
Τά
Μνημόσυνα Γιά
τό κάθε δικό μας πρόσωπο πού ἔφυγε ἀπό τόν κόσμο αὐτό ὡς μέλος τῆς ᾿Εκκλησίας
συνηθίζουμε νά τελοῦμε τά ὁρισμένα Μνημόσυνα· τριήμερα, ἐννιάμερα,
τεσσαρακονθήμερα, τρίμηνα, ἑξάμηνα, ἐτήσια. Τό καθένα ἀπό αὐτά ἔχει τό
συμβολισμό καί τό νόημά του (βλ. Ἀποστολικαί Διαταγαί 8,42· PG
1,1145B-1148A). Εἶναι ὄχι μόνο μία πράξη τιμῆς καί μνήμης γιά τόν κεκοιμημένο
μας ἀλλά καί μία εὐκαιρία γιά τή δική μας πνευματική ἀνανέωση καί ἐνίσχυση.
Παρηγοριόμαστε γιά τήν ἀπουσία τῶν ἀγαπητῶν μας, ἀλλά καί ἐνθαρρυνόμαστε στόν
ἀγώνα καί ἐνισχυόμαστε στήν πίστη, καθώς αἰσθανόμαστε τίς ψυχές στή χώρα τῶν
ζώντων.
Στέργιος Ν. Σάκκος |
Përkujtimoret Për çdo të afërmin tonë që iku nga kjo botë si anëtar i Kishës kemi si zakon që të kryejmë disa përkujtimore, të ndara në tre ditë, në nëntë ditë, në tre muaj në gjashtë muaj në një vit. Secila prej tyre
ka simbolikën dhe kuptimin e saj (shiko Urdhëresat e Apostujve 8,42 PG1,1145 B-1148A). Nuk janë vetëm një xhest nderimi dhe përkujtimi për të fjeturit tanë por dhe një rast i mirë për rinovimin dhe përforcimin tonë shpirtëror. Ngushëllohemi për mungesën e të dashurve tanë, por dhe marrim
kurajo për betejën si dhe forcojmë besimin tonë, pasi ndjejmë shpirtrat në vendin e të gjallëve. Rregullisht përkujtimoret kryhen gjatë Meshës Hyjnore të së Shtunës, ditës e cila i është dedikuar kujtimit të së fjeturve. Për arsye praktike mbizotërori zakoni që të kryhen dhe gjatë së dielës. Kisha kryen Përkujtimore vetëm për anëtarët e saj, dmth, për të gjithë ata që ikën nga kjo botë si të krishterë orthodhoksë, sepse ata gjenden nën juridiksionin e saj.
Nuk kryen përkujtimore për ata që nuk janë të krishterë, për heretikët, për të çkishëruarit dhe për njerëzit që vranë veten me dijeni të plotë të veprimit që kryen. (kryhen psh Përkujtimore për të sëmurët mendorë të cilët vranë veten, sepse nuk kanë dijeni të veprimeve të tyre). Të gjithë ata Kisha i le nën gjykimin e Zotit të gjithëmirë dhe zemërdhembshur. Për kryerjen e Përkujtimores çdo i interesuar merret
vesh me priftin e famullisë dhe kujdeset që të sjellë në tempull meshë dhe verë, të cilat do të përdoren gjatë Meshës Hyjnore. Sjell dhe temian, qirinj, grurë. Të gjitha këto përdoren dhe gjatë varrimit dhe kanë simbolikën e tyre. *Qirinjtë, siç shpjegon Shën Joan Gojarti, simbolizojnë “se po përcjellim atlet” (Koment
mbi Letrën drejtuar Hebrenjëve 4,5 EPE 24,310) *Temiani ofrohet për “për prehje”, për falje të të fjeturit dhe si një shenjë e një jete j orthodhokse dhe
me besim. (Simeon Thes/nikis, Mbi fundin tonë dhe rendit të shenjtë të ceremonisë mortore 361 PG155,676
C). * Gruri është simbol i shpresës sonë në ngjallja. E kemi
tashmë studiuar duke analizuar mësimin e apostull Pavllit. Ashtu si nga fara e grurit
lind një bimë e re, kështu dhe trupi i vdekur që ne varrosëm në tokë do të ngjallet i pavdekshëm. Këtë besim tonin e
