FJALA
E PËRMORTSHME E MBIKQYRËSIT TË FRONIT KRYEPISKOPAL, HIRËSI JOANIT, MITROPOLIT
I KORÇËS, MBAJTUR NË SHËRBESËN E VARRIMIT TË KRYEPISKOPIT ANASTAS. I Të
lumur janë që tani ata të vdekur, që vdesin në Zotin. Po, thotë Fryma, që të
prehen nga mundimet e tyre; edhe veprat e tyre i ndjekin pas, bashkë me ata
(Zb. 14:13). Këto fjalë të
Perëndisë na mësojnë se veprat tona nuk harrohen me mbarimin e jetës
tokësore. Ato
kryhen brenda një periudhe të kufizuar kohe, por fitojnë një dimension të
përjetshëm, duke na ndjekur në jetën e përtejme. Ka momente kur këto fjalë të
Perëndisë shfaqen më qartë dhe bëhen më të kuptueshme. Sot, ndodhemi përballë
një momenti të tillë. Vepra
e Kryepiskopit Anastas në rindërtimin e Kishës Orthodhokse në Shqipëri është
madhështore dhe unike. Nën kujdesin dhe përpjekjet e tij u ndërtua dhe
restaurua infrastruktura
kishtare, u hapën kopshte, shkolla dhe institute profesionale, si dhe u
mbështet arsimi publik. Kulmi i kontributit të tij ishte themelimi i Kolegjit
Universitar "Logos", institucioni i parë i arsimit të lartë
orthodhoks në Shqipëri. I
shtyrë nga dashuria e tij për të gjithë njerëzit, pa dallim origjine apo
bindjesh, ai nuk u kufizua vetëm në ndërtimin e objekteve kishtare, por e
shtriu kujdesin ndaj mbarë shoqërisë, duke dhënë një dëshmi të gjallë se
Kisha nuk ekziston vetëm për veten e saj, por për të gjithë, sepse dashuria
nuk njeh kufij. Veprimtaria
e gjerë sociale dhe humanitare e Kishës, nën drejtimin e Kryepiskopit
Anastas, ka pasur një rëndësi të jashtëzakonshme. Janë mbështetur një sërë
programesh sociale, përfshirë projekte për zhvillimin e zonave malore,
përparimin e bujqësisë, ndërtimin e rrugëve dhe ujësjellësve, si dhe programe
për kujdesin shëndetësor. Janë ndihmuar jetimore, spitale, institute për
persona me aftësi të kufizuara, qendra rezidenciale për të moshuar, qendra
për të burgosur, janë ofruar dreka për të varfrit etj. E gjithë kjo
veprimtari e gjerë ka kontribuuar ndjeshëm në përpjekjet për zhvillimin e
Shqipërisë dhe ka pasur një ndikim të madh në shoqërinë dhe ekonominë e
vendit. Me mijëra njerëz janë punësuar, duke mbështetur në këtë mënyrë mijëra
familje, ndërsa dashuria dhe solidariteti janë shndërruar në themele të
qëndrueshme për një shoqëri më të drejtë dhe më të bashkuar. Mbi
të gjitha, Kryepiskopi Anastas është përkushtuar me të gjitha energjitë e tij
që kontributi më i madh i Kishës në shoqëri të jetë edukimi dhe formimi i
njerëzve të drejtë, të përgjegjshëm dhe të ndershëm. Ai ka punuar pa u lodhur
për të përhapur shpresë aty ku mbizotëron dëshpërimi, kurajë aty ku sundon
frika, dritë aty ku mbizotëron errësira dhe dashuri aty ku ka konflikte. II
Kjo
është ana e dukshme dhe e prekshme e kësaj vepre madhështore, por dua të
theksoj edhe një herë diçka që e kam përmendur më parë; një dimension tjetër
të veprës së tij, ndoshta edhe më të rëndësishëm, për të cilin nuk është
folur sa duhet. Kryepiskopi Anastas nuk u mjaftua vetëm me ndërtimin e mureve
të Kishës dhe krijimin e infrastrukturës së saj fizike; përpjekja e tij për
të dhënë një frymë të drejtë dhe të mirë brenda Kishës ka qenë gjithmonë një
