Hirësia e Tij Mitropoliti i Korçës Imzot Joani,
Kryepiskopi i ri i Tiranës, Durrësit dhe gjithë Shqipërisë
Sot, më 16 mars 2025, të dielën e dytë të Kreshmës,
kushtuar Shën Grigor Palamait, pas Liturgjisë Hyjnore dhe në përputhje me
Traditën e Shenjtë dhe Statutin e Kishës Orthodhokse Autoqefale të
Shqipërisë, u mbajt në Qendrën Sinodike në Tiranë mbledhja e Sinodit të
Shenjtë të Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë me qëllim zgjedhjen e
Kryepiskopit të ri. Pas lutjes, anëtarët e Sinodit të Shenjtë, nën kryesinë e
Mbikëqyrësit të Fronit Kryepiskopal, Hirësisë së tij Mitropolitit të Korçës
Imzot Joanit, me vota kanonike në mënyrë unanime zgjodhën njëzëri pasuesin e
të ndjerit Kryepiskopit Anastas. Hirësia e tij Mitropoliti i Korçës Imzot Joani u
zgjodh Kryepiskop i Tiranës, Durrësit dhe gjithë Shqipërisë dhe Primat i
Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë. Më pas, në Katedralen e “Ngjalljes së Krishtit”, u
zhvillua ceremonia e Mesazhit të Madh, ku Sinodi i Shenjtë njoftoi zyrtarisht
rezultatin e zgjedhjes të nënshkruar nga të gjithë Kryepriftërinjtë e Kishës
Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë: Mitropolitët e Korçës, Gjirokastrës,
Apolonisë, Elbasanit, Beratit, Amantias dhe Episkopi i Krujës. Besimtarët
orthodhoks që kishin mbushur katedralen dhe oborrin e saj, në një atmosferë
gëzimi dhe lavdërimi ndaj Zotit, thirrën “Aksios” (I Denjë) për Primatin e ri
të Kishës së Shqipërisë. Në vijim Kryepiskopi i ri Imzot Joani lexoi Mesazhin
e Madh dhe e nënshkroi atë në Tryezën e Shenjtë, duke konfirmuar zyrtarisht
pranimin e detyrës së lartë. Kryepiskopi i porsazgjedhur Imzot Joani ka qenë
bashkëpunëtor i ngushtë i të ndjerit Kryepiskop Anastas për 32 vjet, nga të
cilat 27 vite si Mitropolit i Korçës. Ai është dalluar për veprën e tij
baritore dhe kontributin në rindërtimin e Kishës, zhvillimin e arsimit
teologjik dhe forcimin e veprimtarive bamirëse të Kishës. I diplomuar me
rezultate të shkëlqyera në studimet teologjike në SHBA, ai u kthye në
Shqipëri për të kontribuar përkrah Kryepiskopit Anastas në rimëkëmbjen e
Kishës së shkatërruar të Shqipërisë. Që nga viti 1993 ka shërbyer si profesor
në Akademinë Teologjike të Durrësit, përkthyes i shumë teksteve teologjike
dhe autor i tekstit të parë të Dogmatikës në gjuhën shqipe. Ai themeloi
revistën “Tempulli”, përfaqësoi Kishën në takime ndërortodokse dhe
ndërkristiane dhe është nderuar me tituj të spikatur për kontributin e tij në
kulturë, arsim dhe dialog ndërfetar. Për shumë vjet o Kryezot! I Përndershmi Mitropolit i Korçës, z. Joan (Pelush) –
Biografi e Shkurtër Mitropoli Imzot Joan Pelushi, ka lindur në Tiranë në
02.01.1956. Qysh në rininë e tij të hershme, në kohën më të egër të
persekutimit fetar, u pagëzua fshehurazi nga prifti hero, më vonë peshkopi i
Apollonisë, z. Kozma Qirio, duke u bërë pjesë e një grupi të vogël të kishës
së nëndheshme.. Në vitet 1979-1990 punoi në Spitalin Psikiatrik të Tiranës,
në pavionin e reabilitimit nëpërmjet terapisë okupacionale. Në vitin 1990 u
largua nga Shqipëria për në USA ku kreu studimet në teologji në Universitetin
“Holy Cross Greek Orthodox School of Theology” në Boston, USA, ku u diplomua
me “High Distinction” në MTS (Master i Studimeve Teologjike) në vitin 1993.