shprehim dhe e shpërndajmë me grurin që bëjmë në Varrime dhe në Përkujtimore. Gjithashtu gruri, që ndajmë më pas tek njerëzit, është një shprehje elementare e bamirësisë, lëmoshës, që duhet të shoqërojë Përkujtimoret e të fjeturve tanë. Për të njejtën arsye shumë njerëz kishin si zakon që të shtronin drekë dhe të bënin dhurata në kujtim të të fjeturve. Është e nevojshme që të bëjmë dhurata dhe japim lëmoshë në kujtim të të fjeturve tanë. Prehja e të varfërve dhe të nevojtarëve shkon tek froni i
Zotit si një lutje e pranueshme për shpirtrat tanë. Është sikur të shlyejmë borxhet e vogla që lanë në këtë botë, pasi të gjithë dhe gjithmonë kemi borxh të pashlyer dashurinë ndaj vëllait që është imazhi i Perëndisë. Meqënëse të fjeturit tanë, sado bamirës që të ishin gjatë jetës së tyre në tokë, do të mund të bënin më tepër vepra të mira që nuk i bënë dhe ne me dhuratat tona,
në kujtim të tyre, plotësojmë ato vepra të mira dhe paguajmë për llogari të tyre borxhin e dashurisë. Shën Joan Damaskinoi
shkruan konkrretisht: “Çdo njeri, që përfitoi një brum të vogël virtytesh por nuk arriti që ta bëjë bukën që dëshironte, nuk mundi që të bënte vepër atë dëshirën e tij të mirë- qoftë nga neglizhenca, qoftë nga pakujdesia, qoftë nga mungesa e guximit
apo për shkak të shtyrjes së saj në kohë,- që u korr nga bota pa arritur të bëjë të mirën. Ai nuk do të gjykohet nga gjykatësi dhe dhespoti i
drejtë por pas vdekjes së tij do të ngrerë Zoti të afërmit e tij, njerëzit e shtëpisë, miqtë e tij... që ata të plotësojnë ato sa nuk arriti të bënte ai që u largua” (Mbi të fjeturit besimtarë 21 PG95, 268A-B). Ndërkaq, të mos harrojmë kurrë se dhuratat për të fjeturit bëhen “në vend të kurorës” dhe jo në vend të Përkujtimores. Asnjë gjë nuk e zvendëson lutjen e Kishës për prehjen e “atyre që fjetën me shpresën e ngjalljes së përjetëshme” vëllezërve tanë. Stergios N Sakos. |
Δεν υπάρχουν σχόλια:
Δημοσίευση σχολίου
Η ιστοσελίδα μας προάγει τον πολιτισμένο διάλογο και τη γόνιμη ανταλλαγή απόψεων. Παρακαλούμε θερμά, πριν σχολιάσετε:
Να διατηρείτε ευγένεια και σεβασμό προς όλους τους συνομιλητές.
Να αποφεύγετε προσβλητικούς ή υποτιμητικούς χαρακτηρισμούς.
Να στηρίζετε τις απόψεις σας με επιχειρήματα και καλή διάθεση.
Να μην κάνετε χρήση λεκτικής βίας, ειρωνείας ή φανατισμού.
Τα σχόλια με υβριστικό, ρατσιστικό ή προσβλητικό περιεχόμενο δεν θα δημοσιεύονται.
📌 Θυμηθείτε: η ελεύθερη έκφραση είναι πολύτιμη όταν συνοδεύεται από σεβασμό, σοβαρότητα και αληθινό ενδιαφέρον για τον συνάνθρωπο και την αλήθεια.
Σας ευχαριστούμε που συμβάλλετε σε έναν πολιτισμένο και δημιουργικό διάλογο.
..........................
Komentet e lexuesve
Faqja jonë promovon dialogun e qytetëruar dhe shkëmbimin e frytshëm të mendimeve. Ju lutemi, para se të komentoni:
Tregoni mirësjellje dhe respekt ndaj çdo bashkëbiseduesi.
Shmangni fjalët fyese apo përçmuese.
Mbështetni mendimet tuaja me argumente dhe frymë bashkëpunimi.
Mos përdorni gjuhë të dhunshme, ironi poshtëruese apo fanatizëm.
Komentet me përmbajtje fyese, raciste apo përçarëse nuk do të publikohen.
📌 Mbani mend: liria e shprehjes është e vlefshme vetëm kur shoqërohet me respekt, maturi dhe dashamirësi ndaj të tjerëve dhe ndaj së vërtetës.
Ju falënderojmë që kontribuoni në një dialog të qytetëruar dhe konstruktiv