prioritet. Qëllimi i tij ka qenë të ndërtojë një Kishë ku Perëndia të
adhurohet “në frymë dhe në të vërtetën” (Jn 4:23). Për
Kryepiskopin Anastas, veprat ndërtimore nuk ishin një qëllim në vetvete, por
një mjet për të realizuar misionin shpëtimtar të Kishës. Ndërtesat janë
ngritur për njerëzit dhe në shërbim të tyre, duke qenë mjete që i shërbejnë
adhurimit dhe jetës shpirtërore të besimtarëve. Predikimi
i tij, si në publik ashtu edhe në bisedat private, ka qenë gjithmonë i
përqendruar te dashuria dhe respekti për çdo qenie njerëzore, duke përhapur
një frymë pajtimi dhe faljeje brenda Kishës. Vendi ynë ka pasur dhe vazhdon
të ketë nevojë për këtë frymë. Në fakt, e gjithë bota ka nevojë për këtë
frymë, sepse vetëm mbi këtë themel hyjnor mund të ndërtohen marrëdhënie të
drejta ndërmjet njerëzve. Vetëm përmes saj mund të ngrihet një shoqëri vërtet
njerëzore. Kryepiskopi
Anastas, me kontributin e tij të jashtëzakonshëm në fuqizimin edialogut
ndërmjet popujve të ndryshëm anembanë botës, me librat dhe artikujt që
ofrojnë një mbështetje të thellë teologjike për këtë dialog, si dhe me
përpjekjet e tij për respektimin e dinjitetit dhe lirisë së çdo individi,
është kthyer në një pikë referimi të rëndësishme, jo vetëm në fushën e
dialogut ndërfetar, por edhe në atë të mendimit njerëzor në tërësi. Fjalët e
tij të njohura, se "vaji i fesë nuk duhet të përdoret nga asnjëra palë
për të ndezur konfliktet, por për të shëruar plagët dhe për të qetësuar
zemrat," janë bërë tashmë një lajtmotiv i fuqishëm kur flitet për rolin
që feja duhet të luajë në botën e sotme konfliktuale. Me shembullin e tij të gjallë, ai ka forcuar tek të
gjithë ne besimin e palëkundur tek Perëndia. Sa herë që është përballur me
vështirësi apo sfida të ndryshme, ai nuk është tërhequr asnjëherë. Me një
besim të thellë tek Perëndia dhe i bindur se po kryen punën e Tij, ai ka
qëndruar i fortë si shkëmb, por gjithmonë me dashuri dhe dhembshuri, duke
mbrojtur Kishën dhe misionin e saj. Thënia e tij tashmë
proverbiale, “Perëndia nuk do të na braktisë,” ka përhapur besim dhe shpresë
te të gjithë besimtarët, duke i frymëzuar ata në çdo hap të rrugës
shpirtërore. Ai i dhuroi Kishës sonë gjithçka që kishte: pasurinë e tij të
pazakontë shpirtërore dhe intelektuale, diturinë dhe urtësinë, mendimin e
pjekur dhe të kthjellët, përkujdesjen plot dashuri të një bariu shpirtëror
dhe përkushtimin e palëkundur të një të krishteri të ndërgjegjshëm për të
tashmen dhe të ardhmen e njerëzimit. Ai na dhuroi të gjitha energjitë e tij
fizike dhe emocionale, duke ofruar gjithë qenien e tij për ne. Me zemër të
përulur dhe plot mirënjohje, dëshiroj të shpreh falënderimin tim të thellë
për këtë dhuratë të madhe që Perëndia ka bërë për ne. Sa më shumë kalon koha, aq më e qartë bëhet për të
gjithë ne madhështia e veprës së Kryepiskopit Anastas. Shpesh habitem dhe
mrekullohem, ashtu si shumë të tjerë, duke pyetur veten sesi ka arritur të
realizojë një vepër kaq të madhe dhe në këto dimensione. Përgjigjja qëndron
në disa elementë thelbësorë: një besim i palëkundur, një dashuri e pakufishme
për Zotin dhe njerëzit, një talent i rrallë dhe një hir i madh nga Perëndia.