Qysh në vitin 1992, i nxitur nga dëshira për të dhënë një kontribut në
rindërtimin e Kishës, ai kontaktoi Kryepeshkopin Anastas dhe i parashtroi
vendimin e tij për tu kthyer në Shqipëri, në një kohë kur të gjithë donin të
largoheshin nga vendi. Kjo dëshirë dhe ky vendim u prit më gëzim nga
Kryepeshkopi, i cili e inkurajojë dhe e përgëzoi. Në Shtator të atij viti u
kthye në Shqipëri dhe filloi të punonte si pedagog në Akademinë Teologjike të
Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë. Në 27 Shkurt 1994 u dorëzua dhjakon dhe në 4 Dhjetor
prift, duke vazhduar të jepte mësim në Akademinë Teologjike. Në 1995 shkon përsëri për të ndjekur studime të mëtejshme në
Universitetin “Holy Cross Greek Orthodox School of Theology” në Boston, USA.
Për rezultate të larta në sezonin akademik 1995-1996 ishte në Listën
Kombëtare të Dekanit (The National Dean’s List), ku shkruhen emrat e
studentëve më të mirë të të gjithë universiteteve të Shteteve të Bashkuara të
Amerikës. Në vitin 1996 u ngrit në rangun e arkimandritit. Në vitin 1997 u
diplomua përsëri me “High Distinction” në MT (Master i Teologjisë, një master
i avancuar, ekuivalent me kandidat i shkencave) po në Holy Cross, Boston. U
kthye në Shqipëri ku u emërua dekan i Akademisë Teologjike të Kishës
Ortodokse, detyrë në të cilën qëndroi nga viti 1996 deri në 1998, deri sa u
emërua Mitropolit. Në vitin 1998 u zgjodh dhe u dorëzua peshkop, si
mitropolit i Korçës, duke vazhduar të ishte përsëri pedagog në Akademinë
Teologjike. Ai ka përgatitur tekstet e Dogmatikës dhe ka përkthyer shumë
libra, si edhe ka botuar shumë artikuj në gazeta, revista dhe periodikë
studimorë të huaj dhe të vendit. Përveç gjuhës së tij amtare shqipes, zotëron
anglishten, frëngjishten italishten, greqishten dhe ka njohuri në latinishten
dhe hebraishten. Ka përkthyer disa libra teologjikë në shqip,
përfshirë edhe përkthime të vështira nga etërit e kishës, si “Mbi Shpirtin e
Shenjtë” të Vasilit të Madh, një libër i cili është bazë në zhvillimin e
doktrinës së krishterë. Kontributi në këto përkthime është në formimin,
unifikimin dhe përcaktimin e terminologjisë filozofiko-fetare, sepse ka pasur
mangësi në literaturën shqipe në këtë fushë. Kontributi i Imzot Joan Pelushit
në fushën e terminologjisë është vlerësuar nga studjues të vendit dhe të
huaj. Joan Pelushi ka shkruar tekstin e parë të Dogmatikës në shqip, tekst që
përdoret si botimi zyrtar i Kishës Ortodokse në Shqipëri. Në vitin 2000 ka themeluar dhe vazhdon të drejtojë
Revistën periodike “Tempulli”, që është bërë tashmë një nga revistat më
serioze në fushën studimore dhe kulturore, ku marrin pjesë intelektualë,
studjues dhe albanologë nga më të njohurit, si nga Shqipëria ashtu edhe nga
