
Kemi pak kohë që grindemi ca duan Shqipërinë të madhe të madhe...
Ca duan VorioEpirin..
Ca të tjerë duan.. Duan..
Për herë të parë mbas diktaturës komuniste, jemi të lirë të lëvizim jashtë këtij vëndi... Disa me hir dhe disa me pahir, disa nga ekeqja..
Vërej që po largohet truri, të aftët të rinjtë...
Kudo që vemë na presin sipas rregullave të tyre, ama na presin dhe na trajtojnë si njerëz! Na japin mundësinë të ingranohemi në jetën e tyre...
Sa zemë pak vënd, fillojmë nga ankesat.. Pse?
Pse nuk na mban vëndi tonë?
Pse nuk rimë në vëndin tonë?
Jemi të lirë të zgjedhim. Dikush do Amerikën, tjetri Austrinë, Danimarkën, Suedinë,Zvicrën etj, etj..
Janë orekse! Dikush do Kosovën dhe mirë bën! Dikush tjetër Turqinë.
Po pse asnjë nga këta që duan Turqinë, Kosovën, nuk shkojnë atje?
Kush i pengon?
Nuk munda të shkoj në asnjë nga këto vënde që të jetonja më mirë, të trajtohesha dhe të respektohesha, shkova në Greqi!
I jam shumë mirënjohës atij vëndi që më priti!
Atje reflektova dhe bëra krahasimet: nuk më dilte llogaria! Pale po të ndroheshin rolet! Jo se jo!
Pse jemi të tillë? Pse gabimet i kërkojmë në të tjerët? Pse ndërtojmë marrëdhënie të tilla që janë në dëmin tonë? Sa hap televizorin, vetëm vrasje, vdekje, drogë, dhunë dhe..
Dhe kërkojmë nga të tjerët të na respektojnë!!!
Po përse?
Uaaaa! E more shtetësinë amerikane! Sa mirë! Si e more?
Po ti? Gjermane, suedeze zvicerane,.. Sa mirë!
Po ti? Mora shtetësinë greke!
Si oooo? Grekeve!!??? Po grek u bëre oooo...?
Përse ky ndryshim?
Ç'më bëri ky grek mua? Apo më punësoi, më ingranoi në jetën e tij! Punova, bëra edhe ca para! Po! Nuk mi dhanë! I fitova për punën që banja! Të tjerët hapën biznes atje dhe në Shqipëri! Me punë dhe djersë! Asgjëkundi nuk të falin para! Ato duhet ti meritosh!
Më lind e drejta që ta dua atë vënd edhe për një arsye më humane: për vite me radhë më kuruan gruan të barabartë me greket dhe nuk pagova gjë!!! Më thoni: pse do ta urrenja këtë vënd, Greqinë?
E,jo! Nuk jam bukëshkalë!
Jam lindur dhe rritur në Shqipëri!
Shqipëria më dha më të këqijat: diskriminim, varfëri shpirtërore dhe ekonomike, më izoloi nga njerzit, më mori rininë, pasurinë,traditën, pashë, internimet, vuajtjet e njerëzve me vlera, pashë të vriten në kufi se nuk deshin të jetonin atë fer... Pashë..
Pashë njerëz që kërkonin eshtrat e njerëzve të tyre, pashë fshatarë që kërkonin bukë, vezë, djathtë nga ne qytetarët..
Pashë ndryshimet e sistemit, arratinë e njerëzve, çnderimin e monumenteve të diktatorit, pashë zhgënjimin: ishin po ata!
Pashë '97 tën!
Ne vetëm të vritemi me njëri tjetrin mbetëm!
A nuk e bëri Ali Pashë Tepelena?
Po lufta çlirimtare? Nuk ishte e tillë?
Po diktatura komuniste, sa vravi?
Po '97ta? Po çdo ditë..
Po përse të jem shqiptar? Përse?
Ç'i lidh me këtë vënd, këta njerëz që marrin arritinë?
E kuptoni që ne nuk mund të qeverisemi?
E kanë thënë njerëz shumë më të mënçur se unë...
Marrë nga profili i autorit në Facebook
Δεν υπάρχουν σχόλια:
Δημοσίευση σχολίου
Η ιστοσελίδα μας προάγει τον πολιτισμένο διάλογο και τη γόνιμη ανταλλαγή απόψεων. Παρακαλούμε θερμά, πριν σχολιάσετε:
Να διατηρείτε ευγένεια και σεβασμό προς όλους τους συνομιλητές.
Να αποφεύγετε προσβλητικούς ή υποτιμητικούς χαρακτηρισμούς.
Να στηρίζετε τις απόψεις σας με επιχειρήματα και καλή διάθεση.
Να μην κάνετε χρήση λεκτικής βίας, ειρωνείας ή φανατισμού.
Τα σχόλια με υβριστικό, ρατσιστικό ή προσβλητικό περιεχόμενο δεν θα δημοσιεύονται.
📌 Θυμηθείτε: η ελεύθερη έκφραση είναι πολύτιμη όταν συνοδεύεται από σεβασμό, σοβαρότητα και αληθινό ενδιαφέρον για τον συνάνθρωπο και την αλήθεια.
Σας ευχαριστούμε που συμβάλλετε σε έναν πολιτισμένο και δημιουργικό διάλογο.
..........................
Komentet e lexuesve
Faqja jonë promovon dialogun e qytetëruar dhe shkëmbimin e frytshëm të mendimeve. Ju lutemi, para se të komentoni:
Tregoni mirësjellje dhe respekt ndaj çdo bashkëbiseduesi.
Shmangni fjalët fyese apo përçmuese.
Mbështetni mendimet tuaja me argumente dhe frymë bashkëpunimi.
Mos përdorni gjuhë të dhunshme, ironi poshtëruese apo fanatizëm.
Komentet me përmbajtje fyese, raciste apo përçarëse nuk do të publikohen.
📌 Mbani mend: liria e shprehjes është e vlefshme vetëm kur shoqërohet me respekt, maturi dhe dashamirësi ndaj të tjerëve dhe ndaj së vërtetës.
Ju falënderojmë që kontribuoni në një dialog të qytetëruar dhe konstruktiv