Πέμπτη 28 Σεπτεμβρίου 2017

Kotzias: Të njihet statusi i minoritarëve greke

Shefi i diplomacisë greke, Nikos Kotzias këmbëngul në politikën e qeverisë së tij në raport me minoritetin grek në Shqipëri. Në një intervistë në emisionin e mëngjesit në televizionin ERT1, ministri i jashtëm Kotzias, theksoi se minoritetit duhet t’i njihet statusi kudo jeton dhe jo vetëm në dy zonat e jugut të vendit.

 “E bëra të qartë edhe në OKB dhe u kuptua nga shumë palë, se bie ndesh me të drejtën europiane “reforma” e Hoxhës që minoritet konsiderohesh vetëm nëse ndodhesh në dy zonat e njohura si të tilla, ndërsa po të largohesh nga fshati yt e të shkosh në Tiranë, nuk je më minoritet. Minoriteti duhet të njihet në gjithë shtrirjen e territorit dhe kudo që ata të ndodhen në Shqipëri. Siç duhet ta dini, Shqipëria është vend kandidat për anëtar i Bashkimit Europian. Për fat të keq, ashtu si dhe për fqinjin tonë verior, Shkupi, këto kandidatura u dhanë pa kushte nga qeveritë e mëparshme greke. Që të hapen negociatat për anëtarësim, duhet që këto vende të plotësojnë disa kërkesa. Shqipërisë, KE i vuri si kusht reformën e sistemit gjyqësor. Komisioni Europian humbi kur erdhi në këshillin e çështjeve të përgjithshme, sepse ne shtruam katër kërkesa të tjera.”
Por ministri i jashtëm grek, flet edhe për të drejtën e pronës të minoritarëve grekë në Shqipëri.

“Duhet të zgjidhet menjëherë çështja e titujve të pronësisë përsa i përket minoritet grek në Shqipëri. Shqipëria që të çelë negociata duhet të plotësojë kushtet dhe një prej tyre janë të drejtat e minoritet, por kudo që ata ndodhen në Shqipëri. Mbrojtja e pronësisë është një e drejtë themelore ndërkombëtare. Greqia po punon që t’u jepen titujt e pronësisë, në mënyrë që të jenë të sanksionuara edhe ligjërisht të drejtat e atyre që duan të shesin apo ua shtetëzon shteti për nevojat e tij. Pra që ata të mund të marrin edhe para. Se këtu nuk është thjesht që shkojnë dhe u marrin pronat e himarjotëve, por shkojnë dhe ua marrin qyl, pa kosto. Kemi marrë masa shumë të ashpra ndaj politikanëve të cilët nuk kanë respektuar të drejtat e minoritetit grek në Shqipëri, duke i hequr shtetësinë greke. Fatkeqësisht shtetësinë e greke e kanë shumë tipa të çuditshëm si Jorgo Goro. Nuk mund të jesh grek kur nuk respekton të drejtat e minoritetit grek.”

Ministri i jashtëm Nikos Kotzias tha se pakica greke në Shqipëri, përveç përkrahjes së Athinës zyrtare, gëzon edhe mbrojtjen e Bashkimit Europian dhe te Shteteve te Bashkuara.

Δεν υπάρχουν σχόλια:

Δημοσίευση σχολίου

Η ιστοσελίδα μας προάγει τον πολιτισμένο διάλογο και τη γόνιμη ανταλλαγή απόψεων. Παρακαλούμε θερμά, πριν σχολιάσετε:

Να διατηρείτε ευγένεια και σεβασμό προς όλους τους συνομιλητές.

Να αποφεύγετε προσβλητικούς ή υποτιμητικούς χαρακτηρισμούς.

Να στηρίζετε τις απόψεις σας με επιχειρήματα και καλή διάθεση.

Να μην κάνετε χρήση λεκτικής βίας, ειρωνείας ή φανατισμού.

Τα σχόλια με υβριστικό, ρατσιστικό ή προσβλητικό περιεχόμενο δεν θα δημοσιεύονται.

📌 Θυμηθείτε: η ελεύθερη έκφραση είναι πολύτιμη όταν συνοδεύεται από σεβασμό, σοβαρότητα και αληθινό ενδιαφέρον για τον συνάνθρωπο και την αλήθεια.

Σας ευχαριστούμε που συμβάλλετε σε έναν πολιτισμένο και δημιουργικό διάλογο.
..........................
Komentet e lexuesve
Faqja jonë promovon dialogun e qytetëruar dhe shkëmbimin e frytshëm të mendimeve. Ju lutemi, para se të komentoni:

Tregoni mirësjellje dhe respekt ndaj çdo bashkëbiseduesi.

Shmangni fjalët fyese apo përçmuese.

Mbështetni mendimet tuaja me argumente dhe frymë bashkëpunimi.

Mos përdorni gjuhë të dhunshme, ironi poshtëruese apo fanatizëm.

Komentet me përmbajtje fyese, raciste apo përçarëse nuk do të publikohen.

📌 Mbani mend: liria e shprehjes është e vlefshme vetëm kur shoqërohet me respekt, maturi dhe dashamirësi ndaj të tjerëve dhe ndaj së vërtetës.
Ju falënderojmë që kontribuoni në një dialog të qytetëruar dhe konstruktiv