Πέμπτη 19 Οκτωβρίου 2017

Himara,Kreu i OMONIA:Rama të prishë shtëpitë e kriminelëve




Pas mbërritjes së njoftimeve nga ana e Bashkisë së Himarës ka reaguar në mbështetje të banorëve kreu i OMONIA-s për Himarën, Fredi Beleri. Sipas Belerit dërgimi i njoftimeve për prishjen e banesave është bërë në këtë moment për arsye se qeveria do të tërheqë vëmendjen nga skandalet e saj me përgjimet e grupeve të drogës.

Ndihemi të mashtruar. Na premtuan se para se të bëhej çdo ndërhyrje do të zgjidhjen problem i ndarjes së pronës, domethënë do të paiseshin banorët me certifikata pronësie. Pas kësaj do të mblidheshim për të konsultuar projektin në mënyrë që të gjendej zgjidhja më e drejtë. Ky është një vendim arrogant i papritur që besoj se ka lidhje me problemet e tjera të qeverisë shqiptare, që do të heqë vëmendjen e opinionit publik nga problemet serioze që ka. Duan të mbulojnë skandalin që u plasi me përgjimet e ish-ministrit Tahiri duke e zhvendosur vëmendjen e opinionit publik shqiptar në një përplasje në Himarë”, deklaroi Beleri dje në mbrëmje për gazetën “Shqiptarja.com”.

Beleri ka theksuar se problemi i prishjes së shtëpive e bizneseve të himariotëve nuk duhet të politizohet e as të shihet si një përplasje midis Shqipërisë e Greqisë, pasi bëhet fjalë për qytetarë shqiptarë, taksapagues të ndershëm që kanë të drejtat e tyre si çdo qytetar i Republikës së Shqipërisë.

Zoti Rama të prish shtëpitë e kriminelave e jo të njerëzve të ndershëm. Të mos prishë shtëpi 300 vjeçare duke kërkuar të manipulojë opinionin publik se do bënte dialog dhe nga ana tjetër vepron pabesisht duke urdhëruar prishjen e shtëpive të taksapaguesve të rregull. Nuk dua që ta politizojmë këtë çështje. Unë si drejtues i OMONIA-s mund të kem qëndrimet e mija për minoritetin grek në Himarë, por tani po flasim për shtëpitë e shtetasve të Shqipërisë që po u prishen në mënyrë të padrejtë. Opozita, intelektualët e i gjithë opinion publik duhet të dalin në mbrojtje të këtyre njerëzve të ndershëm që po u rrëmbehet prona e trashëguar ndër shekuj”.

Qëndresa
Beleri ka deklaruar se himariotëve tashmë u lind e drejta ligjore që të mbrohen vetë përballë një shteti që nuk respekton ligjet. “Do mbrohemi si të mundemi. Në këto moment që flasim midis banorëve është krijuar një situatë e tensionuar. Në një shtet ligjor nuk ka të drejtë askush të shkeli ligjet e të grabisë shtetasit e vet. Kur qeveria shkel ligjet, qytetarëve iu lind e drejta kushtetuese e të mbrohen në emër të ligjit”, u shpreh Beleri, i cili më pas shtoi se kanë vendosur që të ndjekin edhe rrugën ligjore duke kërkuar urdhër për bllokimin e vendimit të Bashkisë nga Gjykata Administrative e Vlorës.

Që nesër do depozitojmë një masë sigurie në Gjykatën Administrative në Vlorë. Ne do kërkojmë nga gjykata të marrë masë bllokuese derisa të vendosë gjykata për çështjen e saj. Ne e kemi në gjykim këtë vendim të Bashkisë ne Gjykatën Administrative. Janë zhvilluar dy seanca dhe çështja është në proces, derisa të dalë një vendim Bashkia nuk mund të veprojë”, ka deklaruar Fredi Beleri.

Redaksia Online
J.Sh Shqiptarja.com

Δεν υπάρχουν σχόλια:

Δημοσίευση σχολίου

Η ιστοσελίδα μας προάγει τον πολιτισμένο διάλογο και τη γόνιμη ανταλλαγή απόψεων. Παρακαλούμε θερμά, πριν σχολιάσετε:

Να διατηρείτε ευγένεια και σεβασμό προς όλους τους συνομιλητές.

Να αποφεύγετε προσβλητικούς ή υποτιμητικούς χαρακτηρισμούς.

Να στηρίζετε τις απόψεις σας με επιχειρήματα και καλή διάθεση.

Να μην κάνετε χρήση λεκτικής βίας, ειρωνείας ή φανατισμού.

Τα σχόλια με υβριστικό, ρατσιστικό ή προσβλητικό περιεχόμενο δεν θα δημοσιεύονται.

📌 Θυμηθείτε: η ελεύθερη έκφραση είναι πολύτιμη όταν συνοδεύεται από σεβασμό, σοβαρότητα και αληθινό ενδιαφέρον για τον συνάνθρωπο και την αλήθεια.

Σας ευχαριστούμε που συμβάλλετε σε έναν πολιτισμένο και δημιουργικό διάλογο.
..........................
Komentet e lexuesve
Faqja jonë promovon dialogun e qytetëruar dhe shkëmbimin e frytshëm të mendimeve. Ju lutemi, para se të komentoni:

Tregoni mirësjellje dhe respekt ndaj çdo bashkëbiseduesi.

Shmangni fjalët fyese apo përçmuese.

Mbështetni mendimet tuaja me argumente dhe frymë bashkëpunimi.

Mos përdorni gjuhë të dhunshme, ironi poshtëruese apo fanatizëm.

Komentet me përmbajtje fyese, raciste apo përçarëse nuk do të publikohen.

📌 Mbani mend: liria e shprehjes është e vlefshme vetëm kur shoqërohet me respekt, maturi dhe dashamirësi ndaj të tjerëve dhe ndaj së vërtetës.
Ju falënderojmë që kontribuoni në një dialog të qytetëruar dhe konstruktiv