
Revista e madhe franceze “Le Point”, publikoi të enjten një suplement prej 32 faqesh kushtuar Greqisë, me titullin e përgjithshëm “Greqia, Rilindja”. “Le Point”, publikon edhe një intervistë ekskluzive me kryeministrin grek, të titulluar “Aleksis Tsipras: Askush nuk e besonte”.
Në pyetjen e tyre të parë, gazetarët kanë bërë një përmbledhje: “Europianët vlerësojnë se reformat tuaja patën sukses dhe nuk keni nevojë për një tjetër program axhustimi, rritja ekonomike shkoi te 2% dhe do të mundeni sërish të merrni kredi nga tregjet. A jeni një njeri i lumtur?”.
“I lumtur… është vështirë të thuash, por sigurisht më i lumtur se më përpara”, përgjigjet Tsipras dhe shton: “Do të thosha se vendi im po shkon më mirë dhe se përzgjedhjet e vështira të viteve të fundit po japin fryte. Vendimet e guximshme duan kohë që të zbulojnë vlerën e tyre. Gjërat janë përmirësuar dhe ja ku jemi sërish në normalitet. Mirëpo, edhe pse fituam një betejë të vështirë, lufta vazhdon”.
Duke iu referuar referendumit të 5 korrikut 2015 dhe ndryshimit të politikës me nënshkrimin e marrëveshjes me kreditorët një javë më vonë, Tsipras shpjegon:
“Para referendumit vendi im ishte në një kurth. Kreditorët nuk na linin asnjë hapësirë… më kërkonin sakrifica kolosale, reforma befasuese, por pa para. Vendosëm të organizonim referendumin që Greqia të kthehej në brendësi të gjërave dhe të përfitojë një fuqi në negociatat. Referendumi u mundësoi të gjithëve të vetëdijesohen për presionet… T’ju kujtoj se asnjëherë nuk thashë që dua ta shoh Greqinë jashtë euros. Bëra një kompromis me kushte të vështira për Greqinë, por fituam mjaft kohë dhe para që t’i realizojmë përshtatjet me një mënyrë më normale. Dhe isha në gjendje të rikthehem te populli duke i ofruar një perspektivë”.
Kryeministri grek tha se partnerët europianë “disa herë ishin të pakënaqur” me të, pasi nuk i prisnin gjithë këto… “Mirëpo në fund të gjithë e kuptuan, kreditorët dhe vetë grekët. Sepse popullit i duhej thënë e vërteta. Po të mos bënim gjë, vendi do të kishte falimentuar. Përfundimisht, referendumi kishte mjaft vlera: nga njëra anë luajti rolin e valvulës demokratike të sigurisë, sepse grekët shprehën ndjenjat e tyre. Nga ana tjetër, mundësoi që të gjendej një marrëveshje më e mirë në dobi të të gjithëve”, ka shtuar Tsipras.
Vërejtjes së gazetarëve francezë që, në fakt, nuk u zgjodh që të bënte këto lloj reformash, Tsipras i përgjigjet: “Grekët e kuptuan se reformat do të na lejonin të përcaktojmë një perspektivë, një të ardhme, ndërsa ishim në një situatë falimentimi. Në ato moment, koha është gjëja më e çmuar për një qeveri që përballet me një krizë të tillë. Koha dhe e vërteta. Në 2015-n Greqia nuk kishte asnjë kredibilitet gjeopolitik. Sot, tre vjet më vonë, jemi çliruar nga ajo situatë. Jemi sërish një shtyllë stabiliteti. Greqi përbën pjesë të zgjidhjes, nuk është më Problemi”, ka nënvizuar kryeministri grek, në intervistën për revistën franceze “Le Point”.
Tribuna
Δεν υπάρχουν σχόλια:
Δημοσίευση σχολίου
Η ιστοσελίδα μας προάγει τον πολιτισμένο διάλογο και τη γόνιμη ανταλλαγή απόψεων. Παρακαλούμε θερμά, πριν σχολιάσετε:
Να διατηρείτε ευγένεια και σεβασμό προς όλους τους συνομιλητές.
Να αποφεύγετε προσβλητικούς ή υποτιμητικούς χαρακτηρισμούς.
Να στηρίζετε τις απόψεις σας με επιχειρήματα και καλή διάθεση.
Να μην κάνετε χρήση λεκτικής βίας, ειρωνείας ή φανατισμού.
Τα σχόλια με υβριστικό, ρατσιστικό ή προσβλητικό περιεχόμενο δεν θα δημοσιεύονται.
📌 Θυμηθείτε: η ελεύθερη έκφραση είναι πολύτιμη όταν συνοδεύεται από σεβασμό, σοβαρότητα και αληθινό ενδιαφέρον για τον συνάνθρωπο και την αλήθεια.
Σας ευχαριστούμε που συμβάλλετε σε έναν πολιτισμένο και δημιουργικό διάλογο.
..........................
Komentet e lexuesve
Faqja jonë promovon dialogun e qytetëruar dhe shkëmbimin e frytshëm të mendimeve. Ju lutemi, para se të komentoni:
Tregoni mirësjellje dhe respekt ndaj çdo bashkëbiseduesi.
Shmangni fjalët fyese apo përçmuese.
Mbështetni mendimet tuaja me argumente dhe frymë bashkëpunimi.
Mos përdorni gjuhë të dhunshme, ironi poshtëruese apo fanatizëm.
Komentet me përmbajtje fyese, raciste apo përçarëse nuk do të publikohen.
📌 Mbani mend: liria e shprehjes është e vlefshme vetëm kur shoqërohet me respekt, maturi dhe dashamirësi ndaj të tjerëve dhe ndaj së vërtetës.
Ju falënderojmë që kontribuoni në një dialog të qytetëruar dhe konstruktiv