Πέμπτη 5 Απριλίου 2018

Ndërtesa “Seferis” bëhet seli e konsullatës greke në Korçë





Selia e konsullatës greke në Korçë është bërë godina e njohur ndryshe si “Vila Seferis”. Punimet për restaurimin e ndërtesës neoklasike filluan në vitin 2017 dhe përfunduan në vitin 2018. Si në çdo qytet, ndërtesat janë një dëshmi e rrugëtimit të tyre historik,  identitetit të veçantë, social dhe kulturor. Ndërtasa e quajtur "Seferis" në Korçë manifeston pasurinë arkitektonike, por edhe rolin e elementit grek dhe ortodoks në fizionominë e qytetit.
"Godina Seferis" mban këtë emër për shkak të përdorimit të saj si Konsullatë e Përgjithshme, kur poeti nobelist Jorgos Seferis shërbeu si konsull i përgjithshëm, gjatë viteve 1936- 1937. Kjo është, një ndërtesë neoklasike e vendosur në qendër, në zemër të Korçës, në fillim të zonës pedonale të qytetit, 50 metra nga katedralja Ortodokse, në afërsi të Bibliotekës së re të qytetit.
Një rezidencë mbresëlënëse me shkallë të mëdha mermeri dhe një kopsht me trëndafila ishte selia ku  në nëntor 1936 Jorgos Seferis edhi nga Athina për të shërbyer si diplomat. Në konsullatën e Korçës. Atje, poeti qëndroi për dy vjet dhe ka shkruar disa poezi të njohura. Ndërtesa historike, ishte  rindërtuar në fillim të shekullit të 20 nga mjeku Mihal Turtulli, i cili kishte studiuar në Athinë.
Gjatë periudhës së regjimit të Enver Hoxhës u përdor për qëllime shtetërore dhe partiake, ndërsa më pas shërbeu si selia e Partisë Demokratike në qytet. Në vitin 1997 ajo u shkatërrua nga zjarri, gjatë trazirave në Shqipëri. Një vit më vonë, godina u ble nga shteti grek nga atëherë Konsulli i Përgjithshëm, Nikos Vamvounakis.
Leja për reaturimin e ndërtesës u lëshua në shtator 2016. Ndërtesa ka tri kate dhe një sipërfaqe prej 650 m². Kostoja e projektit u mbulua nga donacionet e kompanive greke që operojnë në Shqipëri dhe diaspora greke.

Δεν υπάρχουν σχόλια:

Δημοσίευση σχολίου

Η ιστοσελίδα μας προάγει τον πολιτισμένο διάλογο και τη γόνιμη ανταλλαγή απόψεων. Παρακαλούμε θερμά, πριν σχολιάσετε:

Να διατηρείτε ευγένεια και σεβασμό προς όλους τους συνομιλητές.

Να αποφεύγετε προσβλητικούς ή υποτιμητικούς χαρακτηρισμούς.

Να στηρίζετε τις απόψεις σας με επιχειρήματα και καλή διάθεση.

Να μην κάνετε χρήση λεκτικής βίας, ειρωνείας ή φανατισμού.

Τα σχόλια με υβριστικό, ρατσιστικό ή προσβλητικό περιεχόμενο δεν θα δημοσιεύονται.

📌 Θυμηθείτε: η ελεύθερη έκφραση είναι πολύτιμη όταν συνοδεύεται από σεβασμό, σοβαρότητα και αληθινό ενδιαφέρον για τον συνάνθρωπο και την αλήθεια.

Σας ευχαριστούμε που συμβάλλετε σε έναν πολιτισμένο και δημιουργικό διάλογο.
..........................
Komentet e lexuesve
Faqja jonë promovon dialogun e qytetëruar dhe shkëmbimin e frytshëm të mendimeve. Ju lutemi, para se të komentoni:

Tregoni mirësjellje dhe respekt ndaj çdo bashkëbiseduesi.

Shmangni fjalët fyese apo përçmuese.

Mbështetni mendimet tuaja me argumente dhe frymë bashkëpunimi.

Mos përdorni gjuhë të dhunshme, ironi poshtëruese apo fanatizëm.

Komentet me përmbajtje fyese, raciste apo përçarëse nuk do të publikohen.

📌 Mbani mend: liria e shprehjes është e vlefshme vetëm kur shoqërohet me respekt, maturi dhe dashamirësi ndaj të tjerëve dhe ndaj së vërtetës.
Ju falënderojmë që kontribuoni në një dialog të qytetëruar dhe konstruktiv