GAZETAEXPRESS Tek “Gjysma e harruar e Skënderbeut” Ylli Polovina shkruan “Kur kritikuesit e ashpër të Gjergj Kastriotit, pikërisht ata emra që kemi cituar në fillim të librit (bëhet fjalë për dikur diplomatin A.B: dhe historishkruesin H. F.-shënim i tanishëm i autorit), e akuzojnë atë si një servil të Evropës dhe të interesave të saj të çastit, po ashtu nuk harrojnë të bashkëngjisin edhe një mëri tjetër. Sipas tyre Skënderbeu në kryerjen e gjestit të tij historik ka bërë një gabim të rëndë: ka flirtuar me serbët dhe grekët, pra me ata, të cilët jo vetëm prej kritikuesve të mësipërmë konsiderohen si armiqtë tanë të pandryshueshëm. Në botimin “Skicë e mendimit politik shqiptar” H.F. shkruan se “Skënderbeu, Pjetër Bogdani etj., u ndodhën jo thjesht krahas Perëndimit, por krahas sllavëve, krahas serbëve e rusëve, krahas armiqve kryesorë sipas konceptit nacionalist shqiptar, në luftë kundër Perandorisë osmane”. Po ashtu, ai ngul këmbë se “..... Skënderbeu.....nuk ishte luftë...