, por unë nuk ua thoja arsyen, vetëm ty po ta them.
- Sa herë haje snit në kohën e njëmijë ditëve?
Stareci i dha përgjigjen e saktë por bashkëfolësi e harroi.
Të dielën dhe festat vinte në manastir. Mbrëmësoren dhe mëngjesoren e ndiqte në kishën e spitalit dhe në Liturgjinë Hyjnore kungohej gjithnjë.
Pastaj shkonte në qelinë e tij deri në mbrëmësoren e ditës tjetër. Në këto orë priste vëllezërit  të cilët vinin për të zgjidhur çështje të ndryshme shpirtërore. Pas orës së mbrëmësores merrte bukën dhe shkonte në shkretëtirë.
Javën e parë të kreshmës së madhe e kalonte në manastir. Në këto ditë përgatitej, rrëfehej dhe kungohej. Ati i tij shpirtëror prej shumë kohësh ishte at Isaia. Gjithë etërit që jetonin në shkretëtirë kishin pranë tyre një murg fillestar. Starec Serafimi jetonte vetëm fare. Disa vëllezër përpiqeshin të jetonin bashkë me të por asnjë nuk mundej ta ndiqte programin e ashpër që kishte ai dhe shpesh ktheheshin në manastir. Shumë vëllezër shkonin ta vizitonin vetëm sa për ta parë,kurse të tjerë për tu këshilluar. Dhe shenjtori gjatë këtyre vizitave u shfaqej vetëm atyre që kishin nevojë me të vërtetë. Në qoftë se at Serafimi takonte ndonjë njeri në shkretëtirë i bënte një përkulje të vogël dhe largohej.
“Askush nuk u pendua nga heshtja” – thoshte. Një takim i berë me të në shkretëtirë,shkaktonte habi dhe përshtypje të pashlyeshme për vizitorin. Stareci i jepte mundësitë për të mësuar dikujt sa nga jeta, aq edhe nga fjala e tij.

Nga jeta e Shën Serafimit 

Δεν υπάρχουν σχόλια:

Δημοσίευση σχολίου

Η ιστοσελίδα μας προάγει τον πολιτισμένο διάλογο και τη γόνιμη ανταλλαγή απόψεων. Παρακαλούμε θερμά, πριν σχολιάσετε:

Να διατηρείτε ευγένεια και σεβασμό προς όλους τους συνομιλητές.

Να αποφεύγετε προσβλητικούς ή υποτιμητικούς χαρακτηρισμούς.

Να στηρίζετε τις απόψεις σας με επιχειρήματα και καλή διάθεση.

Να μην κάνετε χρήση λεκτικής βίας, ειρωνείας ή φανατισμού.

Τα σχόλια με υβριστικό, ρατσιστικό ή προσβλητικό περιεχόμενο δεν θα δημοσιεύονται.

📌 Θυμηθείτε: η ελεύθερη έκφραση είναι πολύτιμη όταν συνοδεύεται από σεβασμό, σοβαρότητα και αληθινό ενδιαφέρον για τον συνάνθρωπο και την αλήθεια.

Σας ευχαριστούμε που συμβάλλετε σε έναν πολιτισμένο και δημιουργικό διάλογο.
..........................
Komentet e lexuesve
Faqja jonë promovon dialogun e qytetëruar dhe shkëmbimin e frytshëm të mendimeve. Ju lutemi, para se të komentoni:

Tregoni mirësjellje dhe respekt ndaj çdo bashkëbiseduesi.

Shmangni fjalët fyese apo përçmuese.

Mbështetni mendimet tuaja me argumente dhe frymë bashkëpunimi.

Mos përdorni gjuhë të dhunshme, ironi poshtëruese apo fanatizëm.

Komentet me përmbajtje fyese, raciste apo përçarëse nuk do të publikohen.

📌 Mbani mend: liria e shprehjes është e vlefshme vetëm kur shoqërohet me respekt, maturi dhe dashamirësi ndaj të tjerëve dhe ndaj së vërtetës.
Ju falënderojmë që kontribuoni në një dialog të qytetëruar dhe konstruktiv