Miratimi me nxitim i Ligjit të ri për Minoritetet dhe reagimet që pasuan ka bërë që qeveria t’i rikthehet konsultimeve, kësaj here me idenë se po merr mendimin e pakicave për aktet nënligjore që do të përgatiten në kuadër të këtij ligji.
Në një njoftim të saj Ministria e Jashtme thotë se ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme Ditmir Bushati ishte në qytetin e Shkodrës në një dëgjesë publike me pakicat serbo-malazeze në mënyrë që t’i përgjigjet kërkesave të të gjithë minoriteteve se Shqipëria është angazhuar për zbatimin e te drejtave të njeriut.
“Se pavarësisht progresit të qenësishëm që është bërë në këtë fushë dhe risive që sjell ligji kemi shumë detyra përpara, fillimisht me ripërcaktimin e të gjithë arkitekturës në fushën e mbrojtjes dhe promovimit të të drejtave të pakicave, bashkëpunimin me pushtetin vendor dhe me përfaqësuesit kryesorë të pakicave të ndryshme në Shqipëri”-deklaroi Bushati.
Ndërsa kryetarja e Nënkomisionit për të Drejtat e Njeriut, Vasilika Hysi, theksoi se ka patur një proces të gjatë konsultimi, por shqetësimi i shumë pakicave ishte meraku për aktet nënligjore dhe se ky proçes konsultimi është praktika e duhur për hartimin e kuadtit të duhur ligjor.
Në fakt zbritja në terren e ministrit për aktet nënligjore të një ligji, duket se vjen nga shqetësimi që i është përcjellë qeverisë shqiptare nga Brukseli pikërisht për këtë ligj. Kujtojmë që Greqia ka shprehur rezerva pranë Komisionit Europian për ligjin që sipas saj bie ndesh me standardet europiane. Pak ditë më parë edhe minoriteti rom mbajti një protestë para kryeministrisë ku kërkoi futjen e gjuhës rome në shkollat fillore.
Δεν υπάρχουν σχόλια:
Δημοσίευση σχολίου
Η ιστοσελίδα μας προάγει τον πολιτισμένο διάλογο και τη γόνιμη ανταλλαγή απόψεων. Παρακαλούμε θερμά, πριν σχολιάσετε:
Να διατηρείτε ευγένεια και σεβασμό προς όλους τους συνομιλητές.
Να αποφεύγετε προσβλητικούς ή υποτιμητικούς χαρακτηρισμούς.
Να στηρίζετε τις απόψεις σας με επιχειρήματα και καλή διάθεση.
Να μην κάνετε χρήση λεκτικής βίας, ειρωνείας ή φανατισμού.
Τα σχόλια με υβριστικό, ρατσιστικό ή προσβλητικό περιεχόμενο δεν θα δημοσιεύονται.
📌 Θυμηθείτε: η ελεύθερη έκφραση είναι πολύτιμη όταν συνοδεύεται από σεβασμό, σοβαρότητα και αληθινό ενδιαφέρον για τον συνάνθρωπο και την αλήθεια.
Σας ευχαριστούμε που συμβάλλετε σε έναν πολιτισμένο και δημιουργικό διάλογο.
..........................
Komentet e lexuesve
Faqja jonë promovon dialogun e qytetëruar dhe shkëmbimin e frytshëm të mendimeve. Ju lutemi, para se të komentoni:
Tregoni mirësjellje dhe respekt ndaj çdo bashkëbiseduesi.
Shmangni fjalët fyese apo përçmuese.
Mbështetni mendimet tuaja me argumente dhe frymë bashkëpunimi.
Mos përdorni gjuhë të dhunshme, ironi poshtëruese apo fanatizëm.
Komentet me përmbajtje fyese, raciste apo përçarëse nuk do të publikohen.
📌 Mbani mend: liria e shprehjes është e vlefshme vetëm kur shoqërohet me respekt, maturi dhe dashamirësi ndaj të tjerëve dhe ndaj së vërtetës.
Ju falënderojmë që kontribuoni në një dialog të qytetëruar dhe konstruktiv