Ποιό κόμμα θα ψηφίσετε στις Εκλογές Ιουνίου 2017 - Cilën parti do të votoni në 25 Qershor 2017

“Poshtë diktatura e sulltanit Edi Rama”, parulla që shoqëroi Ramën sot në Finiq (FOTO)

“Poshtë diktatura e sulltanit Edi Rama”,  Ky ka qenë mbishkrimi i parrullës  me të cilën është zgjuar mëngjesin e djeshëm fshati Aliko në Sarandë. Duhet të thekosjmë që ky fshat u vizitua ditën e sotme nga Edi Rama. 
Fjalët kundër kreut të qeverisë ishin shkruar në gjuhën greke gjatë natës së të premtes nga persona ende të paidentifikuar, në një mur në qendër të fshatit. Sipas një postali online fill pas këtij episodi, forca policie në bashkëpunim me punonjës të bashkisë së Finiqit u angazhuan për fshirjen e parullës.
Po ashtu raportohet se zona u mbajt nën vëzhgim nga punonjës të policisë gjithë ditës dhe natës, deri në momentin kur Rama vizitoi fshatin, ku dhe shpërndahu leje legalizimi për banorët e bashkisë së Finiqit.
(J.V/Shuplaka)

Σχόλια