Vetëm këto forca mund ta bëjnë një mrekulli të tillë të mundur. Duke nderuar veprën
e këtij njeriu të madh, ne nderojmë veten tonë, Kishën tonë dhe vendin tonë.
Veprat e tij, do ta ndjekin atë pas, drejt Mbretërisë së përjetshme të
Krishtit. Sot, në këtë ditë të shenjtë të nderimit të Tre
Hierarkëve, i japim përshëndetjen e fundit një hierarku të madh, një nxënësi
besnik të tyre, të cilët frymëzuan mendimin, predikimin, jetën dhe veprën e
tij. Ashtu si Tre Hierarkët kanë mbetur për shekuj shembuj dhe shtylla të
besimit tonë orthodhoks, edhe jeta dhe vepra e Kryepiskopit Anastas, e
frymëzuar prej tyre, do të vazhdojë të jetë një shembull i gjallë dhe një
burim frymëzimi i pashtershëm, jo vetëm për ne sot, por edhe për brezat e
ardhshëm. III Në këto ditë, zemrat tona janë të mbushura me pikëllim
për Atin dhe Kryebariun tonë të dashur. Prania e tij na jepte gjithmonë
siguri dhe tani e ndjejmë thellë mungesën e tij. Megjithatë, edhe pse jemi të
trishtuar, e dimë se ai nuk na ka braktisur. Apostulli Pavli nuk na kërkon të
mos pikëllohemi, sepse pikëllimi është një ndjenjë e natyrshme kur largohet
një njeri i dashur. Por ai na fton që të mos pikëllohemi si ata që nuk kanë
shpresë, sepse te Perëndinë nuk ka të vdekur. Perëndia nuk është Perëndi i të
vdekurve, por i të gjallëve (Math. 22:32). Është e vërtetë që kemi humbur një Kryebari të rrallë,
por kemi fituar një ndërmjetës të fuqishëm pranë Perëndisë, që do të lutet pa
reshtur për ne dhe për Kishën tonë, të cilën e deshi aq shumë. Nëse jemi të
pikëlluar, ne ende gjejmë ngushëllim – shkruan Shën Augustini – dobësia jonë
na rëndon, por besimi na mban lart. Ne jemi të pikëlluar për gjendjen
njerëzore, por shërimin tonë e gjejmë në premtimin hyjnor. Gjithashtu, nuk duhet të harrojmë se ai ishte një
pasardhës i denjë i Apostujve dhe, gjatë gjithë jetës së tij, një predikues i
zjarrtë i Kryqit dhe i Ngjalljes, jo vetëm me fjalë, por edhe me vepra. Ai e
mbajti mbi supe Kryqin e Krishtit dhe kështu nisi rrugën e tij drejt
Ngjalljes. Jeta e tij ishte një jetë e vërtetë, dhe jeta e vërtetë nuk mbaron
me vdekjen, sepse ajo është një jetë e shenjtë dhe e pavdekshme. Prandaj, nuk
mund të trishtohemi si ata që nuk kanë shpresë. Të dashur vëllezër dhe motra, le të lutemi me zemër që
Zoti ynë Jisu Krisht, i cili është Ngjallja dhe Jeta (Jn. 11:25), ta prehë