jashtë vendit. Ai është jo vetëm kryetari i redaksisë së revistës, por edhe
një nga kontribuesit kryesor në shkrimet e saj. Gama e shkrimeve është e
gjërë: në fushën e kulturës, përkthimeve, shkencës, arkeologjisë, filozofisë,
teologjisë, historisë, së kritikës së artit, të figurave të shquara të vendit
dhe historisë kulturore të vendit tonë, rajonit dhe më gjerë. Ka përfaqësuar Kishën Ortodokse Autoqefale të
Shqipërisë në shumë takime ndërkombëtare, si referues dhe si pjesëmarrës në
grupet e hartimit të teksteve, deklaratave dhe mesazheve të ndryshëm. Ka
përfaqësuar në nivel të lartë Kishën Ortodokse Botërore në shumë grupe pune
të Këshillit Botëror të Kishave dhe ishte një nga anëtarët e grupit të
rëndësishëm të punës (Joint Working Group) me një mandat pesëvjeçar për
hartimin e bashkëpunimit ndërmjet Këshillit Botëror të Kishave dhe Kishës
Romano-Katolike. Ka përfaqësuar, po në nivel të lartë, Kishën Ortodokse
Autoqefale të Shqipërisë në konferenca dhe takime të rëndësishme
ndërkombëtare, si referues dhe si përfaqësues. Përfaqësoi, gjithashtu, Kishën
Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë, gjatë pothuajse një dekade, në hartimin e
dokumenteve shumë të rëndësishëm për përgatitjen e Sinodit të Madh dhe të
Shenjtë, që u mbajt në qershor të vitit 2016, në Kretë. Vazhdon të përfaqësojë me dinjitet Kishën Ortodokse
Autoqefale të Shqipërisë në dialogun shumë të rëndësishëm ndërmjet Kishave
Orthodhokse dhe asaj Romano-Katolike, si edhe ndërmjet Kishave Orthodokse dhe
Kishave Orientale. Është ftuar si lektor në dhjetra konferenca
kombëtare dhe ndërkombëtare, duke dhënë një kontribut të madh sidomos në
fushën e teologjisë, historisë dhe filozofisë. Ftohet në shumë vende,
përfshirë universitete, shkolla teologjike, seminare, takime ndërkombëtare,
si të krishtera ashtu edhe ndërfetare, për leksione të ndryshme. Është
nderuar me medalje dhe urdhra të ndryshëm nga nga shumë Kisha Ortodokse në
botë. Jep një kontribut të madh në jetën shoqërore dhe
humanitare të qytetit të Korçës, si në fushën studimore dhe kulturore, ashtu
edhe në atë humane. Ftohet shpesh për referime dhe biseda në Universitetin e
Korçës dhe në shkolla të tjera të rëndësishme të qarkut. Me inisiativën e tij
është hapur një mencë për të ndihmuar çdo ditë njerëzit në nevojë, e cila
funksionon prej tashmw 27 vjetësh. Kontributi i tij nuk është vetëm në fushën
kulturore, shkencore dhe humanitare të qarkut të Korçës, por edhe në atë të
forcimin të bashkëjetesës, të dialogut ndërfetar dhe të formimit atdhedashës. Për këto kontribute të shquara është nderuar duke u
shpallur në 23.07.2003 “Qytetar Nderi i Qarkut Korçë” me motivacionin “Për
kontribut të shquar në kultivimin e tolerancës dhe mirëkuptimit fetar.
