Τετάρτη 5 Ιουλίου 2017

Grekët dhe shqiptarët në një ekspozitë


Jo për cilësitë artistike, por për mesazhin që përmban, Muzeu Historik Kombëtar i hap dyert një ekspozite me protagonistë fëmijët shqiptarë dhe grekë. Ideja e mësuesit të tyre të pikturës, Kristo Dëfrim Hasës, emigrantit që pas shume vitesh si marangoz i është rikthyer profesionit të tij të parë, pikturimit, është të mbjellë tek këta fëmijë farat e të jetuarit mirë në komunitet edhe kur ai është i përbërë nga kombësi të ndryshme.

Bashkëveprimi me fëmijët dhe bashkitë e Amaliadas dhe Ilidas në Greqi, i ka dhënë rezultatet e para. Njëri nga nxënësit e tij grek, artistikisht e shpreh dashurinë për shokun e tij të ekipit në futboll me mbishkrimin “Paqe dhe mirëkuptim”.

Fantazinë e 47 fëmijëve, 5 deri në 11 vjeç e gjeni në Muzeun Historik Kombëtar, aty ku nuk duhet të harroni të mbani me vete një erashkë ose në rastin më të mirë të gjeni një vend sa më afër këtij ventilatori, që mundëson pakëz ajër të freskët në mungesë të ajrit të kondicionuar në një institucion, ku luhatja e temperaturës si në të ftohtë e në të ngrohtë është një nga vrasësit e heshtur të objekteve të çmuara të trashëgimisë tonë kulturore.

TV KLAN

Δεν υπάρχουν σχόλια:

Δημοσίευση σχολίου

Η ιστοσελίδα μας προάγει τον πολιτισμένο διάλογο και τη γόνιμη ανταλλαγή απόψεων. Παρακαλούμε θερμά, πριν σχολιάσετε:

Να διατηρείτε ευγένεια και σεβασμό προς όλους τους συνομιλητές.

Να αποφεύγετε προσβλητικούς ή υποτιμητικούς χαρακτηρισμούς.

Να στηρίζετε τις απόψεις σας με επιχειρήματα και καλή διάθεση.

Να μην κάνετε χρήση λεκτικής βίας, ειρωνείας ή φανατισμού.

Τα σχόλια με υβριστικό, ρατσιστικό ή προσβλητικό περιεχόμενο δεν θα δημοσιεύονται.

📌 Θυμηθείτε: η ελεύθερη έκφραση είναι πολύτιμη όταν συνοδεύεται από σεβασμό, σοβαρότητα και αληθινό ενδιαφέρον για τον συνάνθρωπο και την αλήθεια.

Σας ευχαριστούμε που συμβάλλετε σε έναν πολιτισμένο και δημιουργικό διάλογο.
..........................
Komentet e lexuesve
Faqja jonë promovon dialogun e qytetëruar dhe shkëmbimin e frytshëm të mendimeve. Ju lutemi, para se të komentoni:

Tregoni mirësjellje dhe respekt ndaj çdo bashkëbiseduesi.

Shmangni fjalët fyese apo përçmuese.

Mbështetni mendimet tuaja me argumente dhe frymë bashkëpunimi.

Mos përdorni gjuhë të dhunshme, ironi poshtëruese apo fanatizëm.

Komentet me përmbajtje fyese, raciste apo përçarëse nuk do të publikohen.

📌 Mbani mend: liria e shprehjes është e vlefshme vetëm kur shoqërohet me respekt, maturi dhe dashamirësi ndaj të tjerëve dhe ndaj së vërtetës.
Ju falënderojmë që kontribuoni në një dialog të qytetëruar dhe konstruktiv