shpirtin e Atit dhe Kryebariut tonë të dashur, Kryepiskopit të ndjerë
Anastas, në tendat e të drejtëve, ku nuk ka dhembje, as pikëllim, as
psherëtimë, por jetë të pasosur dhe të vërtetë. Le të jetojmë me frymëzimin e tij dhe ta kujtojmë me
nderim dhe dashuri përgjithmonë. I përjetshëm dhe i bekuar qoftë kujtimi i tij. Amin! Mitropoliti i Korçës +Joani Tiranë, 30 janar 2025 |
Ο
ΕΠΙΚΗΔΕΙΟΣ ΛΟΓΟΣ ΤΟΥ ΤΟΠΟΤΗΡΗΤΟΥ ΤΟΥ ΑΡΧΙΕΠΙΣΚΟΠΙΚΟΥ ΘΡΟΝΟΥ, κ.κ ΙΩΑΝΝΗ,
ΜΗΤΡΟΠΟΛΙΤΟΥ ΚΟΡΥΤΣΑΣ, ΣΤΗΝ ΕΞΟΔΙΟ ΑΚΟΛΟΥΘΙΑ ΤΟΥ ΑΡΧΙΕΠΙΣΚΟΠΟΥ ΑΝΑΣΤΑΣΙΟΥ Ι «Μακάριοι
οι νεκροί, οι εν Κυρίω αποθνήσκοντες, απ’ άρτι. Ναι, λέγει το Πνεύμα, ίνα
αναπαύσωνται εκ των κόπων αυτών· τα δε έργα αυτών ακολουθεί μετ’ αυτών.»
(Αποκ. 14:13). Το
έργο του Αρχιεπισκόπου Αναστασίου στην αναστήλωση της Ορθόδοξης Εκκλησίας
στην Αλβανία είναι μεγαλειώδες και μοναδικό. Υπό την καθοδήγησή του και τις
ακούραστες προσπάθειές του οικοδομήθηκε και αποκαταστάθηκε η εκκλησιαστική
υποδομή, ιδρύθηκαν παιδικοί σταθμοί, σχολεία και επαγγελματικά ινστιτούτα,
ενώ ενισχύθηκε η δημόσια εκπαίδευση. Η κορύφωση της προσφοράς του υπήρξε η
ίδρυση του Ορθόδοξου Ανώτατου Εκπαιδευτικού Ιδρύματος «Λόγος», του πρώτου
πανεπιστημίου της Ορθόδοξης Εκκλησίας στην Αλβανία. Παρακινούμενος
από την αγάπη του για όλους τους ανθρώπους, ανεξαρτήτως καταγωγής ή
πεποιθήσεων, δεν περιορίστηκε στην ανέγερση ναών, αλλά άπλωσε τη φροντίδα του
σε ολόκληρη την κοινωνία, δίνοντας μια ζωντανή μαρτυρία ότι η Εκκλησία δεν
υπάρχει μόνο για τον εαυτό της, αλλά για όλους, καθώς η αγάπη δεν γνωρίζει
σύνορα. Η
ευρεία κοινωνική και ανθρωπιστική δράση της Εκκλησίας, υπό την ηγεσία του
Αρχιεπισκόπου Αναστασίου, υπήρξε εξαιρετικής σημασίας. Υποστηρίχθηκαν ποικίλα
κοινωνικά προγράμματα, όπως αναπτυξιακά έργα για τις ορεινές περιοχές, η
προώθηση της γεωργίας, η κατασκευή δρόμων και δικτύων ύδρευσης, καθώς και
προγράμματα υγειονομικής περίθαλψης. Βοηθήθηκαν ορφανοτροφεία, νοσοκομεία,
ιδρύματα για άτομα με αναπηρίες, γηροκομεία, κέντρα στήριξης φυλακισμένων,
ενώ οργανώθηκαν γεύματα για τους άπορους. Όλη αυτή η πολύπλευρη δράση
συνέβαλε ουσιαστικά στην ανάπτυξη της Αλβανίας και είχε σημαντικό αντίκτυπο
στην κοινωνία και την οικονομία της χώρας. Χιλιάδες άνθρωποι βρήκαν εργασία,
στηρίζοντας αντίστοιχα χιλιάδες οικογένειες, ενώ η αγάπη και η αλληλεγγύη