Shkencëtar, botues, përkthyes i librave teologjikë në gjuhën shqipe. Ndihmues
në emancipimin dhe vëllazërimin qytetar për Qarkun e Korçës dhe më gjërë.” Në
18.08.2008 është shpallur nga Këshilli bashkiak i qytetit të Korçës “Qytetar
Nderi” me motivacionin “Për merita të shquara për ringjalljen e
besimit si dhe për veprat e shumta në fushën humane dhe sociale”. Në 23.07.2018
Universiteti “Fan S. Noli” Korçë i jep titullin “Doctor Honoris Causa” me
motivacionin: “Personalitet i shquar i botës shpirtërore dhe fetare,
humanist i madh, përkthyes, themelues i revistës periodike “Tempulli”, duke
dhënë ndihmesa të shquara në fushën e kulturës, arkeologjisë, filozofisë,
teologjisë, historisë, albanologjisë etj.; bashkëpuntor i ngushtë dhe mik i
Universitetit “Fan S. Noli”, me rastin e 20-vjetorit të fronëzimit të tij si
Mitropolit i Korçës”. Në 29.05.2019, Bashkia Tiranë i jep Çertifikatë
Mirënjohje me motivacion: Si një vlerë me përmasa kombëtare dhe
ndërkombëtare, si shembulli më model i promovimit të paqes, harmonisë dhe
bashkëjetesës fetare. Respekt dhe mirënjohje pafund për tërë kontributin e
tij të shquar në shërbim të komunitetit dhe njerëzve në nevojë. Më 16 Mars 2025, Fortlumturia e Tij, Mitropoliti i
Korçës, z. Joan, u zgjodh me votë unanime Kryepiskop i Tiranës, Durrësit dhe
gjithë Shqipërisë, duke pasuar të ndjerin Kryepiskop Anastas.
Pelasgos Koritsas: Si anëtarë
të Kishës
Orthodhokse dhe besimtarë që jetojmë pranë Mitropolisë së
Shenjtë Korçësshprehim
ndjenjat tona të
“gëzimit të
përzier me
pikëllim” për
zgjedhjen e këtij
Kryeprifti të Denjë
të Kishës
sonë. Shprehim gëzim
sepse vërtet
është i denjë,
më i Denji ndër të Denjët për
këtë pozitë,
nga çdo pikëpamje,
i pajisur me
virtyte dhe dhurata
të shumta hyjnore.
Nga ana tjetër,
fakti se në
Mitropolinë e
Korçës e
kemi jetuar nga afër
dhe kemi dëshmuar
se është
një hierark unikal,
që gjithmonë kishte
në qendër
Krishtin, na krijon
një ndjenjë trishtimi largimi i
tij. Standardi që
ai ka vendosur
është shumë i
lartë, dhe nuk
e dimë nëse
ai mund të
arrihet ndonjëherë
nga kushdo që
do ta pasojë.
Megjithatë, në Kishën
tonë bëjmë
bindje ndaj vullnetit
të Perëndisë,
pasi Ai di
më mirë. Për besimtarët çdo Episkop apo Kryepiskop është “i Perëndizgjedhur”
dhe kjo fjalë i thotë të gjitha. I DENJË!! I DENJË!! I DENJË!!
|
O Μητροπολίτης Κορυτσάς, κ.κ. Ιωάννης, είναι ο νέος Αρχιεπίσκοπος Τιράνων,
Δυρραχίου και πάσης Αλβανίας
Σήμερα,
16 Μαρτίου 2025, Κυριακή Β΄ Νηστειών, αφιερωμένη στον Άγιο Γρηγόριο τον
Παλαμά, μετά τη Θεία Λειτουργία και σύμφωνα με την Ιερά Παράδοση και το
