Ligji për minoritetet hasi në kundërshtinë e përfaqësuesve të grupit kryesor, atij grek.
“Do ta quaja fatale, nëse ky ligj do të shkonte nesër ose pasnesër për votim në Parlament. Është një ligj që nuk i shton asgjë konventës kuadër, por i heq, duke ia kaluar kompentecat Këshillit të Ministrave. Heq edhe shumë të drejta që ne i kishim nga konventa kuadër e Këshillit të Europës”, tha Leonidha Papa, kryetar i Shoqatës “OMONIA”.
Në kundërshtimin e paraqitur me shkrim, “OMONIA” kërkon atë që është kërkuar në Maqedoni: dygjuhësinë në njësitë administrative, ku një e treta e popullsisë i përket minoritetit, raporton TCH.
Madje, sipas saj duhet të bëhet dallimi midis minoritetit etnik dhe atij kulturoro-gjuhësor, pasi sipas “OMONIA”-s, minoriteti vlleh nuk është pakicë kombëtare, por gjuhësore, e pjesa më e madhe e tyre u vetëdeklaruan dhe i përkasin minoritetit etnik grek.
Por ministri Bushati ishte i drejtpërdrejtë në përgjigjen për kreun e “OMONIA”-s.
“Me këtë ligj shuhet pozita e privilegjuar e secilës prej pakicave në raport me tjetrën dhe fshihet dallimi që ka ekzistuar deri më sot”, tha Ditmir Bushati, ministër për Europën dhe Punët e Jashtme./lapsi.al
Δεν υπάρχουν σχόλια:
Δημοσίευση σχολίου
Η ιστοσελίδα μας προάγει τον πολιτισμένο διάλογο και τη γόνιμη ανταλλαγή απόψεων. Παρακαλούμε θερμά, πριν σχολιάσετε:
Να διατηρείτε ευγένεια και σεβασμό προς όλους τους συνομιλητές.
Να αποφεύγετε προσβλητικούς ή υποτιμητικούς χαρακτηρισμούς.
Να στηρίζετε τις απόψεις σας με επιχειρήματα και καλή διάθεση.
Να μην κάνετε χρήση λεκτικής βίας, ειρωνείας ή φανατισμού.
Τα σχόλια με υβριστικό, ρατσιστικό ή προσβλητικό περιεχόμενο δεν θα δημοσιεύονται.
📌 Θυμηθείτε: η ελεύθερη έκφραση είναι πολύτιμη όταν συνοδεύεται από σεβασμό, σοβαρότητα και αληθινό ενδιαφέρον για τον συνάνθρωπο και την αλήθεια.
Σας ευχαριστούμε που συμβάλλετε σε έναν πολιτισμένο και δημιουργικό διάλογο.
..........................
Komentet e lexuesve
Faqja jonë promovon dialogun e qytetëruar dhe shkëmbimin e frytshëm të mendimeve. Ju lutemi, para se të komentoni:
Tregoni mirësjellje dhe respekt ndaj çdo bashkëbiseduesi.
Shmangni fjalët fyese apo përçmuese.
Mbështetni mendimet tuaja me argumente dhe frymë bashkëpunimi.
Mos përdorni gjuhë të dhunshme, ironi poshtëruese apo fanatizëm.
Komentet me përmbajtje fyese, raciste apo përçarëse nuk do të publikohen.
📌 Mbani mend: liria e shprehjes është e vlefshme vetëm kur shoqërohet me respekt, maturi dhe dashamirësi ndaj të tjerëve dhe ndaj së vërtetës.
Ju falënderojmë që kontribuoni në një dialog të qytetëruar dhe konstruktiv