έγιναν σταθερά θεμέλια για μια πιο δίκαιη και ενωμένη κοινωνία. Πάνω
απ’ όλα, ο Αρχιεπίσκοπος Αναστάσιος αφιέρωσε όλες του τις δυνάμεις ώστε η
μεγαλύτερη προσφορά της Εκκλησίας στην κοινωνία να είναι η διαμόρφωση
ανθρώπων δίκαιων, υπεύθυνων και τίμιων. Αγωνίστηκε ακούραστα για να σκορπίσει
ελπίδα εκεί όπου επικρατούσε η απόγνωση, θάρρος εκεί όπου κυριαρχούσε ο
φόβος, φως εκεί όπου υπήρχε σκοτάδι και αγάπη εκεί όπου υπήρχε διχασμός. II Αυτή
είναι η ορατή και απτή πλευρά του μεγαλειώδους αυτού έργου, αλλά θα ήθελα να
τονίσω ξανά κάτι που έχω ήδη αναφέρει προηγουμένως: μια άλλη διάσταση του
έργου του, ίσως ακόμα πιο σημαντική, για την οποία δεν έχει γίνει αρκετός
λόγος. Ο Αρχιεπίσκοπος Αναστάσιος δεν αρκέστηκε μόνο στην οικοδόμηση των
τειχών της Εκκλησίας και στη δημιουργία της φυσικής της υποδομής· η
προσπάθειά του να εμφυσήσει ένα ορθό και αγαθό πνεύμα μέσα στην Εκκλησία
υπήρξε πάντοτε προτεραιότητά του. Σκοπός του ήταν να οικοδομήσει μια Εκκλησία
όπου ο Θεός θα λατρεύεται "εν πνεύματι και αληθεία" (Ιω. 4:23). Για
τον Αρχιεπίσκοπο Αναστάσιο, τα οικοδομικά έργα δεν ήταν αυτοσκοπός, αλλά ένα
μέσο για την πραγματοποίηση της σωτηριώδους αποστολής της Εκκλησίας. Οι ναοί
και οι υποδομές δημιουργήθηκαν για τους ανθρώπους και προς όφελός τους, ως
μέσα που εξυπηρετούν τη λατρεία και την πνευματική ζωή των πιστών. Το
κήρυγμά του, τόσο δημόσια όσο και σε προσωπικές συζητήσεις, ήταν πάντοτε
επικεντρωμένο στην αγάπη και στον σεβασμό προς κάθε ανθρώπινη ύπαρξη,
διαδίδοντας ένα πνεύμα συμφιλίωσης και συγχώρεσης μέσα στην Εκκλησία. Η χώρα
μας είχε και συνεχίζει να έχει ανάγκη από αυτό το πνεύμα. Στην
πραγματικότητα, ολόκληρος ο κόσμος έχει ανάγκη από αυτό το πνεύμα, γιατί μόνο
πάνω σε αυτό το θείο θεμέλιο μπορούν να οικοδομηθούν δίκαιες σχέσεις μεταξύ
των ανθρώπων. Μόνο μέσα από αυτό μπορεί να αναδυθεί μια πραγματικά ανθρώπινη
κοινωνία. Ο
Αρχιεπίσκοπος Αναστάσιος, με την εξαιρετική του συμβολή στην ενίσχυση του
διαλόγου μεταξύ διαφόρων λαών σε όλο τον κόσμο, με τα βιβλία και τα άρθρα του
που παρέχουν βαθιά θεολογική υποστήριξη σε αυτόν τον διάλογο, καθώς και με
τις προσπάθειές του για σεβασμό της αξιοπρέπειας και της ελευθερίας κάθε
ατόμου, έχει καταστεί ένα σημαντικό σημείο αναφοράς, όχι μόνο στον
διαθρησκειακό διάλογο, αλλά και στον ευρύτερο χώρο της ανθρώπινης σκέψης. Τα