Καταστατικό της Αυτοκεφάλου Ορθοδόξου Εκκλησίας της Αλβανίας, συνήλθε στο
Συνοδικό Κέντρο στα Τίρανα η συνεδρίαση της Ιεράς Συνόδου της Ορθοδόξου
Αυτοκεφάλου Εκκλησίας της Αλβανίας με σκοπό την εκλογή του νέου
Αρχιεπισκόπου. Μετά από προσευχή, τα μέλη της Ιεράς Συνόδου, υπό την προεδρία
του Τοποτηρητού του Αρχιεπισκοπικού Θρόνου, Σεβασμιωτάτου Μητροπολίτου Κορυτσάς,
κ. Ιωάννη, με κανονική και ομόφωνη ψηφοφορία εξέλεξαν παμψηφεί τον διάδοχο
του μακαριστού Αρχιεπισκόπου Αναστασίου. Η
Σεβασμιότης του, Μητροπολίτης Κορυτσάς, κ. Ιωάννης, εξελέγη Αρχιεπίσκοπος
Τιράνων, Δυρραχίου και πάσης Αλβανίας και Προκαθήμενος της Ορθοδόξου
Αυτοκεφάλου Εκκλησίας της Αλβανίας. Στη
συνέχεια, στον Καθεδρικό Ναό της «Αναστάσεως του Χριστού», τελέστηκε η τελετή
του Μεγάλου Μηνύματος, κατά την οποία η Ιερά Σύνοδος ανακοίνωσε επισήμως το
αποτέλεσμα της εκλογής, που υπεγράφη από όλους τους Αρχιερείς της Ορθοδόξου
Αυτοκεφάλου Εκκλησίας της Αλβανίας: τους Μητροπολίτες Κορυτσάς,
Αργυροκάστρου, Απολλωνίας, Ελμπασάν, Βερατίου, Αμαντίας και τον Επίσκοπο
Κρούγιας. Οι πιστοί που είχαν κατακλύσει τον καθεδρικό ναό και τον περίβολό
του, σε ατμόσφαιρα χαράς και δοξολογίας προς τον Θεό, αναφώνησαν «Άξιος!» για
τον νέο Προκαθήμενο της Εκκλησίας της Αλβανίας. Αμέσως μετά, ο νέος
Αρχιεπίσκοπος κ. Ιωάννης ανέγνωσε το Μεγάλο Μήνυμα και το υπέγραψε επί της
Αγίας Τραπέζης, επιβεβαιώνοντας επισήμως την αποδοχή του υψηλού καθήκοντος. Ο
νεοεκλεγείς Αρχιεπίσκοπος κ. Ιωάννης υπήρξε στενός συνεργάτης του μακαριστού
Αρχιεπισκόπου Αναστασίου επί 32 έτη, εκ των οποίων τα 27 ως Μητροπολίτης
Κορυτσάς. Διακρίθηκε για το ποιμαντικό του έργο και τη συμβολή του στην
ανασυγκρότηση της Εκκλησίας, στην ανάπτυξη της θεολογικής εκπαίδευσης και
στην ενίσχυση του φιλανθρωπικού έργου της Εκκλησίας. Απόφοιτος με άριστες
επιδόσεις των θεολογικών σπουδών στις ΗΠΑ, επέστρεψε στην Αλβανία για να
συμβάλει δίπλα στον Αρχιεπίσκοπο Αναστάσιο στην ανοικοδόμηση της διαλυμένης
Εκκλησίας της Αλβανίας. Από το 1993 έχει υπηρετήσει ως καθηγητής στην
Θεολογική Ακαδημία του Δυρραχίου, έχει μεταφράσει πολλά θεολογικά κείμενα και
είναι συγγραφέας του πρώτου εγχειριδίου Δογματικής στην αλβανική γλώσσα.
Ίδρυσε το περιοδικό «Tempulli», εκπροσώπησε την Εκκλησία σε
διορθόδοξες και διαχριστιανικές συναντήσεις και έχει τιμηθεί με υψηλές
διακρίσεις για την προσφορά του στον πολιτισμό, την εκπαίδευση και τον
διαθρησκειακό διάλογο. Εις πολλά έτη, Δέσποτα!
Ο
Σεβασμιώτατος Μητροπολίτης Κορυτσάς κ. Ιωάννης (Πελούσης) – Σύντομο
Βιογραφικό Σημείωμα Ο
Μητροπολίτης κ. Ιωάννης Πελούσης γεννήθηκε στα Τίρανα στις 2 Ιανουαρίου 1956.
