Në ceremoninë përkujtimore për nder të Ushtarakëve Grekë, të rënë gjatë luftës Italo – Greke (1940 – 1941) që u zhvillua ditën e Diel më 28 Tetor në Bularat, në bashkëpunim me palën shqiptare, ashtu siç parashikohet në Marrëveshjen Ndërshtetërore të Bashkëpunimit Greqi – Shqipëri, Ambasadorja e Greqisë në Shqipëri znj. Eleni Sourani , në fjalën e saj, midis të tjerave, theksoi:
28 Tetor 1940 në të gdhirë. Duke i thënë JO ultimatumit italian, sapo kishte filluar një prej historive më emocionuese dhe më të lavdishme të Luftës së dytë Botërore.
Sulmi italian fillon para se të gdhijë mirë dita.
Kombi si një trup i vetëm, në Greqi dhe në diasporë, ngrihet në këmbë me një vendim të vetëm ‘’Rezistencë deri në fund’’. JO-ja, si një shprehje moderne e së famshmes spartane ‘’Mολών λαβέ – Mollon llave – Në ta mban, eja t’i marrësh’’, u kthye në simbol të vendosmërisë së një populli për të mbrojtur deri në fund, deri tek njeriu i fundit, lirinë dhe dinjitetin e Atdheut.
Në këto male, prej komandantëve lokalë, u dëgjua shumë herë urdhëri ‘’rezistencë deri në fund ‘’Ishte ky vendim por edhe angazhim, që krijoi mrekullinë e epopesë së 1940-s.
Në sajë të atyre, të cilët ndër shekuj zgjodhën sakrificën dhe vdekjen në vend të një jete nën skllavëri, ekzistojmë sot, atyre ua kemi borxh.
Erdhëm edhe sivjet këtu, në vendin e sakrificës, për t’u transmetuar Djemve të Greqisë, mirënjohjen shekullore të kombit.
Atyre, që ngritën në supet e tyre të ngrira, dinjitetin e popujve të Europës të nëpërkëmbur prej fashizmit dhe poshtëruan arrogancën e diktatorit.
Rëndësia e veçantë e JO-së Greke, ka të bëjë me momentin historik në të cilin ajo u tha. Domethënë, ajo u tha në momentin kur Boshti ndihej i pamposhtur dhe çdo rezistencë ngjante e kotë. Me të vërtetë, lufta ishte për liri dhe dinjitet.
Këtë brez të vitit 1940 nderon Helenizmi sot, në çdo cep të botës. Ky brez, që është kaq afër brezit tonë, na frymëzon që të ecim në rrugën e detyrës kundrejt Atdheut. Të ruajmë paqen, dinjitetin dhe lirinë. Të ndërtojmë marrëdhënie miqësie dhe bashkëpunimi me fqinjët tanë.
Duke ecur me këtë frymë edhe në marrëdhëniet tona me Shqipërinë mike dhe aleate, po shohim që po korrin sukses përpjekjet diplomatike 40vjeçare për gjetjen dhe varrimin e eshtrave të të rënëve tanë. Një element i qytetërimit tonë të përbashkët europian , është që të rënët në luftë të prehen në vendin e sakrificës së tyre. Varreza ushtarake të aleatëve por edhe të armiqve, janë shpërndarë kudo nëpër Europë. Në tokën greke prehen jo vetëm mijërat e ushtarëve aleatë nga Lufta e Parë dhe e Dytë Botërore, por edhe 15.000 ushtarë Gjermanë që humbën jetën e tyre në Greqi, gjatë invazionit dhe pushtimit të Atdheut tonë, në periudhën 1941 – 1944. Ndaj këtyre Djemve trima të Greqisë që sakrifikuan për idealet njerëzore të lirisë dhe të dinjitetit dhe që prehen këtu, përkulemi me respekt ne sot.
Si një aureolë, u qëndron mbi krye lavdia dhe pavdekësia. I përjetshëm qoftë kujtimi i tyre, i përjetshëm kujtimi ndaj sakrificave të tyre.
http://telegraf.al/
http://telegraf.al/
Δεν υπάρχουν σχόλια:
Δημοσίευση σχολίου
Η ιστοσελίδα μας προάγει τον πολιτισμένο διάλογο και τη γόνιμη ανταλλαγή απόψεων. Παρακαλούμε θερμά, πριν σχολιάσετε:
Να διατηρείτε ευγένεια και σεβασμό προς όλους τους συνομιλητές.
Να αποφεύγετε προσβλητικούς ή υποτιμητικούς χαρακτηρισμούς.
Να στηρίζετε τις απόψεις σας με επιχειρήματα και καλή διάθεση.
Να μην κάνετε χρήση λεκτικής βίας, ειρωνείας ή φανατισμού.
Τα σχόλια με υβριστικό, ρατσιστικό ή προσβλητικό περιεχόμενο δεν θα δημοσιεύονται.
📌 Θυμηθείτε: η ελεύθερη έκφραση είναι πολύτιμη όταν συνοδεύεται από σεβασμό, σοβαρότητα και αληθινό ενδιαφέρον για τον συνάνθρωπο και την αλήθεια.
Σας ευχαριστούμε που συμβάλλετε σε έναν πολιτισμένο και δημιουργικό διάλογο.
..........................
Komentet e lexuesve
Faqja jonë promovon dialogun e qytetëruar dhe shkëmbimin e frytshëm të mendimeve. Ju lutemi, para se të komentoni:
Tregoni mirësjellje dhe respekt ndaj çdo bashkëbiseduesi.
Shmangni fjalët fyese apo përçmuese.
Mbështetni mendimet tuaja me argumente dhe frymë bashkëpunimi.
Mos përdorni gjuhë të dhunshme, ironi poshtëruese apo fanatizëm.
Komentet me përmbajtje fyese, raciste apo përçarëse nuk do të publikohen.
📌 Mbani mend: liria e shprehjes është e vlefshme vetëm kur shoqërohet me respekt, maturi dhe dashamirësi ndaj të tjerëve dhe ndaj së vërtetës.
Ju falënderojmë që kontribuoni në një dialog të qytetëruar dhe konstruktiv