γνωστά του λόγια, ότι "το λάδι της πίστης δεν πρέπει να χρησιμοποιείται
από καμία πλευρά για να ανάψει συγκρούσεις, αλλά για να θεραπεύσει πληγές και
να γαληνέψει τις καρδιές", έχουν ήδη καταστεί ένα ισχυρό μήνυμα όταν
συζητείται ο ρόλος που πρέπει να διαδραματίζει η θρησκεία στον σύγχρονο
συγκρουσιακό κόσμο. Με
το ζωντανό του παράδειγμα, ενδυνάμωσε σε όλους μας την ακλόνητη πίστη στον
Θεό. Όσες φορές και αν αντιμετώπισε δυσκολίες ή προκλήσεις, δεν υποχώρησε
ποτέ. Με βαθιά πίστη στον Θεό και πεπεισμένος ότι επιτελεί το έργο Του,
στάθηκε ακλόνητος σαν βράχος, αλλά πάντα με αγάπη και συμπόνια,
προστατεύοντας την Εκκλησία και την αποστολή της. Η ήδη παροιμιώδης φράση
του, "Ο Θεός δεν θα μας εγκαταλείψει", διέδωσε πίστη και ελπίδα σε
όλους τους πιστούς, εμπνέοντάς τους σε κάθε βήμα της πνευματικής τους
πορείας. Χάρισε
στην Εκκλησία μας ό,τι είχε: την ανεκτίμητη πνευματική και διανοητική του
κληρονομιά, τη γνώση και τη σοφία του, την ώριμη και διαυγή σκέψη του, την
γεμάτη αγάπη φροντίδα ενός πνευματικού ποιμένα και την αταλάντευτη αφοσίωση
ενός συνειδητοποιημένου χριστιανού στο παρόν και στο μέλλον της ανθρωπότητας.
Μας προσέφερε όλες του τις φυσικές και συναισθηματικές δυνάμεις, αφιερώνοντας
ολόκληρη την ύπαρξή του σε εμάς. Με ταπεινή καρδιά και γεμάτος ευγνωμοσύνη,
θα ήθελα να εκφράσω την βαθιά μου ευγνωμοσύνη για αυτό το μεγάλο δώρο που ο Θεός έκανε σε
εμάς. Όσο
περνά ο χρόνος, τόσο πιο ξεκάθαρο γίνεται σε όλους μας το μεγαλείο του έργου
του Αρχιεπισκόπου Αναστασίου. Συχνά μένω έκθαμβος και θαυμάζω, όπως και
πολλοί άλλοι, αναρωτώμενος πώς κατάφερε να επιτελέσει ένα τόσο μεγάλο έργο
και σε τέτοιες διαστάσεις. Η απάντηση βρίσκεται σε μερικά βασικά στοιχεία:
μια ακλόνητη πίστη, μια απεριόριστη αγάπη για τον Θεό και τους ανθρώπους, ένα
σπάνιο ταλέντο και μια μεγάλη χάρη από τον Θεό. Μόνο αυτές οι δυνάμεις
μπορούν να κάνουν ένα τέτοιο θαύμα πραγματικότητα. Τιμώντας
το έργο αυτού του σπουδαίου ανθρώπου, τιμούμε τους εαυτούς μας, την Εκκλησία
μας και τη χώρα μας. Τα έργα του θα τον συνοδεύουν στην πορεία του προς τη
Βασιλεία την αιώνια του Χριστού. Σήμερα,
σε αυτήν την ιερή ημέρα τιμής των Τριών Ιεραρχών, απευθύνουμε τον τελευταίο
μας χαιρετισμό σε έναν μεγάλο ιεράρχη, έναν πιστό μαθητή τους, που ενέπνευσε
τη σκέψη, το κήρυγμα, τη ζωή και το έργο του από αυτούς. Όπως οι Τρεις
