
Bashkim Koçi
Teksa kam mbaruar së lexuari librin “Niko Bellojani, njeriu me karafil” të studiuesit dhe publicistit Jovan Jano, mendja më vete tek filmi “Diktatori i Madh”, tek fjalimi e aktorit Çarli Çaplin, i cili është konsideruar më i fuqishmi i të gjitha kohërave. Fjalimi është një satirë e fortë dhe e drejtpërdrejtë ndaj Hitlerit, por përcjell edhe një mesazh nga më të rëndësishmit për njerëzimin, për paqen. “Ne duam të jetojmë nga lumturia e njëri-tjetrit, jo nga mjerimi i njëri-tjetrit. Ne nuk duam të urrejmë apo të përçmojmë njëri tjetrin. Në këtë botë ka vend për të gjithë. Dhe Toka e mirë është e pasur dhe ofron për të gjithë. Jeta mund të jetë e lirë dhe e bukur, por ne e kemi humbur rrugën.”
Niko Bellojani është një ndër personalitetet më karizmatik të popullit grek, i cili, për aq sa qe gjallë, bëri një jetë heroike.
Nëse do të na duhej një personazh, i cili ta ketë vënë jetën e tij në shërbim të kombit të vet, nëse do të ëndërronim për të realizuar portretin më të bukur të luftëtarit, i cili e pret vdekjen, duke mbajtur në dorë një karafil dhe, nëse do të na shkonte mendja për të mundësuar gjetjen e njeriut simbol të civilizimit, atë do ta gjenim tek Niko Bellojani.
Niko Bellojani, gjatë gjithë jetës, nga rinia e hershme, kur ishte vetëm 17 vjeç, e deri ditën që ia morën jetën nën breshërinë e armëve të bashkëkombësve të vet, luftoi vetëm e vetëm për të sjellë të bekuarën paqe.
Jetën në burg e provoi jo për “qejf të vet”, por sepse iu bashkua punëtorisë për të fituar ca të drejta lirie, për të mos e parë botën nën thundrën e padronëve që pasuroheshin përditë nga gjaku i të varfërve. Në këtë kuptim Niko Bellojani e kërkonte vendosjen e paqes, jo vetëm në Greqi, por edhe në botë, nëpërmjet luftës. Ai nuk mund të mos kish nxjerrë mësimin e duhur nga paraardhësit e tij, nga filozofia e popullit grek, nga Aristoteli mendjendritur se ....
lexoni vazhdimin këtu
Δεν υπάρχουν σχόλια:
Δημοσίευση σχολίου
Η ιστοσελίδα μας προάγει τον πολιτισμένο διάλογο και τη γόνιμη ανταλλαγή απόψεων. Παρακαλούμε θερμά, πριν σχολιάσετε:
Να διατηρείτε ευγένεια και σεβασμό προς όλους τους συνομιλητές.
Να αποφεύγετε προσβλητικούς ή υποτιμητικούς χαρακτηρισμούς.
Να στηρίζετε τις απόψεις σας με επιχειρήματα και καλή διάθεση.
Να μην κάνετε χρήση λεκτικής βίας, ειρωνείας ή φανατισμού.
Τα σχόλια με υβριστικό, ρατσιστικό ή προσβλητικό περιεχόμενο δεν θα δημοσιεύονται.
📌 Θυμηθείτε: η ελεύθερη έκφραση είναι πολύτιμη όταν συνοδεύεται από σεβασμό, σοβαρότητα και αληθινό ενδιαφέρον για τον συνάνθρωπο και την αλήθεια.
Σας ευχαριστούμε που συμβάλλετε σε έναν πολιτισμένο και δημιουργικό διάλογο.
..........................
Komentet e lexuesve
Faqja jonë promovon dialogun e qytetëruar dhe shkëmbimin e frytshëm të mendimeve. Ju lutemi, para se të komentoni:
Tregoni mirësjellje dhe respekt ndaj çdo bashkëbiseduesi.
Shmangni fjalët fyese apo përçmuese.
Mbështetni mendimet tuaja me argumente dhe frymë bashkëpunimi.
Mos përdorni gjuhë të dhunshme, ironi poshtëruese apo fanatizëm.
Komentet me përmbajtje fyese, raciste apo përçarëse nuk do të publikohen.
📌 Mbani mend: liria e shprehjes është e vlefshme vetëm kur shoqërohet me respekt, maturi dhe dashamirësi ndaj të tjerëve dhe ndaj së vërtetës.
Ju falënderojmë që kontribuoni në një dialog të qytetëruar dhe konstruktiv