Bashkim Koçi Teksa kam mbaruar së lexuari librin “Niko Bellojani, njeriu me karafil” të studiuesit dhe publicistit Jovan Jano, mendja më vete tek filmi “Diktatori i Madh”, tek fjalimi e aktorit Çarli Çaplin, i cili është konsideruar më i fuqishmi i të gjitha kohërave. Fjalimi është një satirë e fortë dhe e drejtpërdrejtë ndaj Hitlerit, por përcjell edhe një mesazh nga më të rëndësishmit për njerëzimin, për paqen. “Ne duam të jetojmë nga lumturia e njëri-tjetrit, jo nga mjerimi i njëri-tjetrit. Ne nuk duam të urrejmë apo të përçmojmë njëri tjetrin. Në këtë botë ka vend për të gjithë. Dhe Toka e mirë është e pasur dhe ofron për të gjithë. Jeta mund të jetë e lirë dhe e bukur, por ne e kemi humbur rrugën.” Niko Bellojani është një ndër personalitetet më karizmatik të popullit grek, i cili, për aq sa qe gjallë, bëri një jetë heroike. Nëse do të na duhej një personazh, i cili ta ketë vënë jetën e tij në shërbim të kombit të vet, nëse do t...