Ιεράρχες παραμένουν για αιώνες παραδείγματα και στυλοβάτες της Ορθόδοξης
πίστης μας, έτσι και η ζωή και το έργο του Αρχιεπισκόπου Αναστασίου,
εμπνευσμένα από αυτούς, θα συνεχίσουν να αποτελούν ένα ζωντανό παράδειγμα και
μια ανεξάντλητη πηγή έμπνευσης, όχι μόνο για εμάς σήμερα, αλλά και για τις
μελλοντικές γενιές. Αυτές
τις μέρες, οι καρδιές μας είναι γεμάτες θλίψη για τον Αρχιεπίσκοπο και
Ποιμένα μας. Η παρουσία του μας έδινε πάντοτε ασφάλεια και τώρα αισθανόμαστε
βαθιά την απουσία του. Παρ’ όλα αυτά, ακόμη και αν είμαστε λυπημένοι,
γνωρίζουμε ότι δεν μας έχει εγκαταλείψει. Ο Απόστολος Παύλος δεν μας ζητά να
μην θλιβόμαστε, διότι η θλίψη είναι ένα φυσικό συναίσθημα όταν χάνεται ένας
αγαπημένος άνθρωπος. Μας καλεί, όμως, να μην θλιβόμαστε όπως εκείνοι που δεν
έχουν ελπίδα, διότι ενώπιον του Θεού δεν υπάρχει θάνατος. Ο Θεός δεν είναι
Θεός νεκρών, αλλά ζωντανών (Ματθ. 22:32). Είναι
αλήθεια ότι χάσαμε έναν σπάνιο Ποιμένα, αλλά κερδίσαμε έναν ισχυρό πρεσβευτή
κοντά στον Θεό, που θα προσεύχεται αδιάκοπα για εμάς και για την Εκκλησία
μας, την οποία αγάπησε τόσο πολύ. Αν και λυπούμαστε, βρίσκουμε παρηγοριά –
όπως γράφει ο Άγιος Αυγουστίνος – καθώς η αδυναμία μας μας βαραίνει, αλλά η
πίστη μας ανυψώνει. Θλιβόμαστε για την ανθρώπινη κατάσταση, αλλά η θεραπεία
μας βρίσκεται στη θεία υπόσχεση. Επιπλέον,
δεν πρέπει να ξεχνάμε ότι ήταν ένας άξιος διάδοχος των Αποστόλων και, καθ’
όλη τη διάρκεια της ζωής του, ένας θερμός κήρυκας του Σταυρού και της
Ανάστασης, όχι μόνο με λόγια, αλλά και με πράξεις. Σήκωσε τον Σταυρό του
Χριστού και έτσι ξεκίνησε τον δρόμο του προς την Ανάσταση. Η ζωή του ήταν μια
αληθινή ζωή και η αληθινή ζωή δεν τελειώνει με τον θάνατο, γιατί είναι μια
ζωή άγια και αθάνατη. Γι’ αυτό, δεν μπορούμε να θλιβόμαστε όπως εκείνοι που
δεν έχουν ελπίδα. Αγαπητοί
αδελφοί και αδελφές, ας προσευχηθούμε με όλη μας την καρδιά, ώστε ο Κύριός
μας Ιησούς Χριστός, ο οποίος είναι η Ανάσταση και η Ζωή (Ιω. 11:25), να
αναπαύσει την ψυχή του αγαπημένου μας Αρχιεπισκόπου Αναστασίου στους κόλπους
των δικαίων, όπου δεν υπάρχει πόνος, θλίψη ή στεναγμός, αλλά αιώνια και
αληθινή ζωή. Ας
ζήσουμε με την έμπνευσή του και ας τον θυμόμαστε με τιμή και αγάπη για πάντα. Αιωνία
και μακαρία ας είναι η μνήμη του. Αμήν! Μητροπολίτης
Κορυτσάς |
Δεν υπάρχουν σχόλια:
Δημοσίευση σχολίου