Από τα πρώτα χρόνια της νεότητάς του, κατά την περίοδο της πιο σκληρής
θρησκευτικής δίωξης, βαπτίστηκε κρυφά από τον ηρωικό ιερέα και αργότερα
Επίσκοπο Απολλωνίας, Κοσμά Κύριο, εντασσόμενος έτσι σε μια μικρή ομάδα της
υπόγειας Εκκλησίας. Κατά τα έτη 1979-1990 εργάστηκε στο Ψυχιατρικό Νοσοκομείο
των Τιράνων, στο τμήμα αποκατάστασης μέσω εργασιοθεραπείας. Το 1990 έφυγε από
την Αλβανία για τις ΗΠΑ, όπου πραγματοποίησε σπουδές θεολογίας στο
Πανεπιστήμιο «Holy Cross Greek
Orthodox School of
Theology» στη Βοστώνη, απ’ όπου αποφοίτησε το
1993 με άριστα, λαμβάνοντας το μεταπτυχιακό δίπλωμα θεολογικών σπουδών (MTS
- Master of Theological
Studies). Από
το 1992, με κίνητρο την επιθυμία να συμβάλει στην ανασυγκρότηση της
Εκκλησίας, επικοινώνησε με τον Αρχιεπίσκοπο Αναστάσιο, εκφράζοντας την
απόφασή του να επιστρέψει στην Αλβανία, σε μια περίοδο κατά την οποία πολλοί
επιθυμούσαν να εγκαταλείψουν τη χώρα. Η επιθυμία και η απόφαση αυτή έγινε
δεκτή με χαρά από τον Αρχιεπίσκοπο, ο οποίος τον ενθάρρυνε θερμά. Τον
Σεπτέμβριο του ίδιου έτους επέστρεψε στην Αλβανία και άρχισε να διδάσκει στην
Ορθόδοξη Θεολογική Ακαδημία της Αυτοκεφάλου Εκκλησίας της Αλβανίας. Στις
27 Φεβρουαρίου 1994 χειροτονήθηκε διάκονος και στις 4 Δεκεμβρίου του ίδιου
έτους πρεσβύτερος, συνεχίζοντας τη διδασκαλία στην Ακαδημία. Το 1995
επέστρεψε ξανά στις ΗΠΑ για περαιτέρω σπουδές στο Πανεπιστήμιο «Holy
Cross» της Βοστώνης. Λόγω των υψηλών
ακαδημαϊκών του επιδόσεων, την περίοδο 1995-1996 το όνομά του συμπεριλήφθηκε
στην Εθνική Λίστα Κοσμητόρων (National Dean’s
List), όπου αναφέρονται οι καλύτεροι
φοιτητές όλων των πανεπιστημίων των ΗΠΑ. Το 1996 έλαβε το οφφίκιο του
Αρχιμανδρίτη. Το 1997 απέκτησε με άριστα το μεταπτυχιακό δίπλωμα Master
of Theology (MT,
προχωρημένο μεταπτυχιακό ισοδύναμο με τον τίτλο υποψηφίου διδάκτορος). Μετά
την επιστροφή του στην Αλβανία διορίστηκε κοσμήτορας της Θεολογικής Ακαδημίας
της Ορθόδοξης Εκκλησίας, θέση που κατείχε από το 1996 έως το 1998, όταν
εξελέγη Μητροπολίτης. Το
1998 εξελέγη και χειροτονήθηκε επίσκοπος ως Μητροπολίτης Κορυτσάς,
συνεχίζοντας παράλληλα και τη διδασκαλία στην Ακαδημία. Έχει συγγράψει το
πρώτο επίσημο εγχειρίδιο Δογματικής στην αλβανική γλώσσα, το οποίο αποτελεί
το επίσημο διδακτικό βιβλίο της Ορθόδοξης Εκκλησίας στην Αλβανία. Έχει επίσης
μεταφράσει πολλά θεολογικά έργα, μεταξύ των οποίων και δύσκολα κείμενα των
Πατέρων της Εκκλησίας, όπως το «Περί του Αγίου Πνεύματος» του Μεγάλου
Βασιλείου, ένα έργο-βάση για τη διαμόρφωση της χριστιανικής δογματικής
διδασκαλίας. Η προσφορά του στις μεταφράσεις έχει συμβάλει σημαντικά στη
δημιουργία, την ενοποίηση και τον καθορισμό της φιλοσοφικής και θρησκευτικής
ορολογίας στα αλβανικά, καθώς υπήρχε μεγάλη έλλειψη στη σχετική βιβλιογραφία.
