PSALMI 73 /72/
1 Sa i mirë është
Zoti ynë për njerëzit e drejtë, për ata që janë të pastër në zemër.
2 E mua veçse nuk
më rrëshqitën këmbët,
përpak sa nuk më
lëshuan këmbët,
3 sepse ua pata
lakmi krenarëve
duke parë
mirëqenien e keqbërësve.
4 Sepse për ta
vuajtje nuk ka,
shëndoshë e plot
dhjamë është trupi i tyre.
5 Nuk jetojnë në
vuajtjet e të vdekshmëve,
nuk i rreh
frushkulli i vështirësive të njerëzve.
6 Prandaj edhe
gjerdan për qafë e kanë madhështinë
e dhunën për petk
që i mbulon.
7 Nga zemra e majme
u kullon e keqja,
dhelpëritë u
shpërthejnë nga zemra.
8 Përqeshin e
dijekeqas flasin,
me dhunë kërcënohen
krenarisht prej së larti.
9 Vënë gojë edhe
kundër qiellit,
gjuha e tyre e
përshkon dheun.
10 Prandaj lart e
vendosin veten
dhe ujërat e shumta
nuk arrijnë tek ata.
11 Kështu edhe
thonë: “Si mund ta dijë Zoti?
A mund të dijë gjë
i Tejetlarti”?
12 Ja, këta janë
mëkatarët:
gjithmonë të qetë e
grumbullojnë pasuri.
13 Atëherë thashë:
“Vallë kot e paskësh ruajtur të pastër zemrën time
dhe në pafajësi i
lava duart e mia,
14 kot e
frushkullova veten përditë
duke bërë pendesë
që heret në mëngjes”!
15 Të kisha thënë:
“Do të flas porsi ata”,
unë do ta tradhtoja
fisin e bijve të tu.
16 U mundova ta
kuptoja këtë gjë:
porse disi mjerisht
sytë m’u morën.
17 Derisa disi hyra
në shënjtëroren e Perëndisë:
atëherë pashë
mbarimin e tyre.
18 Vërtet i vë në
vend rrëshqitës,
i lejon të shkojnë
në rrënim.
19 Oh, sa me vrap
mbaruan,
u zhdukën, mjerimi
i përpiu!
20 Po, sikurse
ëndrra e atij që zgjohet, o Zot,
kur të zgjohesh e
bën asgjë fytyrën e tyre.
21 Kur shpirtin e
kisha të trazuar,
mundohesha në
brendinë e zemrës sime,
22 isha i marrë e
nuk kuptoja,
isha bërë si bagëti
para teje.
23 Por unë që tani
gjithmonë do të jem me ty, sepse më more për dorën time të djathtë.
24 Ti do të më
prish me këshillën tënde
për të më marrë
pastaj me lumturi.
25 Kë tjetër veç
teje kam unë në qiell?
Edhe në tokë s’dua
tjetërkënd veç teje!
26 Ligështuar më
janë trupi dhe zemra:
ti je Zoti i zemrës
sime, pjesa ime, Zoti i amshueshëm.
27 Po se do të
sharrojnë të gjithë ata që largohen prej teje,
ti zhduk të gjithë
ata që të tradhtojnë.
28 Kënaqësia ime
është të qëndroj në praninë e Zotit, ta vë shpresën në Zotin, Perëndinë time,
që t’i shpall të gjitha veprat e tua në dyert e Qytetit Sion.
|