SHBA zgjedh Greqinë si shtyllë strategjike në Ballkan, çon si ambasador 'buldozierin' Hoyt Brian Yee
Greqia është shtylla e strategjisë amerikane në rajonin e Ballkanit. Këtë pohon në një intervistë për gazetën greke “Kathimerini”, ambasadori amerikan në Athinë, Geoffrey Pyatt, referohet Respublika. Sipas tij caktimi si ambasador në Greqi i zv.ndihmës sekretarit të Departamentit të Shtetit për Europën, Hoyt Brian Yee tregon se SHBA po synon të investojë në këtë vend që e shikon me përparësi në Ballkan. Pyatt është treguar shumë optimist kur vjen puna për investimet amerikane: ai ka folur për Selanikun, për gazsjellësin TAP dhe seksionin greko-bullgar (IGB). Pyatt po ashtu ka shprehur gatishmërinë e biznesit amerikan për të investuar në portin e Alexandroupoli që është terminal në këtë kontekst. Bëhet fjalë për shprehjen e interesit nga Exxon Mobile dhe nga Energean; ky i fundit ka marrë së fundmi miratimin për të nisur kërkimet në detin Jon dhe aktualisht operon në Greqinë e Veriut. I pyetur mbi rolin e Turqisë në Mesdheun Lindor, ambasadori amerikan ka përcjellë si pikë të...