
Alfred Lela
Një zjarr infernal e ka përfshirë Greqinë, vendin fqinj të shqiptarëve, që prej disa ditësh. Flakët e zjarreve, që duket sikur kanë dalë nga kohët antike, kanë hedhur një dritë të re mbi fuqinë e plotfuqishme të natyrës, pafuqinë njerëzore, por edhe solidariten, dhimbjen dhe pamëshirën njerëzore.
Pyetja, që është edhe titulli i këtij editoriali, m’u shfaq sot në ‘perden’ e Facebook-ut, që cila bie e ngrihet çdo ditë me marrëzitë, budalliqet dhe gjenialitetin e njerëzve që jetojnë kësaj ane të botës, bijve të shqipes. Njëri prej të cilëve nuk donte t’i kundërvihej Zotit [a.s] i cili kishte sjellë këtë zjarr mbi Greqinë dhe grekët. Sepse kështu mund të ndodhte (kundërvënia), nëse ai shprehte keqardhje për tragjedinë [më mirë ta kem grurë me Zotin, se sa me të dobëtin].
Sfida e shoqërisë, e kulturës dhe e medias, nuk është zhdukja e rrënjëve të së keqes dhe as e çmendurive dhe budallikut, por përpjekja për një kufizim të gjuhës së urrejtjes me ngjyresa etnike, fetare, gjinore, krahinore, e me radhë. Përkufizimi i ri i asaj që konsiderohet si ‘liri e shprehjes’ e cila, në shumë raste, duhet përkufizuar si ‘liri e (vetë)përmbajtjes. Facebook pas ‘tërheqjes së veshit’ nga Kongresi Amerikan ka filluar një politikë të re rregullimesh duke futur në punë algoritme që kapin dhe kufizojnë gjuhën e urrjetjes apo edhe shkelje të të drejtave të autorit, e të tjera.
Facebook është në fakt pasqyra më e bukur dhe njëkohësisht më e shëmtuar e lirisë së shprehjes. Kjo platformë e fuqishme globale bie edhe si kambanë kujtese për atë se fjala është e lirë, por liria është edhe kufizim. Kur bëhet është shkapërderdhje, banalitet, lapërdhi, liria pushon së qeni dhe bëhet kaos.
Kaosi si definicion (një prej tyre) është mungesë e kufizimit dhe e përkufizimit. Kaos janë zjarret në Greqi, tajfunet në bregun juglindor të Amerikës, cunamet në Azi, sëmundjet infektive në Afrikë, lufta in perpettum në Lindjen e Mesme. Njeriu ndërton vazhdimisht mekanizma për t’iu kundërvënë kaosit. Vetë grekët e lashtë e shpikën Olimpin dhe zotat për të definuar kaosin, për të vendosur një hierarki, një rend.
Sa u takon marrdhënieve shqiptaro-greke, ato janë përshkuar shpesh nga trazirat, keqkuptimet dhe moskuptimet dhe, ndonjëherë, pse jo, edhe nga kaosi. Si kaosi i fundLuftës së Dytë, për shembull, kur grekët përzunë me zjarr e me hekur shqiptarët e Çamërisë nga trojet e tyre. Apo dhe kaosi i fillimviteve ’90, kur grekët u hapën dyert e mikpritjes qindra mijra shqiptarëve, që gjetën strehë, bujari dhe dashuri në vatrat e fqinjëve të panjohur.
Pavarëisht asaj se, ne shqiptarët, mund të kemi qenë më të dëmtuar nga mosrendi i kaosit, tragjedia greke, infernoja e ditëve të fundit, nuk mund të na gëzojë. Duhet të na pikëllojë. Të na kthejë drejt faljes dhe lutjes.
Si në poezinë e Jorgos Seferisit, edhe ne duhet të ndjehemi grekë: të asaj Greqie, të butë dhe njëkohësisht mizore, e cila “ngado shkojmë na hap plagë”.
Δεν υπάρχουν σχόλια:
Δημοσίευση σχολίου
Η ιστοσελίδα μας προάγει τον πολιτισμένο διάλογο και τη γόνιμη ανταλλαγή απόψεων. Παρακαλούμε θερμά, πριν σχολιάσετε:
Να διατηρείτε ευγένεια και σεβασμό προς όλους τους συνομιλητές.
Να αποφεύγετε προσβλητικούς ή υποτιμητικούς χαρακτηρισμούς.
Να στηρίζετε τις απόψεις σας με επιχειρήματα και καλή διάθεση.
Να μην κάνετε χρήση λεκτικής βίας, ειρωνείας ή φανατισμού.
Τα σχόλια με υβριστικό, ρατσιστικό ή προσβλητικό περιεχόμενο δεν θα δημοσιεύονται.
📌 Θυμηθείτε: η ελεύθερη έκφραση είναι πολύτιμη όταν συνοδεύεται από σεβασμό, σοβαρότητα και αληθινό ενδιαφέρον για τον συνάνθρωπο και την αλήθεια.
Σας ευχαριστούμε που συμβάλλετε σε έναν πολιτισμένο και δημιουργικό διάλογο.
..........................
Komentet e lexuesve
Faqja jonë promovon dialogun e qytetëruar dhe shkëmbimin e frytshëm të mendimeve. Ju lutemi, para se të komentoni:
Tregoni mirësjellje dhe respekt ndaj çdo bashkëbiseduesi.
Shmangni fjalët fyese apo përçmuese.
Mbështetni mendimet tuaja me argumente dhe frymë bashkëpunimi.
Mos përdorni gjuhë të dhunshme, ironi poshtëruese apo fanatizëm.
Komentet me përmbajtje fyese, raciste apo përçarëse nuk do të publikohen.
📌 Mbani mend: liria e shprehjes është e vlefshme vetëm kur shoqërohet me respekt, maturi dhe dashamirësi ndaj të tjerëve dhe ndaj së vërtetës.
Ju falënderojmë që kontribuoni në një dialog të qytetëruar dhe konstruktiv