Το έργο του στον τομέα αυτό έχει αναγνωριστεί από ειδικούς ερευνητές εντός
και εκτός της χώρας. Έχει επίσης δημοσιεύσει πολυάριθμα άρθρα σε εφημερίδες,
περιοδικά και ακαδημαϊκές εκδόσεις στην Αλβανία και το εξωτερικό. Εκτός
της μητρικής του γλώσσας, της αλβανικής, γνωρίζει αγγλικά, γαλλικά, ιταλικά,
ελληνικά και έχει γνώσεις λατινικών και εβραϊκών. Το
2000 ίδρυσε και έκτοτε διευθύνει το περιοδικό «Tempulli», που
είναι πλέον ένα από τα πιο σοβαρά περιοδικά στο χώρο των ακαδημαϊκών και
πολιτιστικών σπουδών, με συμμετοχή γνωστών διανοουμένων, ερευνητών και
αλβανολόγων. Η θεματολογία του καλύπτει ένα ευρύ φάσμα όπως οι μεταφράσεις, η
επιστήμη, η αρχαιολογία, η φιλοσοφία, η θεολογία, η ιστορία, η κριτική
τέχνης, η ανάδειξη προσωπικοτήτων και η πολιτιστική ιστορία της χώρας, της
ευρύτερης περιοχής και ακόμη πιο πέρα. Ο
Μητροπολίτης Ιωάννης έχει εκπροσωπήσει σε ανώτατο επίπεδο την Ορθόδοξη
Εκκλησία της Αλβανίας σε διάφορες ομάδες εργασίας του Παγκοσμίου Συμβουλίου
Εκκλησιών και ήταν μέλος της σημαντικής Μικτής Ομάδας Εργασίας (Joint
Working Group) με
πενταετή θητεία για τη σύνταξη κειμένων. Συμμετείχε επίσης, επί σχεδόν μία
δεκαετία, στην προετοιμασία σημαντικών κειμένων για την προετοιμασία
σημαντικών διορθόδοξων συναντήσεων, καθώς και στην προετοιμασία εγγράφων για
την Αγία και Μεγάλη Σύνοδο. Εκπροσωπεί
με επιτυχία και ενεργά την Ορθόδοξη Αυτοκέφαλη Εκκλησία της Αλβανίας στο
σημαντικό διάλογο μεταξύ της Ορθόδοξης Εκκλησίας και της Ρωμαιοκαθολικής
Εκκλησίας, καθώς επίσης και στις διαβουλεύσεις μεταξύ Ορθοδόξων και
Ανατολικών Εκκλησιών. Έχει
προσκληθεί ως εισηγητής σε δεκάδες εθνικά και διεθνή συνέδρια, έχοντας
συμβάλει ουσιαστικά στον επιστημονικό και διαθρησκειακό διάλογο. Παράλληλα,
προσκαλείται τακτικά να δώσει διαλέξεις σε πανεπιστήμια, θεολογικά
ινστιτούτα, συνέδρια και εκδηλώσεις στην Αλβανία και στο εξωτερικό, και έχει
τιμηθεί με μετάλλια και διακρίσεις από διάφορες Ορθόδοξες Εκκλησίες
παγκοσμίως. Προσφέρει,
επίσης, μεγάλο κοινωνικό και ανθρωπιστικό έργο στην Κορυτσά. Με πρωτοβουλία
του λειτουργεί επί 27 χρόνια καθημερινό συσσίτιο για ανθρώπους που έχουν
ανάγκη. Η προσφορά του δεν περιορίζεται μόνο στον πολιτιστικό, επιστημονικό
