Φωτο: Ιταλικό
Σχολείο στο Δυρράχιο] |
Fotografi: Shkolla Italiane në Durrës. Burileanu ishte dipllomat i ambasadës Rumune në
Romë, gjendej i deleguar në shërbim dhe vizitoi (më 1904) zona të ndryshme të
Shqipërisë së sotme në mënyrë që të bindte vllehët që të deklaroheshin Rumunë
gjatë regjistrimit të popullatës që po realizohej nga Hylmi Pashai. Në librin
e tij me titullin “Rumunët e Shqipërisë” shkruan: “Në shkollën italiane të qytetit (të Durrësit)
studiojnë gjashtëmbëdhjetë djem, nxënës rumunë, me bursë pesë lira në muaj
nga konsulli italian. Po ne?”. Por, më herët përmendi se, në përgjithësi vllehët e
Durrësit kanë ndjenja helene por do të duhet që t’iu afrohen dhe t’i largojnë
nga Grekët. Duke analizuar mendimin e tij në lidhje me çështjen e
prozeletizmit e Vllehëve, përmend dhe shembullin e mësipërm të shkollës
italiane, që të lëvizte dhe Rumania në të njejtën mënyrë “me qëllim që të
hynin në monopatin e duhur – siç thotë- dhe shumë shpejt brezi i ri të bëhet
plotësisht i tyre”... Profesoarja El Nikolaidou në librin me titullin
“Propaganda të huaja dhe lëvizja kombëtare shqiptare në zonën mitropolike të
Durrësit dhe Velegradës..” shkruan: “Ashtu siç kishte parashikuar nënkonsulli Helen,
viktima e luftës propagandistike të pamëshirshme ndërmjet Italisë dhe
Austrisë në Durrës u bë atje dhe popullata orthodhokse. Shumat e stërmëdha që
disponoheshin për shkollat, konviktet, vaktet, personelin e shumtë në numër
dhe sigurimin e agjentëvë, nuk harxhohej për katolikët e shumtë në numër, të cilët i kishte marrë
nën mbrojtjen e saj Austria, as për italianët e paktë, të cilët banonin në
Durrës. Shenjestra ishte elementi orthodhoks, tërheqjen e të cilit e synonin që të dyja Fuqitë. Ashtu
siç ndodh shumicën e herëve në rastet respektive, ishte e natyrshme, me bollëkun
e mjeteve materiale që dispononin Italianët, të arriheshin gjatë përpjekjeve
të para, rezultate impresionuese. Gjatë vitit shkollor 1902-1903, Italianët në
Durrës ia kishin dalë që të tërhiqnin në numër të llogaritshëm të familjeve
të varfëra orthodhokse, të cilat për shkak të urisë së tyre, kishin një
ndërgjegjie kombëtare të paqëndrueshme. Reagimi sa i Kishës Orthodhokse sa
dhe i përfaqësisë konsullore helene ishte i fortë dhe solli rezultate. Deri
në fund të Tetorit të vitit 1903, ishin rikthyer në shkollat helene 27 nxënës
nga ata që ishin regjistruar në shkollën italiane.”. T Toleva shkruan: “Në Durrës kishte që vite më parë një shkollë helene,
por për shkak të rogave shumë të këqija dhe të çrregullta të mësuesve kishte
rrënë në një nivel shumë të ulët. Diplomatët austriakë ishin të mendimit që
duhet të shfrytëzonin gjendjen e të tërhiqnin ata nxënës Helene për shkollën
e tyre. Nga ana tjetër, Vllehët (pro rumunët) po përgatisnin me ndihmën e
propagandës rumune të instaluar në Manastir që të themelonin një shkollë me gjuhën
rumune si gjuhë mësimdhënieje. Ky plan do ishte sipas gjasave i realizueshëm,
pasi një prej propagandistëve të tij, cili destinohej për mësuese, kishte
marrë rogën e tij të parë mujore. Popullata vllehe, për shkak të pozitës së
saj filohelene, merrte pjesë shumë pak në këtë rast.” [Burimi: Teodora
Toleva. Ndikimi i Austrohungarisë në krijimin e kombit shqiptar (1896-1908)] |
ΗΛΕΚΤΡΟΝΙΚΉ ΕΦΗΜΕΡΙΣ ΠΟΛΙΤΙΣΤΙΚΉ ΙΣΤΟΡΙΚΉ ΟΡΘΌΔΟΞΗ ΤΩΝ ΚΟΡΥΤΣΑΙΩΝ ΗΠΕΙΡΩΤΏΝ - GAZETË ELEKTRONIKE, KULTURORE, HISTORIKE, ORTHODHOKSE E KORÇARËVE EPIROTË
Δεν υπάρχουν σχόλια:
Δημοσίευση σχολίου
Η ιστοσελίδα μας προάγει τον πολιτισμένο διάλογο και τη γόνιμη ανταλλαγή απόψεων. Παρακαλούμε θερμά, πριν σχολιάσετε:
Να διατηρείτε ευγένεια και σεβασμό προς όλους τους συνομιλητές.
Να αποφεύγετε προσβλητικούς ή υποτιμητικούς χαρακτηρισμούς.
Να στηρίζετε τις απόψεις σας με επιχειρήματα και καλή διάθεση.
Να μην κάνετε χρήση λεκτικής βίας, ειρωνείας ή φανατισμού.
Τα σχόλια με υβριστικό, ρατσιστικό ή προσβλητικό περιεχόμενο δεν θα δημοσιεύονται.
📌 Θυμηθείτε: η ελεύθερη έκφραση είναι πολύτιμη όταν συνοδεύεται από σεβασμό, σοβαρότητα και αληθινό ενδιαφέρον για τον συνάνθρωπο και την αλήθεια.
Σας ευχαριστούμε που συμβάλλετε σε έναν πολιτισμένο και δημιουργικό διάλογο.
..........................
Komentet e lexuesve
Faqja jonë promovon dialogun e qytetëruar dhe shkëmbimin e frytshëm të mendimeve. Ju lutemi, para se të komentoni:
Tregoni mirësjellje dhe respekt ndaj çdo bashkëbiseduesi.
Shmangni fjalët fyese apo përçmuese.
Mbështetni mendimet tuaja me argumente dhe frymë bashkëpunimi.
Mos përdorni gjuhë të dhunshme, ironi poshtëruese apo fanatizëm.
Komentet me përmbajtje fyese, raciste apo përçarëse nuk do të publikohen.
📌 Mbani mend: liria e shprehjes është e vlefshme vetëm kur shoqërohet me respekt, maturi dhe dashamirësi ndaj të tjerëve dhe ndaj së vërtetës.
Ju falënderojmë që kontribuoni në një dialog të qytetëruar dhe konstruktiv