Δευτέρα 30 Οκτωβρίου 2017

Kotzias: “Minoriteti dhe emigrantët, ura miqësie. Unë mburrem me studentët shqiptarë”

Gjatë konferencës për shtyp me gazetarë grekë dhe të huaj të akredituar në Athinë, ministri i jashtëm grek, Nikos Kotzias u ndal dhe në rolin e minoritetit grek në Shqipëri dhe të emigrantëve shqiptarë në Greqi, që ai i cilësoi si “ura miqësie”

“Besojmë se se duhet të ketë një komunikim më të mirë me minoritetin, respekt më i madh dhe të mos t’u jepet ushqim atyre që besojnë – unë nuk u përkas atyre- se disa duan ta çrrënjosin minoritetin nga Shqipëria.

Pra, duhet ta mbrojmë minoritetin. Minoriteti grek është një urë miqësie ndërmjet Greqisë dhe Shqipërisë, ashtu si dhe emigrantët shqiptarë këtu. Kemi fatin si familje të të punojë në shtëpinë tonë një herë në javë një grua nga Shqipëria, të cilën e kemi si vajzën tonë. Kam fatin të jem pedagog dhe të shoh se shpesh, ndër dhjetë studentët më të mirë, gjysmat janë shqiptarë. Njëlloj dhe në studimet pasuniversitare. Në tërësinë e studentëve shqiptarët përfaqësojnë 5%, mirëpo ndërmjet atyre që dallohen shpeshherë shqiptarë janë 50% e tyre.

Unë mburrem me këta studentët tanë shqiptarë. Mburrem për ata njerëz dhe nuk e dini se sa i lumtur ndihem kur shkoj në Tiranë dhe shoh se katër nga studentët e mi janë sot pedagogë në Universitetin e Tiranës. Këta njerëz janë ura. Nuk është nevoja t’i shkatërrojmë. Përkundrazi t’i bëjmë më të bukura. T’i lemë të lulëzojnë. Ky është mendimi im. 

Në Europë është e zakonshme të diskutojmë për të drejtat e minoriteteve, për të drejtat e njeriut, për të drejtën e pronës. Përndryshe, në Këshillin e ministrave, siç e dini, këto janë vendosur si kushte. Kushtet janë pesë. Komisioni Europian – po jua kujtoj të gjithëve- erdhi me një kusht në këshillin e ministrave. Mirëpo Komisioni nuk është i plotfuqishëm. Jemi dhe ne. Në këshill, ministrat vendosën pesë kushte. Komisioni u pezmatua për këtë, donte vetëm një kusht, por është i angazhuar për të pestat. Për këto pesë kushte çdo shtet anëtar ka të drejtë të ketë mendimin e vet nëse përmbushen apo jo. Dhe nga këto pesë kushte që të hapen negociatat e anëtarësimit me Shqipërinë, njeri është për të drejtat e minoriteteve. Rrjedhimisht kemi të drejtë që të kemi opinion”, deklaroi ministri i jashtëm grek.

Δεν υπάρχουν σχόλια:

Δημοσίευση σχολίου

Η ιστοσελίδα μας προάγει τον πολιτισμένο διάλογο και τη γόνιμη ανταλλαγή απόψεων. Παρακαλούμε θερμά, πριν σχολιάσετε:

Να διατηρείτε ευγένεια και σεβασμό προς όλους τους συνομιλητές.

Να αποφεύγετε προσβλητικούς ή υποτιμητικούς χαρακτηρισμούς.

Να στηρίζετε τις απόψεις σας με επιχειρήματα και καλή διάθεση.

Να μην κάνετε χρήση λεκτικής βίας, ειρωνείας ή φανατισμού.

Τα σχόλια με υβριστικό, ρατσιστικό ή προσβλητικό περιεχόμενο δεν θα δημοσιεύονται.

📌 Θυμηθείτε: η ελεύθερη έκφραση είναι πολύτιμη όταν συνοδεύεται από σεβασμό, σοβαρότητα και αληθινό ενδιαφέρον για τον συνάνθρωπο και την αλήθεια.

Σας ευχαριστούμε που συμβάλλετε σε έναν πολιτισμένο και δημιουργικό διάλογο.
..........................
Komentet e lexuesve
Faqja jonë promovon dialogun e qytetëruar dhe shkëmbimin e frytshëm të mendimeve. Ju lutemi, para se të komentoni:

Tregoni mirësjellje dhe respekt ndaj çdo bashkëbiseduesi.

Shmangni fjalët fyese apo përçmuese.

Mbështetni mendimet tuaja me argumente dhe frymë bashkëpunimi.

Mos përdorni gjuhë të dhunshme, ironi poshtëruese apo fanatizëm.

Komentet me përmbajtje fyese, raciste apo përçarëse nuk do të publikohen.

📌 Mbani mend: liria e shprehjes është e vlefshme vetëm kur shoqërohet me respekt, maturi dhe dashamirësi ndaj të tjerëve dhe ndaj së vërtetës.
Ju falënderojmë që kontribuoni në një dialog të qytetëruar dhe konstruktiv