Në politikë thonë se vota është lakmuesi më i mirë. Që ndan egjrën nga kashta. Mund të biesh dakord me këtë shprehje, por mundet edhe mos të jesh. Në çdo rast, asnjë politikan nuk mund të tërheqë për hunde shoqërinë pafundësisht. Ky është rasti me Shpëtim Idrizin, që pasi u degdis me vota jashtë Parlamentit, së fundmi ka nisur të rihapë dyqanin e patriotizmit në stendat e të cilit shpall patriotë dhe tradhëtarë.
Një ngjarje e sotme në Gjirokastër i ka dhënë shansin Idrizit që të flasë edhe ditën e diel, duke u shprehur se teksa “patriotët” ndalohen të protestojnë në Këlcyrë ku po zhvilloheshin ceremoni për të rënët grekë në luftën italo-greke, një ekstremist që qëlloi me armë ndaj forcave policore në Bularat lejohej të bridhte i lirë në Shqipëri. Me këtë përrallë, entuziasti Idrizi ia hodhi edhe vetes kur doli e bëri zëdhënësin e emocioneve të ndrydhura shqiptare. U përgënjeshtrua shpejt, pasi siç raportohet, ekstremisti grek është vrarë nga forcat e RENEA-s, duke lënë me gisht në gojë zotin Idrizi që pasi ia dhuruan partinë e çështjes çame, bëri çmos që ta çonte në fund.
Zotëria bën mirë që të tregohet – bashkë me patriotët e çquar që ngjallen në kësi rastesh – që të protesojë para Parlamentit për varrezat e grekëve, jo para varrezave. Të shkojë dhe të protestojë edhe para Parlamentit grek për të kërkuar varreza për të rënët e Çamërisë, në mënyrë që edhe nderi për të cilin bërtet të vihet në vend, por edhe ne të shpëtojmë veshët nga kjo llomotitije e bezdisshme që përherë do të na tregojë se kush është patriot, se çfarë bën një patriot, se kush lëfton për mëmëdhenë e të tjera mrrokulla si këto. Jemi vend i vogël dhe në fund të fundit, z. Idrizi nuk duhet të ketë iluzionin e gabuar se e njohin vetëm pëmes konferencave për shtyp.
Δεν υπάρχουν σχόλια:
Δημοσίευση σχολίου
Η ιστοσελίδα μας προάγει τον πολιτισμένο διάλογο και τη γόνιμη ανταλλαγή απόψεων. Παρακαλούμε θερμά, πριν σχολιάσετε:
Να διατηρείτε ευγένεια και σεβασμό προς όλους τους συνομιλητές.
Να αποφεύγετε προσβλητικούς ή υποτιμητικούς χαρακτηρισμούς.
Να στηρίζετε τις απόψεις σας με επιχειρήματα και καλή διάθεση.
Να μην κάνετε χρήση λεκτικής βίας, ειρωνείας ή φανατισμού.
Τα σχόλια με υβριστικό, ρατσιστικό ή προσβλητικό περιεχόμενο δεν θα δημοσιεύονται.
📌 Θυμηθείτε: η ελεύθερη έκφραση είναι πολύτιμη όταν συνοδεύεται από σεβασμό, σοβαρότητα και αληθινό ενδιαφέρον για τον συνάνθρωπο και την αλήθεια.
Σας ευχαριστούμε που συμβάλλετε σε έναν πολιτισμένο και δημιουργικό διάλογο.
..........................
Komentet e lexuesve
Faqja jonë promovon dialogun e qytetëruar dhe shkëmbimin e frytshëm të mendimeve. Ju lutemi, para se të komentoni:
Tregoni mirësjellje dhe respekt ndaj çdo bashkëbiseduesi.
Shmangni fjalët fyese apo përçmuese.
Mbështetni mendimet tuaja me argumente dhe frymë bashkëpunimi.
Mos përdorni gjuhë të dhunshme, ironi poshtëruese apo fanatizëm.
Komentet me përmbajtje fyese, raciste apo përçarëse nuk do të publikohen.
📌 Mbani mend: liria e shprehjes është e vlefshme vetëm kur shoqërohet me respekt, maturi dhe dashamirësi ndaj të tjerëve dhe ndaj së vërtetës.
Ju falënderojmë që kontribuoni në një dialog të qytetëruar dhe konstruktiv