
Korça tashmë është kthyer në qytetin e festave. Gjatë gjithë vitit, në çdo periudhë dhe për çdo lloj arsyeje ja vlen që dikush të vizitojë qytetin. Tashmë është gati për çdo lloj turizmi pasi plotëson kushtet dhe dëshirat të kujtdo turisti. Për Krishtlindje dhe për Pashkë kthehet në kryeqytetin e festave në Shqipëri. Hotelet mbushen dhe qyteti gumëzhon nga jeta. Shpresojmë që këtë rrugëtim në rritje të saj ta vazhdojë pasi kështu do të përmirësohet jeta e të gjithë banorëve të saj.
Δεν υπάρχουν σχόλια:
Δημοσίευση σχολίου