Στην λίστα των μεγαλύτερων δολοφόνων του 20 αιώνα και ένας Αλβανός που σκότωσε Έλληνες- Lista e vrasësve masivë: Në krye Mao dhe Stalini. Një ushtarak me origjinë shqiptare, i gjashti
Gazeta Daily Mail ka botuar një listë me udhëheqës politikë të shek.XX që janë përgjegjës për vrasjen e miliona njerëzve. Në krye të listës është diktatori kinez Mao Zedong. Ky lider ushtarak dhe burrështetas, i cili në Kinë konsiderohet si heroi më i madh kombëtar në histori, është shkaktar për vdekjen e 60 milionë njerëzve. Në vendin e dytë është diktatori sovjetik Iosif Vissarionovich Dzhugashvili Stalin, që është përgjegjës për vrasjen e 40 milionë njerëzve. Në vendin e tretë është Adolf Hitleri, udhëheqësi i Partisë Naziste gjermane, i cili është përgjegjëse për vdekjen e 30 milionë njerëzve. Mbreti belg, Leopoldi II, i cili cilësohet përgjegjës për vdekjen e tetë milionë njerëzve në koloninë e Kongos, zë vendin e katërt, teksa diktatori ushtarak japonez Hideki Tojo, të cilit i atribuohet faji për vdekjen e pesë milionë njerëzve, gjendet në vendin e pestë. Në të gjashtin është Ismail Enver Pasha, me origjinë shqiptare, i cili është përgjegj...