και ανθρωπιστικό τομέα, αλλά επεκτείνεται και στην καλλιέργεια της κοινωνικής
συνοχής και της φιλίας μεταξύ των θρησκευτικών κοινοτήτων. Για
την εξαιρετική προσφορά του στον τομέα της προώθησης της ανοχής και της
θρησκευτικής συνύπαρξης, καθώς και για την επιστημονική, εκδοτική και
μεταφραστική του δράση, του έχει απονεμηθεί ο τίτλος «Επίτιμος Δημότης της
Περιφέρειας Κορυτσάς» (23 Ιουλίου 2008), καθώς και ο τίτλος «Επίτιμος Δημότης
της πόλης της Κορυτσάς» (23.07.2018) για την ιδιαίτερη συμβολή του στην
αναζωογόνηση της πίστης και για την ανθρωπιστική και κοινωνική του προσφορά. Στις
23 Ιουλίου 2018, το Πανεπιστήμιο «Φαν Σ. Νόλι» της Κορυτσάς τού απένειμε τον
τίτλο του Επίτιμου Διδάκτορα, αναγνωρίζοντας τη σημαντική προσφορά του στη
θεολογία, την αρχαιολογία, τη φιλοσοφία, την ιστορία και την αλβανολογία,
καθώς και για τη στενή συνεργασία και τη φιλία του με το Πανεπιστήμιο. Στις
23 Ιουλίου 2018, του απονεμήθηκε επίσης από τον Δήμο Τιράνων Πιστοποιητικό
Τιμής και Ευγνωμοσύνης, με την αιτιολογία ότι αποτελεί υποδειγματικό
παράδειγμα προώθησης της ειρήνης, της αρμονίας και της θρησκευτικής
συνύπαρξης, και για το διακεκριμένο έργο του προς όφελος της κοινότητας και
των ανθρώπων σε ανάγκη. Στις
16 Μαρτίου 2025, εξελέγη Αρχιεπίσκοπος Τιράνων, Δυρραχίου και πάσης Αλβανίας
και διάδοχος του μακαριστού Αρχιεπισκόπου Αναστασίου.
Πελασγός
Κορυτσάς: Ως μέλη της Ορθόδοξης Εκκλησίας και της Ιεράς Μητροπόλεως Κορυτσάς
εκφράζουμε την «χαρμολύπη» μας για την Εκλογή αυτού του Άξιου Ιεράρχη της Εκκλησίας
μας. Την χαρά μας γιατί όντως είναι Άξιος, Πανάξιος για την θέση αυτή από
κάθε άποψη, γεμάτος αρετές και χαρίσματα. Το γεγονός πως στην Ιερά Μητρόπολη
Κορυτσάς τα κατάφερε εξαιρετικά σημαίνει πολλά. Δεν είναι επί του παρόντος να
επεκταθούμε. Η λύπη μας είναι γιατί θα μας λείψει και θεωρούμε πως καθώς ήταν
μοναδικός, ενωτικός, με βάση κάθε σκέψης και πράξης του τον Χριστό. Ο πήχης που έθεσε είναι πολύ ψηλά και δεν
ξέρουμε αν ποτέ θα τον φτάσει όποιος και να είναι ο διάδοχος του. Όμως στην
Εκκλησία μας κάνουμε υπακοή στο θέλημα του Θεού γιατί Αυτός ξέρει πιο είναι
το καλύτερο για μας και ο κάθε Επίσκοπος και Αρχιεπίσκοπος είναι «Θεοπρόβλητος». Άξιος!!
Άξιος!! Άξιος!! |
Δεν υπάρχουν σχόλια:
Δημοσίευση σχολίου