Kontakti i parë me besimin ishte në vitet 1974-1975, ku u bë pjesë e një kishe të nëndheshme. Karriera që nga kungimi, kërkimi i lirisë, shkollimi në Amerikë dhe rikthimi në Kishën Ortodokse Shqiptare, deri në postin e lartë të Mitropolitit të Korçës. Këndvështrimi i teologut të njohur rreth dilemave të njerëzimit mbi ekzistencën dhe lirinë. Nga Sebi Alla Fati i tij mes emrit Fatmir dhe atë të pagëzimit Joan, i ndan dy botët mes ndjesisë së predikimit e më pas ngjitjes deri në shkallët më të larta të klerit. I ardhur nga Amerika pas një studimi të gjatë, nga një bursë e ofruar nga diaspora në kujtim të Peshkop Fan Nolit, Mitropoliti i Korçës Imzot Joan Pelushi, është mes atyre klerikëve që e djeshmja, e sotmja dhe e ardhmja mbesin ngushtësisht të lidhura me teologjinë. Mund të ishte klerik në Amerikë, pranë Shqiptarëve që jetojnë atje, ca të hershëm që gjenden që nga vitet 1920 e disa më të vonë të mbërritur me lotari, apo forma të tjera emigracioni. Padyshim që...