Teksa Athina dhe Shkupi janë duke finalizuar bisedimet për çështjen e emrit, në Greqi ka marrë rrugë një tjetër debat që ka të bëjë me njohjen ose jo të “gjuhës maqedonase”. Në polemika është përfshirë ministri i Jashtëm, Nikos Kotzias dhe një prej akademikëve më të njohur në Greqi, Jorgos Babiniotis, autori i Fjalorit Shqip-Greqisht.
Qeveria greke pretendon se “gjuha maqedonase” është pranuar nga Greqia në Konferencën e Tretë të Kombeve të Bashkuara për standardizimin e emrave gjeografikë, të mbajtur në Athinë para 41 vitesh.
Pas një shkrimi të Babiniotis, Kotzias reagoi duke thënë se edhe pse një gjuhëtar i shkëlqyer, Babiniotis nuk e njeh politikën e jashtme dhe mënyrën si funksionon OKB. Por në një kundërpërgjigje gjuhëtari i njohur insiston se ajo që është thënë në lidhje me njohjen e "gjuhës maqedonase", nga konferenca e vitit 1977 është e pasaktë.
Replika e Babiniotit
Qëllimi im nuk ishte dhe nuk është që të replikoj në nivel politik me ministrin e Jashtëm, i cili po trajton kohët e fundit çështjen shumë të vështirë dhe komplekse të emrit . Me një shkrim të shkurtër timin (në Protagon.gr) doja të shpjegoja publikisht se në Konferencën e Kombeve të Bashkuara të mbajtur në vitin 1977 në Athinë, çështja e vetme që u diskutua për të gjitha vendet që nuk përdorin alfabetin latin si (Kina, vendet arabe, Izraeli, India , vendet aziatike, Rusia, Jugosllavia, Greqia, Qiproja dhe të tjerët) ishte si këto vende për arsye të standardizimit (standardizimit) do të kryenin transliterimin e emrave gjeografikë me shkronja latine bazuar në transkriptet e propozuara nga vetë këto vende.Pra, si mund të nxjerrim konkluzionin dhe të pranojmë se në atë konferencë gjuha e Shkupit u njoh si maqedonase? Vetëm sepse alfabeti cirilik i të gjitha gjuhëve sllave të Bashkimit Sovjetik apo vendeve të Jugosllavisë (Serbia, Kroacia dhe Republika e Maqedonisë) u ra dakord për t’u transkriptuar me shkronja latine? Ky është pranimi dhe njohja e "gjuhës maqedonase" në vitin 1977? Unë pranoj për të kënaqur vetëbesimin e Ministrit se nuk e njoh diplomacinë, por problemi nuk është ai.Problemi është të të metat gjuhësore të zotit Ministër për të kuptuar se tjetër gjë është njohja e serbo-bullgarishtes së Shkupit si " gjuhë maqedonase" dhe një tjetër gjë të pranosh transferimin e një alfabeti (cirilik sllav) në një tjetër (latin) siç ndodhi në vitin 1977. Tjetër gjë si e njohin shkupjanët gjuhën e tyre që nga viti 1940 dhe tjetër gjë ta njohim edhe ne zyrtarisht me këtë emër si “gjuhë maqedonase”, duke pranuar premisën e një identiteti të rreme.
Δεν υπάρχουν σχόλια:
Δημοσίευση σχολίου
Η ιστοσελίδα μας προάγει τον πολιτισμένο διάλογο και τη γόνιμη ανταλλαγή απόψεων. Παρακαλούμε θερμά, πριν σχολιάσετε:
Να διατηρείτε ευγένεια και σεβασμό προς όλους τους συνομιλητές.
Να αποφεύγετε προσβλητικούς ή υποτιμητικούς χαρακτηρισμούς.
Να στηρίζετε τις απόψεις σας με επιχειρήματα και καλή διάθεση.
Να μην κάνετε χρήση λεκτικής βίας, ειρωνείας ή φανατισμού.
Τα σχόλια με υβριστικό, ρατσιστικό ή προσβλητικό περιεχόμενο δεν θα δημοσιεύονται.
📌 Θυμηθείτε: η ελεύθερη έκφραση είναι πολύτιμη όταν συνοδεύεται από σεβασμό, σοβαρότητα και αληθινό ενδιαφέρον για τον συνάνθρωπο και την αλήθεια.
Σας ευχαριστούμε που συμβάλλετε σε έναν πολιτισμένο και δημιουργικό διάλογο.
..........................
Komentet e lexuesve
Faqja jonë promovon dialogun e qytetëruar dhe shkëmbimin e frytshëm të mendimeve. Ju lutemi, para se të komentoni:
Tregoni mirësjellje dhe respekt ndaj çdo bashkëbiseduesi.
Shmangni fjalët fyese apo përçmuese.
Mbështetni mendimet tuaja me argumente dhe frymë bashkëpunimi.
Mos përdorni gjuhë të dhunshme, ironi poshtëruese apo fanatizëm.
Komentet me përmbajtje fyese, raciste apo përçarëse nuk do të publikohen.
📌 Mbani mend: liria e shprehjes është e vlefshme vetëm kur shoqërohet me respekt, maturi dhe dashamirësi ndaj të tjerëve dhe ndaj së vërtetës.
Ju falënderojmë që kontribuoni në një dialog të qytetëruar dhe konstruktiv